TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

SBASHK-u: Kurti ka qenë përkrahës i grevës tre javore në kohën e PAN-it

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
SBASHK-u paralajmëron protestë më 8 prill ose grevë më 12 prill

Kurti sindikalistët, në krye me Rrahman Jasharajn i quajti “sindikalistë të PAN-it, që sipas tij iu “ka ndalur ora” më 14 shkurt, kur edhe VV-ja i fitoi zgjedhjet. Mirëpo sipas SBASHK-ut, Kurti mund të ketë edhe qëllimin që me këto deklarata ta përçajë sindikatën dhe ta vazhdojë grevën.

Sekretari i SBASHK-ut, Ymer Ymeri në një intervistë ka thënë se deklaratat e qeverisë që po bëhen vazhdimisht për grevën janë të gabuara, pasi sipas tij qeveria është fajtore për gjendjen e krijuar.

Ymeri tha se përveç pakos kundër inflacionit, nuk kanë ofertë tjetër nga qeveria. Në këtë mënyrë ai tha se nuk ka si të refuzohen ofertat derisa nuk janë ofruar.

Po ashtu ai tha se derisa Kurti është kryeministër duhet të bisedojë me sindikalistët dhe jo t’i akuzojë.

“Ka dalë ajo e konferencës për shtyp, dhe asnjë ofertë tjetër nuk ka, prandaj s’kemi si t’i refuzojmë ofertat, derisa nuk janë ofruar… Sa i përket asaj se sindikalistët e PAN-it, janë rreth 600 anëtarë të SBASHK-ut, nëse e ka pas fjalën për anëtarësinë e SBASHK-ut dhe ata të gjithë në kohën kur PAN-i i udhëhequr në kohën e Haradinaj, në atë kohë kanë bërë tri javë grevë. Këta sindikalistë janë të njëjtë, të cilët kanë bërë grevë gjatë qeverisë PAN, kur Kurti ka qenë në opozitë, përkrahës dhe mbështetës i madh i këtyre sindikalistëve. Tash derisa Kurti është kryeministër duhet të ulët të bisedojë me sindikalistët dhe jo t’i akuzojë”, tha ai.

Ymeri tha se me akuza Kurti nuk mund ta ndalë grevën. Ai tha se pozita në çdo kohë dalin me deklarata që largojnë bisedimet për ta ndalur grevën.

Ymeri: Metoda e zgjedhur nga Kurti për ta ndërprerë grevën, është metodë e gabueshme

“Nuk ka asnjë shans Kurti ta përçajë sindikatën, prandaj metoda e zgjedhur nga Kurti për ta ndërprerë grevën, është e gabueshme, nëse nuk e ka qëllimin për ta vazhduar grevën, mund ta ketë qëllimin për ta vazhduar grevën, por asnjëherë që ta ndalë grevën me këto akuza. Në momentin kur ne mundohemi t’i relaksojmë këto raportet dhe të gjejmë një zgjidhje të mesit për ta ndërprerë grevën, në çdo kohë dalin me deklarata që e largojnë bisedimet”, ka shtuar Ymeri.

Ymeri tha se asnjë kërkesë për ta ndalur grevën nuk ka qenë kërkesë politike.

Sa i përket propozimit të deputetes, Hykmete Bajrami, për t’u pranuar nga SBASHK-u 50 eurot e ofruara nga qeveria deri më 31 dhjetor me kusht që ligji i pagave të hyjë në fuqi më 1 janar, përfaqësuesi i SBASHK-ut tha se kanë biseduar me anëtarësinë për këtë ofertë, mirëpo sipas tij nuk e kanë pranuar.

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës nga data 25 gusht ka nisur grevën në sektorin publik në vend. Ata po kërkojnë hartim dhe hyrje në fuqi sa më shpejt të Ligjit të pagave, plotësim-ndryshimin e ligjit mbi skemat pensionale dhe pagesë shtesë 100 euro deri në miratimin e Ligjit të pagave. /KP

ShareTweet

Postime të ngjashme

14-vjeçarja theret me thikë në një shkollë fillore të Prizrenit, 12-vjeçari shoqërohet nga policia

Ajazi për Ramiz Lladrovcin: “I hëngri” fjalët e veta – fitoi përmes klientelizmit dhe shfrytëzimit të pushtetit

Ajazi për Ramiz Lladrovcin: “I hëngri” fjalët e veta – fitoi përmes klientelizmit dhe shfrytëzimit të pushtetit

Ajazi i përgjigjet kritikave të Hoxhajt: Konventa ishte sipas statutit, koha ishte e njëjtë për të gjithë

Ajazi i përgjigjet kritikave të Hoxhajt: Konventa ishte sipas statutit, koha ishte e njëjtë për të gjithë

Osmani për sulmin në Turqi: Solidaritet i plotë me Erdoganin

Osmani uron Shqipërinë për hapjen e pesë kapitujve të fundit të negociatave me BE-në

Granit Xhaka lajmërohet me një postim nga stadiumi “Fadil Vokrri”

Granit Xhaka lajmërohet me një postim nga stadiumi “Fadil Vokrri”

Emisioni “Matrix” 17.11.2025

Emisioni “Matrix” 17.11.2025

Emisioni “Info Nata” 17.11.2025

Emisioni “Info Nata” 17.11.2025

Osmani për sulmin në Turqi: Solidaritet i plotë me Erdoganin

Osmani uron Shqipërinë për hapjen e pesë kapitujve të fundit të negociatave me BE-në

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën