TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Salihaj: Pa kompromis mes partive, vendi mund të shkojë drejt zgjedhjeve

by Tëvë1
5 muaj ago
2
A A
Salihaj: Pa kompromis mes partive, vendi mund të shkojë drejt zgjedhjeve

Ish-deputeti i Lidhja Demokratike e Kosovës, Adem Salihaj, ka folur për situatën politike në vend dhe procesin e zgjedhjes së presidentit, duke theksuar se mungesa e kompromisit mes partive politike po e mban të bllokuar këtë proces.

Sipas tij, do të ishte në interes të Kosovës dhe të gjitha partive politike që të arrihet një marrëveshje për tejkalimin e bllokadës, e cila tashmë ka zgjatur për më shumë se një vit.

Ai theksoi se opozita nuk po refuzon takimet, por sipas tij ende nuk ka ndonjë zgjidhje konkrete për këtë çështje, veçanërisht nëse partitë politike insistojnë që kandidati për president të vijë nga radhët e tyre.

“Shpresoj që do të ketë rezultat pozitiv, mirë është që të ketë sepse është interes i Kosovës, besoj edhe i të gjitha partive politike, sepse kemi një situatë që një vit e më tepër të bllokuar dhe nuk është mirë që të vazhdojë pa mbarim. Mendoj që partitë opozitare tashmë nuk refuzojnë takime por që në parim nuk kanë ndonjë zgjidhje konkrete për këtë çështje, nëse një parti insiston që presidenti të jetë nga ajo parti, atëherë nuk mund të gjendet asnjë zgjidhje në këtë drejtim. Nëse secila parti mendon që kandidati për president vjen nga partia e tyre atëherë ska zgjidhje, nëse s’ka gatishmëri për kompromise atëherë përsëri s’ka zgjidhje. Shpresoj që do të gjejnë zgjidhje, përndryshe nuk kanë asnjë kuptim këto takime të vazhdueshme pa asnjë ide serioze për të gjetur zgjidhje për çështjen e presidentit”, ka deklaruar ai në emisionin “Ditari” në Tëvë1.

Salihaj shtoi se duke parë zhvillimet aktuale, një nga mundësitë më reale është që vendi të shkojë në zgjedhje të reja nëse nuk arrihet marrëveshje për zgjedhjen e presidentit.

“Si mas asaj qe po shihet dhe mendoj unë të gjitha gjasat janë për të shkuar në zgjedhje, nuk shoh një zgjidhje tjetër në këtë kuptim, mund ta kem një shtyrje prej 60 ditës, të rifilloj edhe njëherë procesi i zgjedhjes së presidentit dhe të zgjasë për 60 ditë të tjera, mendoj që partitë politike ende s’kanë gatishmëri që të gjejnë zgjidhje. Ka mundësi të gjendet një emër që pajtohen së paku 80 deputetë dhe të ecë përpara vendi…. Partia Demokratike e Kosovës s’ka asnjë interes serioz për ta zgjedhur presidentin, duhet të jetë një emër që nuk iu takon partive politike”, ka deklaruar ai.

Tags: adem salihajceshtja e presidentitLDKTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

IKSHPK kërkon kujdes për shkak të temperaturave të larta

Mot me diell dhe shumë i ngrohtë

Qorrolli flet për takimin me LDK-në: Pozita e Kurtit është e padiskutueshme, të tjerat negociohen

Qorrolli flet për takimin me LDK-në: Pozita e Kurtit është e padiskutueshme, të tjerat negociohen

Qorrolli: PDK-në në opozitë e ka lënë populli, refuzimi i takimit është sabotim i konstituimit të institucioneve

Qorrolli: PDK-në në opozitë e ka lënë populli, refuzimi i takimit është sabotim i konstituimit të institucioneve

Sot nis greva e punëtorëve të sigurimit të QKUK-së

Spitali i Gjakovës jep detaje për aksidentin në Mrasor: 10 persona morën trajtim, dy u dërguan në QKUK

Zyrtare: “Një magjistar ngjitet në skenë”, Bajramin e prezantojnë në mënyrë brilante te skuadra e re

Zyrtare: “Një magjistar ngjitet në skenë”, Bajramin e prezantojnë në mënyrë brilante te skuadra e re

“Info Nata”- 03.08.2026

“Info Nata”- 03.08.2026

Sot nis greva e punëtorëve të sigurimit të QKUK-së

Spitali i Gjakovës jep detaje për aksidentin në Mrasor: 10 persona morën trajtim, dy u dërguan në QKUK

Rreziku nga zjarret, Agjencia e Menaxhimit Emergjent apel urgjent për bujqit dhe qytetarët

Rreziku nga zjarret, Agjencia e Menaxhimit Emergjent apel urgjent për bujqit dhe qytetarët

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën