TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Sallahu: Nuk ka zgjedhje nëse Presidenti s’zgjidhet deri më 4 mars për shkak të bojkotit të deputetëve

by tëvë1
1 orë ago
4
A A
Sallahu: Serbia duhet të fajësohet për sulmin në Banjskë

Ish-zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu ka velrësuar se vendi nuk shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme, nis presidenti i vendit nuk zgjedhet më 4 mars, për shkak të mospjesëmarrjes së deputetëve në seancë.

Ai këtë e ka thënë duke normës kushtetuese për  zgjedhjen e presidentit dhe aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese KO29/11.

“Referuar ndërtimit të strukturës së normës kushtetuese për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës dhe aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese KO29/11, vendi nuk shkon në zgjedhje nëse nuk zgjedhet Presidenti me 4 mars 2026, për shkak të mospjesëmarrjes së deputetëve në seancë plenare dhe në votim në tri raundet e përcaktuara kushtetuese. Në zgjedhje shkohet vetëm nëse pas ezaurimit të tri votimeve asnjëri kandidatë për President në dy votimet e para nuk ka marrë së paku 80 vota dhe në votimin e tretë, së paku 61 vota”, ka shkruar ai në Facebook.

Ai ka thënë procesi i zgjedhjes së Presidentit të vendit duhet të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese që të parandalohet “papërgjegjësia e deputetëve me mospjesëmarrje dhe mosvotim në seancë plenare”.

“Posa të fillojë procedura e zgjedhjes së Presidentit, procesi i zgjedhjes së Presidentit duhet të dërgohet në Gjykatë Kushtetuese, me kërkesën për masë të përkohshme në mënyrë që afati për zgjedhjen e Presidentit të vendit të Pezullohet!Gjykata Kushtetuese nuk ka asnjë alternativë tjetër veçse t’i obligojë edhe njëherë deputetët që të qëndrojnë në sallë dhe të votojnë për kundër apo abstenim duke ju referuar aktgjykimeve të mëparshme, konkretisht aktgjykimit KO 193/25 dhe KO-196/25, të bazuar edhe në Opinionin e Komisionit të Venecias CDL-AD(2017)003”, ka shkruar Sallahu.

Deri më tash nuk ndonjë marrëveshje nga partitë politike për një kandidat konsensual.

Kryetari i LVV-së, Albin Kurti, njëherit kryeministër i vendit tha se në mungesë të një marrëveshje do të ketë kandidat partiak.

Ndërsa, kryetari i PDK-së, Bedri Hamza të shtunën pas takimit me Kurtin tha se propozuan që kandidati për president të jetë nga kjo parti.

Share1Tweet1

Postime të ngjashme

LVV këtë vit organizon zgjedhjet e brendshme

LVV këtë vit organizon zgjedhjet e brendshme

Konjufca dënon sulmet e Iranit në zonat civile dhe tregtare

Konjufca dënon sulmet e Iranit në zonat civile dhe tregtare

Rizvanolli takime në Departamentin e Energjisë dhe Shtetit, flet për mundësitë e bashkëpunimit

Rizvanolli takime në Departamentin e Energjisë dhe Shtetit, flet për mundësitë e bashkëpunimit

Kurti takohet të hënën me Abdixhikun

Kurti takohet të hënën me Abdixhikun

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën