TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

​Sarrazin: Do të ketë një shtytje të re në dialog, palët të jenë konstruktive

nga tëvë1
2 vjet më parë
0
A A
Sarrazin: Kriza në veri të Kosovës të përdoret për të çuar përpara dialogun

I dërguari special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, thotë se do të ketë një shtytje të re në dialogun Kosovë-Serbi, pas sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator. Pak ditë para vizitës së pesëshes evropiane dhe amerikane në Kosovë dhe Serbi, emisari gjerman kërkon një agjendë të qartë për depërshkallëzimin e situatës në veri dhe zbatimin e marrëveshjes së Brukselit dhe asaj të Ohrit.

Sarrazin thotë se Gjermania dhe Bashkimi Evropian kanë pritshmëri të qarta nga Serbia që të mbajë përgjegjës autorët e sulmit të 24 shtatorit në veri.

Reklamë

Ai nënvizon nevojën që palët të jenë më konstruktive dhe pozitive në procesin e dialogut.

“Unë mendoj se ne duhet të përpiqemi të kemi nga njëra anë agjendën e de-përshkallëzimit. Ajo është e përshkruar qartë nga incidentet e muajit maj dhe tani kemi disa çështje të pazgjidhura, por veçanërisht tani ato janë pritshmëri të qarta nga Bashkimi Evropian për atë çfarë do të japë Serbia për de-përshkallëzimin, veçanërisht në lidhje me mbajtjen përgjegjës të autorëve të sulmit të 24 shtatorit. Nga ana tjetër, ne besojmë fuqimisht se nuk është ide e mirë të fokusohemi vetëm në de-përshkallëzimin, në të njëjtën anë, ne duhet gjithashtu të përpiqemi që marrëveshja e Ohrit të zbatohet përsëri, dhe të bëjmë një shtytje të mëtejshme për të marrë përsëri rezultatin e përgjithshëm pozitiv atje. Dhe kjo është ajo që mund të prisni nga Gjermania dhe nga Bashkimi Evropian, që edhe tani, dhe veçanërisht tani, do të përpiqemi të bëjmë një shtytje të re për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit në terren nga të dyja palët, dhe ne u bëjmë thirrje të dyja palëve që të jenë konstruktive dhe pozitive në këtë proces”, thotë ai për KosovaPress.

Pavarësisht sulmit terrorist në veri, i cili sipas Qeverisë së Kosovës është sponsorizuar nga Serbia, emisari gjerman thotë se marrëveshja e Brukselit dhe aneksi i Ohrit janë ligjërisht ende funksionale, mirëpo nevojitet një ripërkushtim politik i Kosovës dhe Serbisë për zbatimin e tyre.

“Dua të them ligjërisht ajo [marrëveshja] ende funksionon, por natyrisht politikisht është e qartë se ne kemi nevojë për një ripërkushtim ndaj [marrëveshjes] Ohrit dhe kjo mund të bëhet duke e zbatuar atë, duke dorëzuar një udhërrëfyes zbatimi, dhe duke ardhur hap pas hapi në ekzekutimin e [marrëveshjes] Ohrit, të themi ashtu. Dhe kjo është ajo që ne duam të shohim tani… Mendoj se është e nevojshme të bëhet një shtysë e re, dhe është e nevojshme që Bashkimi Evropian të përpiqet t’i shërbejë edhe dialogut. Sidomos pas asaj që ndodhi në Banjska”, thekson Sarrazin.

Krahas kësaj, Sarrazin flet edhe për Samitin e Procesit të Berlinit, i cili u mbajt më 16 tetor në Tiranë.

Ai shton se Procesi i Berlinit do të jetë aktivisht në rajon për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Procesi i Berlinit është duke u përpjekur të jetë në rajon dhe në një kohë shumë të vështirë është mirë të shohësh që të gjashtë [vendet] po bashkohen dhe do të kemi rezultate që duhen treguar, nënshkrimi i marrëveshjeve, kjo është një ditë e mirë për Ballkanin Perëndimor”, deklaron Sarrazin.

Përfaqësuesi special i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak i shoqëruar nga këshilltarët e lartë të liderëve të Gjermanisë, Francës, Italisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, do të udhëtojnë të shtunën, më 21 tetor në Kosovë dhe Serbi, për t’u takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Krahas Lajçakut në këtë vizitë do të jenë edhe Emanuel Bonne, këshilltar për siguri dhe politikë të jashtme i presidentit të Francës , ai i kancelarit gjerman, Jens Plotner, dhe i kryeministres së Italisë, Francesco Talo. Po ashtu do të jetë në delegacion edhe i dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Për herë të fundit Kurti dhe Vuçiq, ishin takuar në një takim të nivelit të lartë në kuadër të dialogut, më 14 shtator në Bruksel. Aty kishin shfaqur mospajtimet për planin e sekuencimit të zbatimit të marrëveshjeve. Për këtë, BE-ja ia kishte lënë përgjegjësinë palës kosovare.

Kosova e akuzoi Serbinë se është prapa sulmit terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, përmes të cilit ka tentuar të aneksojë veriun e Kosovës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Protesta në Hagë kundër Speciales, OVL-UÇK: Presim pjesëmarrje masive nga diaspora

Protesta në Hagë kundër Speciales, OVL-UÇK: Presim pjesëmarrje masive nga diaspora

24 orë, 10 raste dhune në familje – ekspertët alarmojnë për dënimet e buta

24 orë, 10 raste dhune në familje – ekspertët alarmojnë për dënimet e buta

Rihapet linja hekurudhore Fushë-Kosovë – Ferizaj

Rihapet linja hekurudhore Fushë-Kosovë – Ferizaj

Promovohet libri me rrëfime të bashkëluftëtarve të dëshmorit Ismet Bicaj nga Istogu

Promovohet libri me rrëfime të bashkëluftëtarve të dëshmorit Ismet Bicaj nga Istogu

Protesta në Hagë kundër Speciales, OVL-UÇK: Presim pjesëmarrje masive nga diaspora

Protesta në Hagë kundër Speciales, OVL-UÇK: Presim pjesëmarrje masive nga diaspora

24 orë, 10 raste dhune në familje – ekspertët alarmojnë për dënimet e buta

24 orë, 10 raste dhune në familje – ekspertët alarmojnë për dënimet e buta

Rihapet linja hekurudhore Fushë-Kosovë – Ferizaj

Rihapet linja hekurudhore Fushë-Kosovë – Ferizaj

Promovohet libri me rrëfime të bashkëluftëtarve të dëshmorit Ismet Bicaj nga Istogu

Promovohet libri me rrëfime të bashkëluftëtarve të dëshmorit Ismet Bicaj nga Istogu

Seanca vendimtare e Kuvendit – Rohde zbarkon nesër në sallë

Kriza politike në Kuvend, analistët: Kryeparlamentari duhet të ketë mbështetje për të shmangur bllokadën

Hasani për Gërvallen: Deputete që s’përfillet, pa vlera – kandidatura e turpshme

Hasani për Gërvallen: Deputete që s’përfillet, pa vlera – kandidatura e turpshme

Lista Serbe nuk certifikohet për zgjedhjet e 12 tetorit

Lista Serbe nuk certifikohet për zgjedhjet e 12 tetorit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X