TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

SC Gjilani reagon në lidhje me incidentin: I kërkojmë ndjesë publike Ballkanit dhe i urojnë shërim të shpejt Stivi Frashërit

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
SC Gjilani reagon në lidhje me incidentin: I kërkojmë ndjesë publike Ballkanit dhe i urojnë shërim të shpejt Stivi Frashërit

SC Gjilani përmes një komunikate kanë dënuar ashpër incidentin e ndodhur në duelin e tyre me Ballkanin, të vlefshme në kuadër të xhiros së 27-t në Superligën e Kosovës.

Kuqebardhët shprehin keqardhje skuadrës së Ballkanit dhe i kërkojnë ndjesë publike. Ndërsa me tej thuhet se zyrtarët përgjegjës për siguri dhe organizim janë duke punuar për indentifikimin e personave të cilët e sulmuan portierin Stivi Frashëri.

KOMUNIKATË ZYRTARE:

Sport Club Gjilani dënon ashpër incidentin e ndodhur në duelin e xhiros së XXVII-të në BKT Superligë ndaj skuadrës së Ballkanit.

Si klub nikoq i kësaj ndeshje kishim ndërmarrë të gjitha masat e sigurisë për të garantuar sigurinë dhe mbarëvajtjen e ndeshjes, ndër të tjerash kishim siguruar edhe qëndrimin e tifozëve mysafir.

Për planin operacional të sigurisë dhe organizimit të ndeshjes janë njoftuar para ndeshjes personat zyrtar nga Federata e Futbollit e Kosovës, si dhe vet klubi mysafir.

Për fat të keq situata u agravua në minutat shtesë të ndeshjes me rastin e golit të barazimit dhe si rrjedhojë e reagimit të dobët nga Policia e Kosovës erdhi edhe incidenti, me ç’rast u lëndua futbollisti Stivi Frashëri, të cilit i urojmë shërim të shpejtë në rend të parë dhe ndjesë për këtë ngjarje, e cila vetëm Sport Club Gjilanit nuk guxon t’i ndodh.

Gjithashtu, Klubit Futbollistik “Ballkani” i kërkojmë ndjesë publike dhe i garantojmë gjithashtu që ky akt i shëmtuar nuk do t’i dëmtojë asnjëherë raportet e klubeve mes vete.

Zyrtarët përgjegjës për siguri dhe organizimin e ndeshjes kanë evidentuar vërejtjet pas përfundimit të ndeshjes dhe po punojnë në identifikimin e personave të cilët kryen këtë akt vandal, për t’u ndaluar përjetësisht hyrjen në ndeshjet e organizuara nga Sport Club Gjilani.

Sport Club Gjilani shpreh keqardhje për gjithë atë se çfarë ka ndodhur dhe do të përkujdeset me përgjegjësinë më të lartë që ky të jetë incidenti i fundit, në ndeshjet të cilat organizohen nga klubi.

Sport Club Gjilani

03 Prill, 2022

/Tëvë1/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Mourinho e nis me fitore aventurën e re te Real Madrid

Mourinho e nis me fitore aventurën e re te Real Madrid

Bayern Munich fiton Superkupën e Gjermanisë pas fitores ndaj Borussia Dortmundit

Bayern Munich fiton Superkupën e Gjermanisë pas fitores ndaj Borussia Dortmundit

Volejbollistët e Kosovës pësojnë tjetër disfatë në Lojërat Mesdhetare

Volejbollistët e Kosovës pësojnë tjetër disfatë në Lojërat Mesdhetare

Dukagjini fiton ndaj Feronikelit ’74

Dukagjini fiton ndaj Feronikelit ’74

Moti: E diela vjen me zbutje të lehtë të temperaturave

Moti: E diela vjen me zbutje të lehtë të temperaturave

Edhe sot kufizimi i përkohshëm i qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë

Të dielën për disa orë ndalohet qarkullimi i automjeteve mbi 20 ton

Mourinho e nis me fitore aventurën e re te Real Madrid

Mourinho e nis me fitore aventurën e re te Real Madrid

Dita e 84-t e protestës në Tiranë, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

Dita e 84-t e protestës në Tiranë, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

Gjykata rrëzon vendimin e Trumpit për pezullim të vizave të emigracionit, ndër 75 shtete edhe Kosova dhe Shqipëria

Gjykata rrëzon vendimin e Trumpit për pezullim të vizave të emigracionit, ndër 75 shtete edhe Kosova dhe Shqipëria

Bayern Munich fiton Superkupën e Gjermanisë pas fitores ndaj Borussia Dortmundit

Bayern Munich fiton Superkupën e Gjermanisë pas fitores ndaj Borussia Dortmundit

Haxhiu: Sportistët tanë do të na bëjnë krenarë

Haxhiu: Sportistët tanë do të na bëjnë krenarë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën