TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Scholz i kërkon Kinës të ‘ushtrojë ndikim në Rusi’

nga tëvë1
4 Nëntor, 2022
0
A A
Scholz i kërkon Kinës të ‘ushtrojë ndikim në Rusi’

Vizita njëditore e udhëheqësit gjerman ka nxitur kritika për shkak të mbështetjes së heshtur që Kina i jep Moskës. Në një konferencë shtypi pas takimit, Kancelari Scholz foli edhe për rrezikun e përdorimit të armëve bërthamore.

Kancelari gjerman Olaf Scholz i kërkoi Pekinit të shfrytëzojë ndikimin që ka mbi Moskën kundër luftës në Ukrainë.

“Si një lojtar politik global dhe anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, Kina ka përgjegjësi për paqen në botë. Unë i thashë Presidentit Xi se është e rëndësishme që Kina të ushtrojë ndikimin e saj tek Rusia”, tha ai.

Kancelari gjerman foli me gazetarë së bashku me kryeministrin në largim kinez, Li Keqiang, ndonëse asnjë pyetje prej gazetarëve nuk u lejua.

“Kemi biseduar për krizën aktuale të Ukrainës dhe të dyja palët shpresojnë që kjo krizë të përfundojë sa më shpejt, situata të lehtësohet dhe nuk duhet të përshkallëzohet. Pika jonë fillestare është të nxisim paqen dhe të promovojmë bisedimet”, tha ndër të tjera kryeministri kinez, Li Keqiang.

Scholz gjithashtu foli për rrezikun e përdorimit të armëve bërthamore duke thënë se ka pajtim me Kinën se përdorimi i tyre është “i papërgjegjshëm dhe shumë i rrezikshëm”.

Udhëtimi që konsiderohet delikat në aspektin diplomatik u bë ndërsa Gjermania dhe Bashkimi Evropian po punojnë për strategjinë e tyre përballë një Kine gjithnjë e më autoritare.

Vizita njëditore e kancelarit gjerman po teston ujërat mes Kinës dhe Perëndimit pas vitesh tensioni në rritje, thonë analistët, me bisedimet që prekin luftën e Rusisë kundër Ukrainës, ndryshimet mjedisore dhe qasjen reciproke ndaj tregëtisë.

Scholz, është udhëheqësi i parë i 7 vendeve më të industrializuara të botës që viziton Kinën që nga fillimi i pandemisë së virusit “COVID-19”./voa

ShareTweet

Postime të ngjashme

Trumpi urdhëron zyrtarisht heqjen e sanksioneve ndaj Sirisë

Trumpi urdhëron zyrtarisht heqjen e sanksioneve ndaj Sirisë

Evropa nën valën e të nxehtit, Barcelona shënon qershorin më të nxehtë në mbi 100 vjet

Evropa nën valën e të nxehtit, Barcelona shënon qershorin më të nxehtë në mbi 100 vjet

Sulm me thikë në një kompani gjermane, një person i vrarë

Sulm me thikë në një kompani gjermane, një person i vrarë

DW: BE konfirmon mbështetjen për Ballkanin Perëndimor

DW: BE konfirmon mbështetjen për Ballkanin Perëndimor

Këto vitamina nuk duhet t’i merrni në mbrëmje!

Këto vitamina nuk duhet t’i merrni në mbrëmje!

Një muaj paraburgim ndaj serbit të dyshuar për krime lufte në Malishevë

Rasti “Transporti”, nga 7 vjet burgim dhe nga 5 mijë euro gjobë për 8 prej tyre

Cakolli: Seanca e radhës për konstituimin e Kuvendit mund të thirret sonte dhe më së voni deri të enjten

Cakolli: Dehari e shkeli aktgjykimin e Kushtetueses, po refuzon të udhëheqë seancën

Me iniciativë të presidentes, invalidët e luftës do të pajisen me proteza ortopedike

Me iniciativë të presidentes, invalidët e luftës do të pajisen me proteza ortopedike

Xhaka fokusohet te Kupa e Gjermanisë

Leverkuseni konfirmon qëndrimin e Xhakës

Kapiteni Koshi vazhdon me KB Vëllaznimin

Kapiteni Koshi vazhdon me KB Vëllaznimin

Trumpi urdhëron zyrtarisht heqjen e sanksioneve ndaj Sirisë

Trumpi urdhëron zyrtarisht heqjen e sanksioneve ndaj Sirisë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X