TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Sarrazin: Mbështesim Kosovën për anëtarësim në KiE, kriteret që i përmend Serbia nuk janë edhe tonat

by teve1
2 vjet ago
0
A A
Sarrazin: Sa i përket Gjermanisë, Kosova i ka përmbushur kriteret për liberalizim të vizave

Manuel Sarrazin

Manuel Sarrazin, përfaqësues special gjerman për Ballkanin Perëndimor, ka folur për EWB mbi mbështetjen e Gjermanisë për hyrjen e Kosovës në Këshillin e Evropës, pasi Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës votoi pro hyrjes javën e kaluar.

Ai ka thënë se Gjermania është përkrahëse e fuqishme e Kosovës dhe janë pro afrimit të Kosovën në Evropë, porse vendimi për anëtarësim do të merret nga Këshilli i Ministrave në muajin maj.

“Ne qëndrojmë pas idesë për ta afruar Kosovën me Evropën, që nënkupton edhe anëtarësimin në Këshillin e Evropës. Por vendimi në fund do të jetë me Këshillin e Ministrave dhe është thelbësore që Kosova tani të bëjë gjithçka që mund të bëjë për të bindur një shumicë të gjerë të shteteve anëtare. Sidomos të drejtat e pakicave janë një temë kyçe për Këshillin e Evropës”, tha ai.

Duke komentuar kërkesën e Beogradit zyrtar për formimin e asociacionit të komunave serbe dhe nëse do të mbetet themelimi i asociacionit kusht për anëtarësimin e Kosovës në KiE, emisari special gjerman për Ballkanin Perëndimor deklaroi se të dyja palët duhet të përmbushin marrëveshjen e Ohrit.

“Për palën gjermane, kriteret e përmendura nga Serbia nuk janë publikuar asnjëherë si kriteret tona për anëtarësimin e mundshëm të Kosovës në Këshillin e Evropës. Në përgjithësi, situata e ballafaqimit me minoritetet në Kosovë është shumë relevante. Por Kosova ka obligim nga marrëveshjet e Brukselit të arritura në vitin 2011 dhe 2013 si dhe nga marrëveshja e Ohrit për të zbatuar asociacionin. Ajo që është e qartë është se Kosova dhe Serbia duhet të zbatojnë Marrëveshjen e Ohrit, e cila përfshin themelimin e asociacionit”, ka thënë ai.

Duke folur rreth kundërshtimit të Serbisë për hyrjen e Kosovës në Këshillin e Evropës, emisari gjerman theksoi se Serbia nuk duhet ta ndalojë Kosovën të hyjë në organizatat ndërkombëtare dhe veprimet e Beogradit zyrtar nuk janë në përputhje me marrëveshjen. /KP/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Cakolli: Rinumërimi i plotë i votave është zgjidhja e duhur

Pritet rinumërim i plotë i votave të zgjedhjeve të 28 dhjetorit

Abdixhiku: LDK është gati të marr timonin

Abdixhiku kërkon rinumërim të plotë të votave

Pas rinumërimit iu hoqën afër 6 mijë vota, Paçarizi: Distancohem plotësisht nga çdo keqpërdorim apo manipulim

Pas rinumërimit iu hoqën afër 6 mijë vota, Paçarizi: Distancohem plotësisht nga çdo keqpërdorim apo manipulim

Haziri: Gjilani sot e dy vjet ka mbetur pa kryetar

Haziri kërkon hetime në detaje për manipulimin e votave

Cakolli: Rinumërimi i plotë i votave është zgjidhja e duhur

Pritet rinumërim i plotë i votave të zgjedhjeve të 28 dhjetorit

Abdixhiku: LDK është gati të marr timonin

Abdixhiku kërkon rinumërim të plotë të votave

FIBA njofton për ndeshjen e Trepçës në Skoci

Vëllaznimi pëson edhe nga Trepça

Gjykatësit në Maqedoninë e Veriut i gjenden në murin e shtëpisë 350 mijë euro të fshehura

Gjykatësit në Maqedoninë e Veriut i gjenden në murin e shtëpisë 350 mijë euro të fshehura

Rutte bisedon me Trumpin lidhur me situatën në Grenlandë

Rutte bisedon me Trumpin lidhur me situatën në Grenlandë

Refuzohet oferta e Juventusit për Matetan

Refuzohet oferta e Juventusit për Matetan

Pas rinumërimit iu hoqën afër 6 mijë vota, Paçarizi: Distancohem plotësisht nga çdo keqpërdorim apo manipulim

Pas rinumërimit iu hoqën afër 6 mijë vota, Paçarizi: Distancohem plotësisht nga çdo keqpërdorim apo manipulim

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën