TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Seanca konstituive, Kurti: Do të jemi në Kuvend më 9 shtator, vazhdojmë bisedimet për zgjedhjen e presidentit

by Tëvë1
3 javë ago
1
A A
Seanca konstituive, Kurti: Do të jemi në Kuvend më 9 shtator, vazhdojmë bisedimet për zgjedhjen e presidentit

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje do të jenë në vazhdimin e seancës konstituive më 9 shtator, tha lideri i kësaj partie, Albin Kurti. Megjithatë, ai nuk tregoi nëse do të propozojnë kryetarin e legjislativit për t’u funksionalizuar legjislatura e njëmbëdhjetë.

Kurti, në seancën konstituive më 6 dhe 8 gusht, nuk ka propozuar kryetarin e Kuvendit, meqë, sipas tij, i është dashur kohë për arritjen e një marrëveshjeje politike për çështjen e presidentit.

“Nesër e kanë thirrur seancën e Kuvendit, do të jemi aty”, tha ai.

LVV dhe LDK më 31 gusht kishin arritur marrëveshje që Bekim Sejdiu të propozohet për president të vendit. Këto dy parti, bashkë me minoritetet jo-serbe, i kanë 80 vota të nevojshme për ta zgjedhur presidentin.

Mirëpo, në mbledhjen e Grupit Parlamentar të LDK-së më 1 shtator u bë e ditur se gjashtë deputetë të kësaj partie nuk do të mundësojnë zgjedhjen e Sejdiut për president.

Pavarësisht kësaj, Kurti tha se do të vazhdojë përpjekjet për takime dhe bisedime me liderët e partive politike për ta zgjedhur presidentin.

“Vazhdojmë me takime dhe bisedime në mënyrë që të zgjedhim presidentin dhe të mos kemi nevojë t’i përsërisim zgjedhjet që janë të paarsyeshme dhe të kushtueshme… Jemi vazhdimisht në komunikim me të tjerët dhe besoj që duhet t’i shtroni pyetje atyre që po thonë që do ta bojkotojnë zgjedhjen e presidentit”, tha ai.

Të mërkurën është caktuar vazhdimi i seancës konstituive nga kryesuesi Avni Dehari. Pavarësisht kritikave se Kuvendi nuk është konstituuar brenda afatit tridhjetëditor, PDK dhe LDK kanë konfirmuar se deputetët e tyre do të jenë të pranishëm në Kuvend.

Kuvendi i Kosovës ende nuk është konstituuar, pasi në dy tentimet e deritanishme nuk është arritur të zgjidhet kryetari i Kuvendit dhe të përmbyllet procesi i konstituimit të Legjislaturës së 11-të./kp

Tags: albin kurticeshtja e presidentitLVVSeanca konstituiveTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Pezullohen punimet në një objekt ndërtimi në Drenas, Inspektorati konstaton parregullsi serioze

Pezullohen punimet në një objekt ndërtimi në Drenas, Inspektorati konstaton parregullsi serioze

Polici serb i arrestuar në Kosovë dyshohet për spiunazh për BIA-n, iu gjetën dokumente të IPA-s

BIA serbe arreston dy persona për “spiunazh” ndaj shërbimeve shqiptare, njëri nga Kosova

Hargreaves mirëpret njohjen e Kosovës nga Siria

Hargreaves: Dënimet e Speciales në asnjë mënyrë s’e gjykojnë shtetësinë e Kosovës

Pajisje kompjuterike, tekstil e duhan: Rreth 1 mijë artikuj sekuestrohen në Han të Elezit

“Ditari”-29.09.2026

“Ditari”-29.09.2026

Pajisje kompjuterike, tekstil e duhan: Rreth 1 mijë artikuj sekuestrohen në Han të Elezit

Pajisje kompjuterike, tekstil e duhan: Rreth 1 mijë artikuj sekuestrohen në Han të Elezit

Berisha në KIE: Apeli të rishqyrtojë objektivisht dënimet e ish-krerëve të UÇK-së

Berisha në KIE: Apeli të rishqyrtojë objektivisht dënimet e ish-krerëve të UÇK-së

“RILINDJA – Zëra në kujtesë”, nis edicioni i 23-të i Javës së Bibliotekës

“RILINDJA – Zëra në kujtesë”, nis edicioni i 23-të i Javës së Bibliotekës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën