TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Samiti i NATO-s në Madrid, merr pjesë edhe Rama

by Besarta Mehmeti
3 vjet ago
0
A A
Samiti i NATO-s në Madrid, merr pjesë edhe Rama

Rama dhe bashkëshortja e tij Linda Rama ishin të ftuar dje në darkën mbretërore gala organizuar nga Madhëria e Tij, Mbreti Felipe VI i Spanjës dhe Mbretëresha Letizia në Pallatin Mbretëror të Madridit, ku morën pjesë kryetarët e qeverive dhe të shteteve anëtare të NATO-s.

Ditën e mërkurë, Rama, së bashku me pjesëmarrësit e tjerë në Samit do të mirëpriten nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s z. Jens Stoltenberg dhe Presidenti i qeverisë së Mbretërisë së Spanjës Pedro Sanchez.

Në vijim, Rama do të ndjekë seancën plenare të Samitit, ku të pranishëm do të jenë edhe ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka dhe ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi.

Fjala e hapjes së Samitit do të mbahet nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ndërsa Presidenti i qeverisë së Mbretërisë së Spanjës Pedro Sanchez, do të mbajë një fjalë përshëndetëse.

Samitin do t’i adresohet online edhe Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky.

Pas përfundimit të seancës plenare, kryetarët e shteteve dhe të qeverive, pjesëmarrës në Samit do të vizitojnë ekspozitën e teknologjisë së NATO-s.

Pasditen e së mërkurës, Rama dhe bashkëshortja e tij Linda Rama do të vizitojnë Muzeun Kombëtar Prado, në Madrid, e më pas kryeministri Rama do të marrë pjesë në darkën e shtruar nga Presidenti i qeverisë së Mbretërisë së Spanjës Pedro Sanchez.

Samiti i NATO-s do të vijojë punimet të enjten, në ditën e dytë të tij, ku Rama do të marrë pjesë, së bashku me ministrat Xhaçka dhe Peleshi.

Në këtë seancë, Samitit do t’i drejtohet edhe Presidenti i Asamblesë Parlamentare të NATO-s Gerald Connolly.

Në ditën e dytë të punimeve të Samitit, kryeministri Rama do të zhvillojë një takim bilateral me kryeministren e Suedisë Magdalena Andersson.

Në përfundim, Rama do të marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes me Enagás, e cila është një kompani spanjolle energjetike dhe operator evropian i sistemit të transmetimit, i cili zotëron dhe operon rrjetin e gazit të Spanjës./kp

ShareTweet

Postime të ngjashme

Nesër samiti mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, Rama niset drejt Brukselit

Nesër samiti mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, Rama niset drejt Brukselit

Bregu Perëndimor nën sulm të rëndë: Fëmijë të qëlluar, arrestime masive dhe djegje e xhamisë

Ushtria izraelite konfirmon vrasjen e adoleshentit palestinez për hedhje të gurëve

SPAK i kërkon Kuvendit t’ia heqë imunitetin Ballukut me qëllim arrestimin e saj

SPAK i kërkon Kuvendit t’ia heqë imunitetin Ballukut me qëllim arrestimin e saj

Agjencia gjermane e lajmeve DW përfshihet në listën e organizatave “të padëshiruara” në Rusi

Agjencia gjermane e lajmeve DW përfshihet në listën e organizatave “të padëshiruara” në Rusi

Presidentja Osmani do të përfaqësojë Kosovën në Samitin BE-Ballkani Perëndimor nesër në Bruksel

Presidentja Osmani do të përfaqësojë Kosovën në Samitin BE-Ballkani Perëndimor nesër në Bruksel

Nesër samiti mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, Rama niset drejt Brukselit

Nesër samiti mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, Rama niset drejt Brukselit

Gjobiten Trepça e Peja

Palestrës “Minatori” i shtohet ulëse të reja

Si e ndryshojnë takat e larta formën e këmbëve?

Si e ndryshojnë takat e larta formën e këmbëve?

 Bayerni e PSG-ja avancojnë në çerekfinale të Championsit

Kane po largohet nga Bayerni, drejt Spanjës

Mbappe: Të jesh në Real Madrid gjithmonë një ëndërr

Mbappe fiton rastin ndaj PSG-së

Thiago Silva zyrtarizohet te Fluminense

Thiago Silva dëshiron të kthehet në Evropë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën