TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
10 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
10 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Saga e punimeve në “Xhorxh Bush”

Komuna e Prishtinës ka nisur sot punimet në sheshin “Xhorxh Bush”, një ditë pasi Inspektorati i Trashëgimisë Kulturoe ndaloi ato. Nga Komuna akuzuan Ministrinë për keqpërdorim të pozitës, derisa Inspektorati kërkoi nga niveli lokal për zbatimin e vendimeve të tyre.

nga Lindrit Zejnullahu
30 Prill, 2025
0 0
A A

Shenja për ndalimin e punimeve, u vendos të martën.

Kjo pasi Inspektorati i Trashëgimisë Kulturore ndali punimet e nisura nga Komuna e Prishtinës në sheshin “Xhorxh Bush”.

Mirëpo të mërkurën, kryetari Përparim Rama njoftoi se punimet në këtë zonë të kryeqytetit kanë filluar sërish.

Në një përgjigje për tëvë1, nga niveli lokal thonë se është vërtetuar se nuk ka të bëjë me punime në zonën mbrojtëse të Qendrës Historike të Prishtinës.

Madje në përgjigje pati akuza edhe ndaj zyrtarëve që kanë marrë këtë vendim.

“Ne nuk mund e as nuk duhet të ndalemi për disa çështje që janë të pastra në kuptimin e kryerjes së obligimeve që kemi ndaj qytetarëve te Kryeqytetit, sepse interpretimin e ligjit sipas tekeve të zyrtarëve të caktuar nuk duhet ta kthejmë në normë sjelljeje e veprimi zyrtar e as të frikësohemi se po bëjmë diçka të dëmshme. Ne po ua kthejmë në shërbim e shfrytëzim qytetarëve atë pjesë dhe atë shesh, një projekt që është paraparë që nga viti 2012”, ka thënë Donat Lushaku, zëdhënës i komunës

Por Drejtori i Inspektoratit për Trashëgimi Kulturore, Imer Hakaj thotë se Komuna ka zhvilluar punime në zonën e mbrojtur.

“Komuna e Prishtinës si shkak i përgjegjësisë brenda afateve ligjore ka pranuar kërkesë nga Instituti i Mbrojtjes së Monumenteve të Kosovës si institucion përgjegjës për shqyrtimin dhe vlerësimin e kërkesave dhe duhet, obligohet mi bë plotësimet e nevojshme sipas projektit të dorëzuar nga ky Komision me të cilët janë dakorduar”, shprehet Hakaj.

Madje ai tregon se janë të obliguar që ta mbrojnë këtë zonë historike të kryeqytetit.

“Inspektorati deri në shqyrtimin e dosjes së plotë nga ky institucion sipas kërkesës së Komunës obligohet në çdo ditë kur preket zona e mbrojtur të veprojë përkundër faktit të sulmeve të njëpasnjëshme dhe këtyre paraqitjeve që po i kemi. Për besën e zotit deri më tani jemi të lodhur, Inspektorati do të përgjigjet në çdo kohë, çdo moment për çdo veprim të tejkalimeve zyrtare”, thotë Hakaj.

Kryetari Rama kishte akuzuar vazhdimisht nivelin qendror për bllokimin sipas tij të projekteve madhore, për inate politike.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Arrestohet një person në Matiqan, i gjenden armë dhe marihuanë në shtëpi

Arrestohet në Mitrovicë një i dyshuar për sulm fizik ndaj babait të tij

Dita Ndërkombëtare e Muzeut

Dita Ndërkombëtare e Muzeut

Parashikimi i motit për sot

Parashikimi i motit për sot

Osmani bisedon me Macron për të ardhmen euroatlantike të Kosovës

Osmani bisedon me Macron për të ardhmen euroatlantike të Kosovës

Arrestohet një person në Matiqan, i gjenden armë dhe marihuanë në shtëpi

Arrestohet në Mitrovicë një i dyshuar për sulm fizik ndaj babait të tij

Llojet e mjaltit dhe përfitimet për shëndetin

Llojet e mjaltit dhe përfitimet për shëndetin

Dita Ndërkombëtare e Muzeut

Dita Ndërkombëtare e Muzeut

Parashikimi i motit për sot

Parashikimi i motit për sot

Austria fituese e Eurovisionit, Shqipëria e 8-ta

Austria fituese e Eurovisionit, Shqipëria e 8-ta

Dy gola kundër Grasshopper, Kololli ndihmon Sionin

Dy gola kundër Grasshopper, Kololli ndihmon Sionin

Finalja e Eurovizionit, Shqipëria ngjitet e 26-ta në skenë

Finalja e Eurovizionit, Shqipëria ngjitet e 26-ta në skenë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X