TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Së shpejti do të nisë gjykimi ndaj Haxhi Shalës, Sabit Januzit dhe Ismet Bahtijarit

by Florijeta Dernjani
2 vjet ago
0
A A
Një rast tjetër për pengim në drejtësi drejt gjyqit

Pas një periudhe afro një vjeçare qëndrimi në paraburgim, së shpejti pritet të nisë gjykimi ndaj Haxhi Shalës, Sabit Januzit dhe Ismet Bahtijarit

Treshja akuzohet për ndikim në dëshmitarë të proceseve tjera që po zhvillohen në Hagë.

Rasti i tyre ka kaluar në trup gjykues, e që priten edhe seancat përgatitore për gjykim.

Mirëpo, janë edhe disa çështje të pazgjidhura, të cilat janë bartur nga gjyqtari i procedurës paraprake tek trupi gjykues.

“Një kërkesë nga Mbrojtja e Shalës dhe Januzit për një vendim mbi pranueshmërinë e materialeve të caktuara të zbuluara sipas Rregullës 102; një kërkesë në pritje nga Mbrojtja e Januzit për thirrjen e një dëshmitari; një kërkesë në pritje nga Mbrojtja e Bahtijarit për vlerësim mjëksor të Bahtijari; dhe një kërkesë në pritje nga Mbrojtja e Bahtijarit për zgjatjen e afateve kohore për paraqitjen e listës së dëshmitarëve”.

Megjithatë, i tërë procesi nuk vlerësohet si voluminoz.

“Fillimisht prokurori special e paraqet fjalën hyrëse, pastaj përfaqësuesi i viktimave dhe palët mbrojtëse i bëjnë fjalët e tyre hyrëse. Dhe më pastaj, fillon procedura e administrimit të provave, ku fillimisht prokuroria i dëgjon dëshmitarët e vet, varet nga numri i tyre. Por, besoj që ky rast ka me qenë rast i vogël dhe nuk ka me pasë shumë dëshmitarë që janë propozuar nga prokuroria”, Amer Alija nga Fondi për të Drejtën Humanitare.

Procesi edhe për nga periudha kohore, vlerësohet se do të kryhet shpejtë.

“Konsideroj se në rastin konkret procedura nuk do të zgjasë shumë, sikurse në rastin e ish krerëve të UÇK-së, për faktin se këtu kemi të bëjmë me një çështje penale. Dhe hetimet janë zhvilluar shumë shpejt, prandaj edhe gjykimi do të shkojë shumë shpejt, për shkak se nuk ka shumë prova të cilat duhet të administrohen”, thotë avokati Kadri Osaj.

Sipas aktakuzës, me urdhër të Shalës, Januzi dhe Bahtijari e takuan individualisht “Dëshmitarin 1” në dy raste të veçanta për ta nxitur që të tërheqë dëshminë ose të mos japë dëshmi në procedurat zyrtare para Dhomave të Specializuara të Kosovës, duke përdorur kërcënime të rënda dhe premtim të përfitimeve.

Tags: Hagë
ShareTweet

Postime të ngjashme

​Shtyhet vazhdimi i seancës për Ligjin e Speciales

​Shtyhet vazhdimi i seancës për Ligjin e Speciales

“Ka marrëveshje”, deklaron Çitaku për Ligjin për Specialen, deputetët e tjerë të PDK-së nuk flasin

“Ka marrëveshje”, deklaron Çitaku për Ligjin për Specialen, deputetët e tjerë të PDK-së nuk flasin

Rreth dy orë vonesë, seanca ende s’ka filluar

Rreth dy orë vonesë, seanca ende s’ka filluar

Një muaj paraburgim dy të dyshuarve për grabitjet e armatosura në argjendaritë në Gjakovë

Një muaj paraburgim dy të dyshuarve për grabitjet e armatosura në argjendaritë në Gjakovë

​Shtyhet vazhdimi i seancës për Ligjin e Speciales

​Shtyhet vazhdimi i seancës për Ligjin e Speciales

“Mesditë”- 19.11.2026

“Mesditë”- 19.11.2026

“Ka marrëveshje”, deklaron Çitaku për Ligjin për Specialen, deputetët e tjerë të PDK-së nuk flasin

“Ka marrëveshje”, deklaron Çitaku për Ligjin për Specialen, deputetët e tjerë të PDK-së nuk flasin

Kyan Andreson kthehet në Kosovë, firmos me Pejën

Kyan Andreson kthehet në Kosovë, firmos me Pejën

Rreth dy orë vonesë, seanca ende s’ka filluar

Rreth dy orë vonesë, seanca ende s’ka filluar

Një muaj paraburgim dy të dyshuarve për grabitjet e armatosura në argjendaritë në Gjakovë

Një muaj paraburgim dy të dyshuarve për grabitjet e armatosura në argjendaritë në Gjakovë

Infantino përballet me dy rivalë në garën për presidencën e FIFA-s

Infantino përballet me dy rivalë në garën për presidencën e FIFA-s

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën