TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Sarrazin: Kriza në veri të Kosovës të përdoret për të çuar përpara dialogun

by Lindrit Zejnullahu
3 vjet ago
0
A A
Sarrazin: Ndoshta do ta zgjidhja Kosovën nëse do të jetoja në Ballkanin Perëndimor

Kështu ka deklaruar përfaqësuesi i qeverisë gjermane për Ballkanin, Manuel Sarrazin gjatë një diskutimi virtual që u organizua nga Këshilli i Atlantikut me seli në Uashington.

“Kjo është një mundësi që duhet shfrytëzuar, në vend që këto vende t’i hapin gropa njëri-tjetrit duke rrezikuar që i gjithë rajoni të bjerë brenda tyre. Ta shfrytëzojmë këtë krizë si një mundësi për ta çuar dialogun përpara duke marrë parasysh propozimin evropian me të cilin po punojnë zoti Lajçak, zoti Borell dhe kancelari gjerman së bashku me presidentin francez. Kjo është një mundësi e madhe që duhet shfrytëzuar, në vend që këto vende t’i hapin gropa njëri-tjetrit duke rrezikuar që i gjithë rajoni të bjerë brenda tyre”, tha zoti Sarrazin gjatë diskutimit.

Ai shtoi se Procesi i Berlinit që kishte si objektiv forcimin e lidhjeve mes Ballkanit Perëndimor dhe disa vendeve të BE-së, u rigjallërua me qeverinë e re gjermane dhe me nisjen e luftës në Ukrainë, raporton “Zëri i Amerikës”.

Takimi i fundit i mbajtur në tetor në Berlin dhe më pas takimi i nivelit të lartë në Tiranë përfunduan me arritjen e disa marrëveshjeve që do kenë ndikim në jetën e qytetarëve të Ballkanit.

Por, Sarrazin shprehu zhgënjim që kjo atmosferë pozitive e krijuar, nuk solli më shumë rezultate pozitive për rajonin.

“Nganjëherë duhet edhe hapa të vegjël, si ajo me lëvizjen e lirë apo çmimet e thirrje telefonike ‘roaming’ që u arrit në Tiranë dhe të mos harrojmë t’i zbatojmë këto hapa të vegjël. Ndoshta kemi arritur të rigjallërojmë procesin e Berlinit, dhe duhet ta vazhdojmë atë, por unë shpresoja që kjo atmosferë pozitive të sillte më shumë rezultate në lidhje me tema të nxehta. Por, ende kemi kohë, ndaj le të qëndrojmë optimistë dhe besnik idesë që nganjëherë duhet të bëjmë edhe hapa të vegjël, si ajo me lëvizjen e lirë apo çmimet e thirrje telefonike ‘roaming’ që u arrit në Tiranë dhe të mos harrojmë t’i zbatojmë këto hapa të vegjël”, tha më tej ai.

Në diskutimin me temë “Rruga përpara mbi nismat e integrimit rajonal në Ballkanin Perëndimor” nuk pati të ftuar nga Kosova.

Ministrja serbe për Integrime Evropiane, Tanja Mishqeviç tha se në vendin e saj është shumë e vështirë të flitet për integrim evropian kur temat që mbizotërojnë janë zhvillimet në veriun e Kosovës apo marrëdhëniet me Rusinë.

“Të gjitha palët duhet të jenë të gatshme për dialog dhe zgjidhje të problemit. Serbët vendosen të largohen nga institucionet e Prishtinës pasi thanë që zëri i tyre nuk u dëgjua asnjëherë. Mirëpo, pajtohem që është shumë e rëndësishme për të gjithë që të përdoret kriza aktuale për të gjetur zgjidhje”, tha Mishqeviç.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Haskuka: Hamza e Abdixhiku s’kanë fuqi vendimmarrëse në partitë e tyre

Haskuka: Hamza e Abdixhiku s’kanë fuqi vendimmarrëse në partitë e tyre

Thaçi paralajmëron ankim në Kushtetuese të DhSK-së pas vendimit të Apelit

Thaçi: Unë mund të tretem në burg, por Kosova do ketë progres

Kurti në Jerevan: Anëtarësimi i Kosovës në BE dhe NATO, garanci për stabilitetin e rajonit

Kurti në Jerevan: Anëtarësimi i Kosovës në BE dhe NATO, garanci për stabilitetin e rajonit

​Kamberi: Raporti i Komitetit të OKB-së konfirmon shqetësimet për pozitën e shqiptarëve në Luginë të Preshevës

Emisioni “Info Nata” 04.04.2026

Dy të vdekur dhe shumë të plagosur pasi një makinë u përplas me turmën në Leipzig

Dy të vdekur dhe shumë të plagosur pasi një makinë u përplas me turmën në Leipzig

Ushtroi dhunë fizike e psikike për dy vjet ndaj bashkëjetueses – arrestohet i dyshuari

Arrestohet një person në Obiliq për kanosje ndaj një polici, i sekuestrohet vetura e kërkuar nga Britania e Madhe

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën