Ajo bëri të ditur edhe metodat në bazë të çka e kanë llogaritur këtë vlerë.
“Ngase ne kemi llogaritur meqë paga minimale thuhet që është 265 euro atëherë duhet të thirremi nga vlera më e ulët e koeficientit. Kështu që koeficienti më i ulëti është diku 2.38 nëse nuk gaboj, dhe i bie ajo që të jetë ajo vlera 265 euro, nëse shkohet me propozimin prej 232 eurove. Në të njëjtën kohë kemi kërkuar që rritja e pagës të bëhet në bazë të rritjes ekonomike dhe në bazë të rritjes së inflacionit, aq sa është. Po ashtu kemi kërkuar që përvoja e punës, të bëhet një përshkallëzim, nga 1 deri në 15 vite, përvoja e punës të llogaritet 0.5 %, do të thotë t’i shtohet pagës bazë”, tha ajo në “Këndi i Debatit” në Tëvë 1.
Tutje, theksoi se po ashtu ka qenë propozim që nga 16 deri në 30 vite, përvoja e punës të llogaritet 0.75 dhe nga 31 deri në 45 vite ata të cilët i arrijnë të jetë 1 %. /Teve1.info/