TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
23 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
23 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Scholz në Prishtinë: Marrëveshja finale duhet të zgjidhë çështjen e njohjes së Kosovës

nga tëvë1
3 vjet më parë
0
A A
Kurti i kërkon Scholz mbështetjen e Gjermanisë për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Kancelari gjerman Olaf Scholz zbriti në Aeroportin e Prishtinës për të nisur vizitën zyrtare në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Për këtë, homologu i tij kosovar, Albin Kurti doli për ta pritur me ceremoni të larta shtetërore.

Reklamë

Ndonëse moti ishte me shi, liderëve nuk u ngutej.

Pas kësaj Kurti e Scholz së bashku me delegacionet e tyre filluan takimin.

Detajet nga takimi, i tregoi në konferencë për media kryeministri i vendit, Albin Kurti.

Kurti tutje tha se ka marrë përkrahje nga Gjermania edhe për çështje të tjera si liberalizimi i vizave.

Por, kur të gjithë prisnin që kancelari gjerman Olaf Scholz të fliste në lidhje me këto tema, ai kishte probleme me mikrofonin.

Pasi ky problem u tejkalua, kancelari filloi ta jap mesazhet e tij të prera. Madje një të tillë e kishte edhe për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Një marrëveshje politike mes dy vendeve është një kusht i rëndësishëm edhe për perspektivën e të rinjve në Kosovë. Marrëveshja në fund duhet të zgjidhë edhe çështjen e njohjes së Kosovës, sepse është e paimagjinueshme që dy vende që nuk e njohin njëra-tjetrën të bëhen pjesë e BE-së. Të dyja palët duhet t’i qasen njëra tjetrës”, tha Scholz.

Për nismën rajonale “Open Ballkan”, Scholz tha se Gjermania e përkrah tregun e përbashkët rajonal. Por, pavarësisht kësaj ai premtoi rifunksionalizim të Procesit të Berlinit, i cili ka për synim përshpejtimin e anëtarësimit të Ballkanit në BE.

“Dëshiroj që së bashku me partnerët tanë, në kuadër të Procesit të Berlinit ta rijetësoj atë këtë vit dhe në vjeshtë do të thërras një konferencë në Berlin. Rajoni duhet të përparojë referuar krijimit të një tregu të përbashkët rajonal dhe katër marrëveshjet e rëndësishme për lëvizjen e lirë, të njerëzve, për njohjen e diplomave profesionale duhet të lidhen shpejt”, shtoi Scholz.

Udhëheqësi gjerman, i premtoi qytetarëve të Kosovës se është duke punuar me vendet skeptike, për t’i bindur për liberalizimin e vizave.

“Ne angazhohemi që liberalizimi i vizave të vijë sa më shpejt, pasi kushtet janë plotësuar dhe për këtë flasim me partnerët tanë që edhe ata të binden siç jemi bindur ne”, tha tutje kancelari gjerman.

Nga Kosova Scholz do të udhëtoi për në Serbi, shtet ky për të cilin ai tha se duhet të vendos sanksione ndaj Rusisë, ashtu siç kanë bërë të gjitha vendet demokratike.

Raporti i gazetarit Valmir Gallopeni.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Serbia rrit çmimet për autostradat, ankohen mërgimtarët

Në Merdare arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Komunën e Vushtrrisë

KEDS: Nga nesër nisin shkyçjet e bizneseve pa kontratë furnizimi me energji

 90 për qind e bizneseve janë shkyçur nga rrjeti elektrik

Kurti bën homazhe te varri i veprimtarit Fazli Greiçevci

Kurti bën homazhe te varri i veprimtarit Fazli Greiçevci

Kolonat në Merdare lënë bashkatdhetarët në pritje me orë të tëra

Kolonat në Merdare lënë bashkatdhetarët në pritje me orë të tëra

Ferizaj mposht Dritën

Ferizaj mposht Dritën

Llapi nis përgatitjet më 1 korrik, synimi: rikthimi në garë për trofe

Drenica e Llapi ndajnë pikët

Prishtina fiton në Klinë ndaj Dukagjinit

Prishtina fiton në Klinë ndaj Dukagjinit

Malisheva “demolohet” nga Prishtina e Re

Malisheva “demolohet” nga Prishtina e Re

Serbia rrit çmimet për autostradat, ankohen mërgimtarët

Në Merdare arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Komunën e Vushtrrisë

Vuçiq: Prishtina po përgatit sulm

​Vuçiq paralajmëron “dorën e hekurt” ndaj protestuesve

Prishtina, Prishtina e Re dhe Ferizaj në epërsi pas pjesëve të para

Prishtina, Prishtina e Re dhe Ferizaj në epërsi pas pjesëve të para

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X