TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Sallata që pastron mëlçinë

nga tëvë1
2 vjet më parë
0
A A
Sallata që pastron mëlçinë

Mëlçia është organi që kryen disa prej funksioneve më thelbësore në organizëm.

Ajo shërben si baza e çdo procesi të metabolizmit. Mëlçia filtron gjakun, prodhon enzima, shpërbën yndyrat dhe çliron energji.

Toksinat transformohen në një barrë të madhe për mëlçinë dhe dëmtojnë ndjeshëm të gjitha funksionet e saj.

Problemet me funksionet e mëlçisë ngadalësojnë procesin e rënies në peshë. Kjo ndodh sepse ngadalësimi i punës së mëlçisë, e bën më të vështirë metabolizmin e yndyrave.

Mëlçia duhet pastruar rregullisht nga toksinat në mënyrë që funksionet e saj të jenë sa më të mira.

Referuar disa studimeve të rëndësishme, AgroËeb.org ju rekomandon një recetë shumë të mirë dhe efikase për pastrimin e mëlçisë.

Përbërësit e kësaj sallate janë:

– 1 thelb hudhër

– 1 qepë e kuqe e vogël

– 1 filxhan çaji lakër të kuqe

– 1 copë xhenxhefil

– 1 filxhan çaji cilantro (barishtet e koriandrës)

– Disa gjethe sherebele

– Një copë e vogël rrepkë të zezë

– 1 filxhan çaji kinoa (drith) të gatuar

– 15 bajame

– 1 limon

– Pak kripë

– 1 lugë gjelle vaj ulliri ekstra të virgjër

Përgatitja e sallatës

Shtypni hudhrën, prijeni në grimca të vogla dhe hidheni në tasin e sallatës.

Shtoni lakrën e kuqe të prerë hollë bashkë me qepën e kuqe dhe përziejini me lugë druri. Më pas shtoni gjethet e cilantros dhe të sherebelës.

Prijeni rrepën shumë hollë dhe hidheni në sallatë dhe më pas prijini bajamet në copa të vogla.

Grijeni xhenxhefilin hollë dhe shtojeni në sallatë. Shtrydhni limonin dhe nëse dëshironi në sallatë mund të shtoni edhe grimca të lëkurës së grirë të kësaj agrumeje.

Në fund hidhni vajin e ullirit dhe kripën dhe jepini një përzierje përfundimtare.

Kjo sallatë rekomandohet për pastrimin e mëlçisë sepse të gjithë përbërësit e saj kanë vlera të rëndësishme për këtë organ.

Shumica e përbërësve janë të pasura me vitaminat K, A, E dhe C. Lakra e kuqe ofron kalium, fibër dhe antioksidantë të rëndësishëm për mëlçinë. Rrepka e zezë ofron shumë vitaminë C e cila nxit pastrimin e organizmit nga toksinat.

Xhenxhefili ndihmon në shkrirjen e qelizave të yndyrës ndërkohë që qepa e kuqe ofron acidin folik për pastrimin e mëlçisë nga depozitat dhjamore.

Limoni është nga natyra një agrume e mirë për pastrim nga toksinat ndërsa bajamet sjellin në tryezë shumë vitaminë E.

Kinoa nga ana tjetër është e pasur me magnez që ndihmon në eliminimin e metaleve të rënda, por edhe shumë antioksidantë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

A duhet të pini ujë me akull në mot të nxehtë?

A duhet të pini ujë me akull në mot të nxehtë?

Pirja e kafes esëll mund të dëmtojë shëndetin tuaj

Pirja e kafes esëll mund të dëmtojë shëndetin tuaj

Pse trangujt janë ushqim ideal në ditë të nxehta?

Pse trangujt janë ushqim ideal në ditë të nxehta?

Çfarë të bëni nëse fëmija gëlltit gurë, rërë, sapun apo bateri? Kur kërkohet ndihma urgjente?

Çfarë të bëni nëse fëmija gëlltit gurë, rërë, sapun apo bateri? Kur kërkohet ndihma urgjente?

Arrestohet një person në Matiqan, i gjenden armë dhe marihuanë në shtëpi

Arrestohen katër persona në Ferizaj pasi dyshohet se u rrahën mes vete

APK-ja dorëzon kallëzim penal ndaj katër deputetëve për mosdeklarim të pasurisë

APK-ja dorëzon kallëzim penal ndaj katër deputetëve për mosdeklarim të pasurisë

Dyshohet se një vajzë në Fushë-Kosovë është dhunuar nga dy persona

Dyshohet se një vajzë në Fushë-Kosovë është dhunuar nga dy persona

Ish-drejtori i Urbanizmit në Prizren ngrit kallëzim penal ndaj Totajt

Ish-drejtori i Urbanizmit në Prizren ngrit kallëzim penal ndaj Totajt

A duhet të pini ujë me akull në mot të nxehtë?

A duhet të pini ujë me akull në mot të nxehtë?

Sot, vazhdimi i seancës së 39-të konstituive

Sot tentimi i 46-të për konstituimin e Kuvendit

Si ta mbani nxirjen verore sa më gjatë?

Si ta mbani nxirjen verore sa më gjatë?

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X