TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Samiti për Ukrainën, Macron kërkon forcimin e parimit themelor të Kartës së OKB

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Samiti për Ukrainën, Macron kërkon forcimin e parimit themelor të Kartës së OKB

Presidenti i Francës Emmanuel Macron i bëri sot thirrje komunitetit ndërkombëtar që të forcojë parimin themelor të Kartës së OKB-së për të drejtën ndërkombëtare.

“Askush në këtë dhomë nuk është në luftë kundër Rusisë, por të gjithë duan një paqe të qëndrueshme, që do të thotë një paqe që respekton rregullin ndërkombëtar dhe rivendos Ukrainën në sovranitetin e saj”, tha Macron në samitin dyditor të paqes për Ukrainën në Burgenstock të Lucernit në Zvicër.

“Ne duhet të forcojmë parimin themelor të Kartës së OKB-së mbi të drejtën ndërkombëtare në mënyrë që të respektojmë kufijtë dhe sovranitetin”, tha ai, duke kritikuar Rusinë se është një fuqi revizioniste.

Ai e konsideroi samitin në Zvicër si një “gur historik” për të riafirmuar lidhjen me “parimet thelbësore të ligjeve ndërkombëtare”. Presidenti francez kritikoi gjithashtu Rusinë për shënjestrimin e objektivave dhe infrastrukturës civile, të cilat ai i përshkroi si krime lufte.

Presidenti i Këshillit të BE-së Charles Michel tha se e drejta ndërkombëtare dhe Karta e OKB-së duhet të jenë shtylla kurrizore për paqen e drejtë në Ukrainë. Ai tha se është detyrë kolektive e komunitetit ndërkombëtar që të mbrojë një botë të bazuar në ligje. Michel tha gjithashtu se nuk ka vend për standarde të dyfishta.

“E drejta ndërkombëtare duhet të mbrohet gjithmonë dhe kudo qoftë në Ukrainë apo në Lindjen e Mesme. Kjo është përgjegjësia jonë globale,” shtoi ai. /AA

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Rama nuk ndalet, kërkon sërish dialog me studentët

​Rama nuk ndalet, kërkon sërish dialog me studentët

Protesta në Tiranë hyn në ditën e 17, protestuesit vendosen para Kryeministrisë, tubimi pa tensione

Protesta në Tiranë hyn në ditën e 17, protestuesit vendosen para Kryeministrisë, tubimi pa tensione

Katër të vdekur nga rrëzimi i helikopterit në Bosnjë

Katër të vdekur nga rrëzimi i helikopterit në Bosnjë

Përmbytjet në Siri u marrin jetën pesë personave

Përmbytjet në Siri u marrin jetën pesë personave

Akil Gjakova në repasazh të Kampionatit Evropian për Senior

Akil Gjakova e nis me fitore, garën e Grand Slamit në Abu Dabi

Gjendet pa shenja jete një person në Graqanicë

Gjendet pa shenja jete një person në Graqanicë

Arrestohet një person në Viti, Policia i gjen AK-47 dhe pistoletë në shtëpi

Arrestohet një person në Viti, Policia i gjen AK-47 dhe pistoletë në shtëpi

Gjendet pa shenja jete një person në Obiliq

Ish-bashkëshorti e largon nga shtëpia ish-gruan bashkë me foshnjën, përfundon në mbajtje

Protestuesit largohen nga Prishtina, nisen drejt Pejës për protestën në mbështetje të drejtësisë për Arlinda Zekajn

Protestuesit largohen nga Prishtina, nisen drejt Pejës për protestën në mbështetje të drejtësisë për Arlinda Zekajn

Ndahet nga jeta vëllai i aktorit Agan Asllani, Tëvë1 shpreh ngushëllime

Ndahet nga jeta vëllai i aktorit Agan Asllani, Tëvë1 shpreh ngushëllime

Pas vrasjes së Arlinda Zekajt, Gërvalla dhe Sveçla deklarohen për kërkesat për dorëheqje

Pas vrasjes së Arlinda Zekajt, Gërvalla dhe Sveçla deklarohen për kërkesat për dorëheqje

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën