Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë mbajtur një minutë heshtje në nderim të Ahmet Krasniqit.
Kjo është kërkuar nga shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi.
“Më lejoni që në emër të grupit parlamentar të LDK-së, të propozoj një minutë heshtje në nderim të kolonel Ahmet Krasniqit, ish-ministër i Mbrojtjes së Kosovës, meqenëse sot është 25 vjetori i vrasjes së tij” – ka deklaruar Gashi.
Ndryshe, sot bëhen 25 vjet prej vrasjes së kolonel Ahmet Krasniqit në Tiranë.
Pas kësaj Kuvendi i Kosovës po i vazhdon punimet me pikat e papërfunduara nga seanca e mbajtur më 14 shtator.