TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Rizvanolli takime në Departamentin e Energjisë dhe Shtetit, flet për mundësitë e bashkëpunimit

by tëvë1
6 muaj ago
2
A A
Rizvanolli takime në Departamentin e Energjisë dhe Shtetit, flet për mundësitë e bashkëpunimit

Ministrja e Ekonomisë e Republikës së Kosovës, Artane Rizvanolli, në ditë e fundit të vizitës në Uashington DC  ka zhvilluar takime në Departamentin e Energjisë dhe Departamentin e Shtetit, ku u diskutua për bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve dhe mundësitë për ta thelluar atë, veçanërisht në fushën e gazifikimit të thëngjillit dhe sektorin minerar.

Në takimin me Ndihmëssekretarin në detyrë për Zyrën e Çështjeve Ndërkombëtare në Departamentin e Energjisë, Tommy Joyce u diskutuan mundësitë konkrete të bashkëpunimit ndër-qeveritar dhe me kompani amerikane, duke pasur parasysh objektivat e përbashkëta dhe projektet aktuale në Kosovë.

Në takim u diskutua edhe për teknologjinë e gazifikimit të thëngjillit, ku Departamenti i Energjisë së Shteteve të Bashkuara dhe kompanitë amerikane kanë përvojë dhe rezultate të dëshmuara.

“Ministrja Rizvanolli shprehu përkrahjen për punën që Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës po bën për të ndihmuar pavarësimin e Evropës nga gazi rus dhe theksoi se megjithëse Kosova nuk ka infrastrukturë të gazit, edhe Kosova ndikohet nga zhvillimet në rajon e Evropë përmes ndikimit në çmime të importit, prandaj siguria energjetike e secilit shtet evropian do të thotë më shumë siguri edhe për Kosovën”, thuhet në komunikatën e ministrisë.

Në takimin me Zëvendës ndihmëssekretarin në Byronë për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike në Departamentin e Shtetit,  Daniel Laëton u diskutua për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm mes dy vendeve që bazohet në parime e vlera të përbashkëta ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe për thellimin e bashkëpunimit në sektorë me rëndësi strategjike, si energjia dhe minierat.

Ministria Rizvanolli shprehi falënderimin për përkrahjen dhe bashkëpunimin e dertanishëm, duke përfshirë vendimin e administratës së Presidentit Trump për ta vazhduar Programin Kompakt të Korporatës së Sfidave të Mijëvjëçarit (MCC) për Kosovën. Ministrja theksoi se Qeveria e Republikës së Kosovës do të ketë përqendrim të veçantë gjatë këtij mandati edhe në sektorin minerar, ku me këtë rast kërkoi përkrahje dhe thellim të bashkëpunimit edhe në këtë fushë, paralelisht me bashkëpunimin e shkëlqyer në sektorin e energjisë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Osmani për policët e rënë në detyrë: Bunjaku, Zymeri dhe të gjithë heronjtë dëshmuan se Kosova nuk përkulet para askujt

“Hapja e Urës së Ibrit, hap historik drejt luftimit të tendencave të Serbisë”, Vjosa Osmani mirëpret konfirmimin nga Brukseli

Peci: Hapja e Urës së Ibrit varros idenë për ndarjen e veriut

Peci: Hapja e Urës së Ibrit varros idenë për ndarjen e veriut

Dyshohet se kaloi ilegalisht kufirin me veturë, ndalohet shtetasi i Serbisë në Kamenicë

Arrestohet një person në Shtërpcë, dyshohet se i dehur sulmoi policët dhe demoloi zyrën

Vozitësi godet katër vetura dhe një polic në Malishevë, disa persona të lënduar

Një burrë është gjetur pa shenja jete në Mitrovicën e Veriut

Një burrë është gjetur pa shenja jete në Mitrovicën e Veriut

Arrestohet një shtetas i Serbisë, dyshohet se sulmoi një person

Arrestohet një person në Ferizaj, dyshohet se e ka sulmuar seksualisht një femër

Dhunë në një familje në Drenas, burri i duhur sulmon bashkëshorten dhe dy vajzat e tij

Dhunë në një familje në Drenas, burri i duhur sulmon bashkëshorten dhe dy vajzat e tij

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën