TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Sekerinska: KFOR-i mbetet kyç për sigurinë në Kosovë, prania ushtarake nuk zgjidh sfidat pa dialog politik

by Tëvë1
11 minuta ago
0
A A
Sekerinska: KFOR-i mbetet kyç për sigurinë në Kosovë, prania ushtarake nuk zgjidh sfidat pa dialog politik

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Sekerinska, në një intervistë ekskluzive për Tëvë1 ka folur për rolin e KFOR-it në ruajtjen e stabilitetit dhe sigurisë në Kosovë, si dhe për rëndësinë e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ajo theksoi se gjendja e sigurisë në Kosovë vazhdon të jetë prioritet për Aleancën, veçanërisht pas tensioneve në komunat veriore.

“NATO mbetet e përkushtuar për sigurinë në Ballkanin Perëndimor, sepse është rajon i rëndësishëm strategjik për ne. Prania jonë më e dukshme, përkushtimi ynë më i qartë, është me anë të misionit tonë të KFOR-it. Është misioni më i madh i Aleancës dhe kjo nuk është rastësi, sepse ne mendojmë që siguria në Ballkanin Perëndimor ka rëndësi për Aleancën dhe sepse besojmë që dialogu politik ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës mund të përkrahet nga prania jonë aty.
Misioni i KFOR-it është të garantojë paqe dhe siguri për të gjithë në Kosovë, të garantojë lëvizjen e lirë, por edhe të ofrojë ambientin e duhur që liderët politikë ta shtyjnë vendin përpara”, tha Sekerinska.

E pyetur për shtimin e forcave të KFOR-it në Kosovë, Sekerinska tha se ky vendim u mor pas ngjarjeve të vitit 2023.

“Nëse më kujtohet saktë, shtimi ndodhi pas ngjarjeve në vitin 2023. Kemi shtuar rreth 1000 trupa, që nuk është pak; është ndër shtesat më të mëdha. Donim të siguroheshim që KFOR-i do të kryejë detyrën—pra, të garantojë paqen dhe sigurinë, sigurinë për të gjithë në Kosovë dhe lëvizjen e lirë.
KFOR-i mbetet i përkushtuar dhe për këtë kemi bashkëpunim me të gjitha institucionet në Kosovë, me Policinë e Kosovës, me EULEX-in, si dhe bashkëpunim të mirë me forcat e armatosura serbe, me qëllim që ta përmbushim mandatin tonë. Besojmë se numri më i madh i trupave është i nevojshëm”, tha ajo.

Sekerinska tha se edhe pse fokusi kryesor i ministrave të jashtëm ka qenë parandalimi, mbrojtja dhe mbështetja e Ukrainës, shumë ministra kanë ngritur në takim rëndësinë e stabilitetit të Ballkanit Perëndimor.

“Ky ishte një takim i ministrave të jashtëm të 32 vendeve aleate me fokus në parandalimin dhe mbrojtjen tonë, pra rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes dhe diskutimet për mbështetjen e Ukrainës. Por gjatë diskutimeve, një numër i ministrave ngritën rëndësinë e çështjeve të Ballkanit Perëndimor.
Ne besojmë që siguria euro-atlantike e kontinentit tonë varet shumë nga ajo që ndodh në Ballkanin Perëndimor, dhe gëzohem që të gjithë ministrat nga rajoni dërguan të njëjtin mesazh: situata në Ballkanin Perëndimor nuk guxon të neglizhohet dhe fokusi duhet të mbetet aty – si nga vendet e rajonit, ashtu edhe nga Aleanca”, deklaroi ajo.

Në fund, Sekerinska theksoi se NATO dhe KFOR-i janë aty për të mbështetur procesin politik, por jo për ta zëvendësuar atë.

“KFOR-i është aty për ta përkrahur dialogun politik të Beogradit dhe Prishtinës. Prania ushtarake nuk mund të zgjidhë sfidat për paqe afatgjatë; vetëm dialogu politik dhe nganjëherë lëshime të dhimbshme mund ta bëjnë këtë”, përfundoi ajo.

Tags: Info NataNATOTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Zyba: Sikur subjektet shqiptare të kishin qëndrime të unifikuara, Lista Serbe sot nuk do të ekzistonte

Zyba: Sikur subjektet shqiptare të kishin qëndrime të unifikuara, Lista Serbe sot nuk do të ekzistonte

Kurteshi sulmon sërish AGK-në dhe mediat, Federata Evropiane e Gazetarëve kërkon reagim nga Kurti

Kurteshi sulmon sërish AGK-në dhe mediat, Federata Evropiane e Gazetarëve kërkon reagim nga Kurti

Policia bastis një shtëpi në Kaçanik, sekuestrohen dy armë e dhjetëra fishekë

Policia bastis një shtëpi në Kaçanik, sekuestrohen dy armë e dhjetëra fishekë

Kurti: Mbështetja për personat me aftësi të kufizuara ka qenë prioritet i qeverisë

Kurti: Mbështetja për personat me aftësi të kufizuara ka qenë prioritet i qeverisë

Sekerinska: KFOR-i mbetet kyç për sigurinë në Kosovë, prania ushtarake nuk zgjidh sfidat pa dialog politik

Sekerinska: KFOR-i mbetet kyç për sigurinë në Kosovë, prania ushtarake nuk zgjidh sfidat pa dialog politik

Zyba: Sikur subjektet shqiptare të kishin qëndrime të unifikuara, Lista Serbe sot nuk do të ekzistonte

Zyba: Sikur subjektet shqiptare të kishin qëndrime të unifikuara, Lista Serbe sot nuk do të ekzistonte

Kurteshi sulmon sërish AGK-në dhe mediat, Federata Evropiane e Gazetarëve kërkon reagim nga Kurti

Kurteshi sulmon sërish AGK-në dhe mediat, Federata Evropiane e Gazetarëve kërkon reagim nga Kurti

“Info Nata”- 03.12.2025

“Info Nata”- 03.12.2025

Policia bastis një shtëpi në Kaçanik, sekuestrohen dy armë e dhjetëra fishekë

Policia bastis një shtëpi në Kaçanik, sekuestrohen dy armë e dhjetëra fishekë

Kurti: Mbështetja për personat me aftësi të kufizuara ka qenë prioritet i qeverisë

Kurti: Mbështetja për personat me aftësi të kufizuara ka qenë prioritet i qeverisë

Pesë të vrarë në sulmet izraelite në Gaza pas kërcënimit të Netanyahut, përfshirë dy fëmijë

Pesë të vrarë në sulmet izraelite në Gaza pas kërcënimit të Netanyahut, përfshirë dy fëmijë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën