TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Saga e investimit katërmilionësh,“Gjin Gazulli” në përfundim- Luxdev angazhon kompani të re

Investimi katërmilionësh në rinovimin e objektit për shkollën “Gjin Gazulli” në Prishtinë më në fund duket se do të përfundoj. Puna ka nisur që prej vitit 2022. LuxDev, që është agjencia për bashkëpunimin për zhvillim e Luksemburgut, është detyruar që ta ndryshoj kompaninë që po i kryente punimet e investimit në vlerë katër milionë euro.

by Doresa Geci
43 minuta ago
0 0
A A

Edhe korriku i vitit 2026 i gjeti duke punuar.

Zhurma e këtyre mjeteve në objektin e destinuar për shkollën “Gjin Gazulli” në Prishtinë, po dëgjohet prej afro pesë vitesh.

Megjithatë, tani duket se punimet janë drejt fundit. Madje, edhe bankat shkollore janë sjellur në hapësirat e objektit.

Tëvë 1, kishte raportuar edhe më herët për mos përfundimin e këtyre punimeve.

Gjitha këto  renovime  në shkollën vjetër të Ekonomisë në kryeqytet dhe një pjese të objektit të vjetër të Fakultetit të Bujqësisë u bënë që të sistemoheshin nxënësit e “Gjin Gazullit”, objekti i së cilës shkollë do të shndërrohej në Qendër e Kompetencës së TIK-ut.

Financues i këtij projekti është ambasada e Luksemburgut.

Vet ambasadori i Luksemburgut, në shtatorin e vitit 2025, bashkë me të parin e kryeqytetit, Përparim Rama, doli në teren për ta parë ecurinë e punimeve.

Asokohe, Eric Dietz i kërkoi llogari kompanisë fituese të tenderit, Itrast, për zvarritjen e punimeve.

Afati i vendosur nga ambasada nuk u realizua. Kështu, LuxDev shkëputi kontratën, dhe tash punët po i kryen një operator tjetër ekonomik.

Mirëpo, nga LuxDev nuk dhanë informacione për vlerën e kontratës së nënshkruar.

“Në lidhje me kërkesën për informacion, LuxDev e trajton informacionin mbi kontratat si konfidencial dhe nuk mund të ndahet publikisht. Ndërkohë, po bëjmë te pamundurën që punët ndërtimore të finalizohen në kohë për ta mundësuar fillimin vitin e ri shkollor në të”, tha Veton Kasapolli –zyrtar për komunikim.

E sipas drejtori të shkollës, Bujar Gjoci premtimet janë që punimet do të përfundohen më 1 shtator.

“Fatmirësisht i ka ardhur fundi edhe kësaj pune shumë vjeçare, kompania e cila ka qenë duke punuar iu ka ndërprerë kontrata tash ka marrë një kompani tjetër është duke punuar me një dinamikë shumë të madhe edhe sipas premtimeve të drejtorit të DKA-së ne shpresojmë që më 1 shator do të starojmë në shkollën e re”, u shpreh ai.

Edhe drejtori i arsimit në Prishtinë, Arianit Elshani, thotë se dyert e këtij objekti për nxënësit e “Gjin Gazullit” pritet të hapen me fillimin e vitit të ri shkollor.

“Ky ka qenë shqetësim i të gjitha palëve të përfshira duke përfshirë këtu edhe ministrin e arsimit por edhe LUXDEV-in, që kanë pas sfida me operatorin e kaluar. Janë çështje dhe procedura që janë zhvilluar prej LUXDEV-it. Unë kur e kam marrë detyrën e kam gjet të gatshme  gjithë procedurën e operatorit të ri që është angazhuar, besoj që intensiteti i nalt i punës po vërehet dhe është evident dhe shtatori do të gjejë nxënësit e “Gjin Gazullit” në objektin e ri”, thotë Arianit Elshani – drejtor i Arsimit.

Që prej vitit 2022 janë dhënë premtime për funksionalizimin e këtij objekti, për renovimin e së cilit kompanisë së parë iu dhanë 4 milionë euro.

Afër 4 milionë euro për shkollën që nuk po përfundohet që katër vite

ShareTweet

Postime të ngjashme

Auto Draft

Traditë që nga viti 1989 -aksioni për dhurimin e gjakut në fshatin Poslishtë të Prizrenit

Tahir Kukaj imam dhe kapelan-nga Drenica në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Tahir Kukaj imam dhe kapelan-nga Drenica në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Pse e zgjodhën forcat serbe fshatin Kalludër e Vogël për t’i fshehur gjurmët e krimit?

Gërmimet në Kalludër – një tjetër arrestim për krime lufte në Zubin Potok

​Zjarr në një banesë në Prishtinë

​Zjarr në një banesë në Prishtinë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën