TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Së paku 60 njerëz të vrarë në sulmin pranë Moskës

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Së paku 60 njerëz të vrarë në sulmin pranë Moskës

Së paku 60 njerëz u vranë, pasi sulmues të armatosur qëlluan një sallë koncertesh në periferi të Moskës, thanë zyrtarët rusë.

Autoritetet shëndetësore thanë se rreth 145 të tjerë u plagosën – prej tyre rreth 60 në gjendje kritike.

Ngjarja ndodhi në sallën Crocus City në Krasnogorsk, mbrëmjen e së premtes.

Reuters dhe agjenci të tjera lajmesh thanë se grupi militant, Shteti Islamik (IS), ka marrë përgjegjësinë për sulmin në disa kanale në Telegram, të lidhura me të.

Sipas deklaratës së IS-it, sulmuesit “janë tërhequr në bazat e tyre”.

Sulmi ishte më vdekjeprurësi në Rusi që nga rrethimi i shkollës në Beslan, në vitin 2004.

“Trupat e të vdekurve janë duke u ekzaminuar. Është vërtetuar tash për tash se më shumë se 60 persona kanë vdekur në sulmin terrorist. Fatkeqësisht, numri i viktimave mund të rritet”, tha Komiteti Hetimor, i ngarkuar me mbikëqyrjen e reagimit ndaj sulmit.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se presidenti rus, Vladimir Putin, është duke u informuar rregullisht për situatën.

“Putin u informua në minutat e parë për atë që ndodhi në Crocus City”, tha Peskov dhe shtoi se ai i ka dhënë “të gjitha udhëzimet e nevojshme”.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që ta dënojë, siç tha, “këtë sulm të përgjakshëm terrorist”.

Videot e shpërndara në rrjetet sociale treguan persona të armatosur duke hyrë në sallë dhe duke hapur zjarr, përpara fillimit të një koncerti nga grupi muzikor rus, Piknik.

RIA-Novosti raportoi për së paku tre sulmues të përfshirë, ndërsa Interfax për së paku pesë. Vendndodhja apo fati i tyre është ende i paqartë.

Në vendngjarje ndodhen forca speciale të sigurisë dhe policë të shumtë.

Komiteti Hetues i Rusisë njoftoi se ka hapur tashmë një rast penal.

Gazeta New York Times citoi zyrtarë të paidentifikuar të kenë thënë se inteligjenca amerikane ka marrë informacione në mars se një degë e IS-it me bazë në Afganistan – e njohur si Shteti Islamik-Khorasan – po planifikonte sulm në Moskë./rel

ShareTweet

Postime të ngjashme

ShBA e mbyll ambasadën në Beirut

ShBA e mbyll ambasadën në Beirut

Irani mohon sulmin ndaj Omanit, e quan “vend mik”

Irani mohon sulmin ndaj Omanit, e quan “vend mik”

Sulmet amerikano-izraelite godasin selinë për zgjedhjen e udhëheqësit të ri suprem të Iranit

Sulmet amerikano-izraelite godasin selinë për zgjedhjen e udhëheqësit të ri suprem të Iranit

Shumica e amerikanëve nuk mbështesin sulmet ndaj Iranit, sipas sondazhit të CNN

Shumica e amerikanëve nuk mbështesin sulmet ndaj Iranit, sipas sondazhit të CNN

Ndërpritet qarkullimi në rrugën Kijevë-Dollc nga nesër

Ndërpritet qarkullimi në rrugën Kijevë-Dollc nga nesër

Haxhiu takon ambasadorin e Gjermanisë, flasin për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit ndërparlamentar

Haxhiu takon ambasadorin e Gjermanisë, flasin për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit ndërparlamentar

ShBA e mbyll ambasadën në Beirut

ShBA e mbyll ambasadën në Beirut

Polici serb i arrestuar në Kosovë dyshohet për spiunazh për BIA-n, iu gjetën dokumente të IPA-s

Një muaj paraburgim për katër serbët e arrestuar në Skenderaj për krime lufte, njëri lirohet pasi që ‘‘s’u vërtetuan dyshimet’’

Mbrojtja e Thaçit kërkon detyrimin e dëshmitarit të përgjigjet, Gjykata e quan situatë të pazakontë

Mbrojtja e Thaçit kërkon detyrimin e dëshmitarit të përgjigjet, Gjykata e quan situatë të pazakontë

Osmani: Fola me Emirin e Katarit, Kosova mbështet të drejtën e tij për të mbrojtur sovranitetin

Osmani: Fola me Emirin e Katarit, Kosova mbështet të drejtën e tij për të mbrojtur sovranitetin

Haliti: VV s’mund të ketë të gjitha pushtetet, presidenti duhet zgjedhur me konsensus politik

Haliti: VV s’mund të ketë të gjitha pushtetet, presidenti duhet zgjedhur me konsensus politik

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën