TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
20 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
20 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

SBASHK pagoi mbi 68 mijë euro për pushimet e 420 mësimdhënësve në deti

Të mërkurën në orën 5 të mëngjesit nga stacioni i autobusëve në Prishtinë, u nis për deti grupi i dytë i mësimdhënësve. Këta po shohin këto pushim si shpërblim për punën shumë vjeçare në arsim. E për këtë ekskursion të 420 mësimdhënësve, Sindikata e Bashkuar e Arsimit, shpenzoi afër 70 mijë euro.

nga Doresa Geci
1 vit më parë
0
A A
SBASHK pagoi mbi 68 mijë euro për pushimet e 420 mësimdhënësve në deti

Me ftesën e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, me të lindur dielli, 200 mësimdhënës janë mbledhur këtë të mërkurë në stacionin e autobusëve në Prishtinë.

Kësaj radhe jo për të protestuar e as për të hyrë në grevë, por për tu nisur drejt Shqipërisë.

E ky është grupi i dytë i mësimdhënësve që po niset drejt bregdetit shqiptar.

Këtë rrugë po e merr edhe arsimtarja e shkollës “ Filip Shiroka” në fshatin Slivovë të Prishtinës

“Kjo është një shpërblim dhe është një mirënjohje se me të vërtetët siç po e shoh këtu të gjithë koleget janë para pensionimit, se edhe unë veç edhe një vit pensionohem, pra është një lloj shpërblimi për punën me nxënës që e bëjë”, thotë mësimdhënësja Lule Ramadani.

Ramadani e cila ia kushtoi mbi 40 vite arsimit, thotë se puna e mësimdhënësve që nga paslufta është duke u përçmuar.

Por ajo ka një përgjigje për të gjitha ata të cilët po kritikojnë këtë organizim të sindikatës.

“Drejtën me të thënë na mësimdhënësit çdo herë jemi të kritikuar, sidomos prej luftës e këndej na është thënë jo nuk po punon jo nuk e meritoni, jo e keni orarin e shkurtë, ama as prindërit as tjerët, nuk e paramendojnë se na qatë punë që e bëjmë e kemi punë psikike”, shprehet ajo.

E sipas mësimdhënësit, Arsim Thaçi, i cili punon në fshatin Koretin të Kamenicës, pagesa e shpenzimeve bëhet me paratë të cilat këta i paguajnë çdo muaj për anëtarësinë në SBASHK.

“Unë mendoj kjo është kuota e anëtarësisë që paguajmë, kjo është realiteti, dhe është e mirë që një organizatë si SBASHK-ut nuk i keqpërdorin mjetet, por gjen mundësi për me relaksu për 5 ditë brenda vitit, është një nisme e qëlluar përveç trajnime që organizon, seminareve, kuptohet edhe grevave”, thotw ai.

E këtë ekskursion po e sheh të arsyeshëm edhe arsimtari, Zija Zeqiri, i cili këtë të mërkurë mori rrugën nga Gjilani për në Prishtinë.

“Për herë të parë që shkoj që ka organizuar Sindikata e Bashkuar e Arsimit  dhe jemi duke shkuar për pushim 3-4 ditë. Është veprim i duhur për të gjthë mësimdhënësit, kjo nuk është hera e parë se edhe me herët e ka organizuar sindikata” , thotë ai.

Për dërgimin e 420 mësimdhënsve në deti, Sindikata e Bashkuar e Arsimit ka shpenzuar mbi 68 mijë euro.

Por sipas kryetarit të sindikatës, mësuesve të Kosovës iu është ofruar një çmim më i lirë se sa turistëve të tjerë.

“Me të tashmen, diku 162 euro duke përfshirë edhe transportin, pra 5 ditë qëndrim , 3 shujta të ushqimit, me fjetjen me çadrën, dhe me të tjera, për një pushues. Fondi ky i krijuar nga buxheti i krijuar adekuat për pushime, dhe unë jam krenar  për këtë, dhe ndihem keq që nuk kem buxhet me të madh se kemi numër më të  madh që meritojnë pushim 5 ditor”

Të gjithë anëtarët e SBASHK-ut në çdo muaj paguajnë nga 5 euro anëtarësinë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ndihmës-sekretari amerikan nesër në Kosovë, takohet me Kurtin dhe liderët e partive

Ndihmës-sekretari amerikan nesër në Kosovë, takohet me Kurtin dhe liderët e partive

Nimani: Më mirë marrëveshje politike sesa aventurat me emra që s’konsolidojnë shumicën

Nimani: Më mirë marrëveshje politike sesa aventurat me emra që s’konsolidojnë shumicën

Ushtarët gjermanë të KFOR-it patrullojnë në disa komuna të Kosovës

Ushtarët gjermanë të KFOR-it patrullojnë në disa komuna të Kosovës

Ukshini: Mënyra e arrestimit të Metës është dështim i Policisë, as Edi Rama s’është ndjerë mirë

Ukshini kritikon Osmanin: Nëse e dinte për tensionet nga Serbia, pse nuk veproi?

Kurti për kadetët e rinj: Ata e ato nga sot nisën shërbimin në uniformë, me nder e integritet

Kurti për kadetët e rinj: Ata e ato nga sot nisën shërbimin në uniformë, me nder e integritet

E mërkura me temperatura deri në 33°C

Fundjava sjell rikthimin e vapës – Temperaturat pritet të shkojnë deri në 33°C

Një muaj paraburgim për policin që rrahu qytetarin në Prizren

Zbulohen pesë emigrantë të paligjshëm në një rimorkio kamioni në Terminalin Doganor në Ferizaj

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X