TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Sadiku: LDK-ja e ruajti elektoratin, do të punojmë për ta rikthyer besimin e votuesve të pakënaqur

by TËVË 1
2 muaj ago
1
A A
Sadiku: LDK-ja e ruajti elektoratin, do të punojmë për ta rikthyer besimin e votuesve të pakënaqur

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Ermal Sadiku, ka vlerësuar se partia e tij ka arritur të ruajë bazën tradicionale të votuesve në zgjedhjet 7 qershorit, por nuk ka pasur kohën e nevojshme për të zgjeruar mbështetjen dhe për të tërhequr elektorat të ri.

Duke komentuar rezultatin zgjedhor, Sadiku tha se LDK-ja duhet të fokusohet në rikthimin e besimit të votuesve të pakënaqur, duke theksuar se programi dhe ekipi i partisë ofrojnë alternativa të besueshme për qytetarët.

“LDK-ja e ka ruajtur votuesin e saj, megjithatë s’kemi mbërri me mobilizua votë të re. Votuesin e pakënaqur duhet menduar se si ta kthejmë besimin e tij, sepse kemi çka me iu ofrua me programin tonë. LDK-ja ka ekip të mirë, nuk është në rrugë të keqe. Për rezultate më të mira nuk kishte edhe shumë kohë, sepse s’kemi mund me punua më shumë. LDK-ja meriton më shumë sesa ky rezultat”, deklaroi ai në emisionin “Mesditë” në Tëvë1.

Sadiku shtoi se rezultati aktual nuk pasqyron potencialin e plotë të partisë, duke theksuar se LDK-ja meriton mbështetje më të madhe.

Ai komentoi edhe nivelin e ulët të pjesëmarrjes në zgjedhje, duke e cilësuar si një sinjal të fortë për të gjitha subjektet politike.

“Mos dalja e votuesve është mesazh i qartë për të gjithë ne. I kemi lodhë, i kemi trazuar votuesit. Ndihem keq që një numër kaq i madh i qytetarëve nuk ka votuar. Megjithatë, goditjen më të madhe e ka marrë LVV-ja. Sepse, e kanë kuptuar qytetarët që ata kanë qenë bllokuesit e vitit 2025”, deklaroi ai.

Sipas tij, rënia më e madhe politike në këto zgjedhje është reflektuar te Lëvizja Vetëvendosje, për të cilën tha se është ndëshkuar nga votuesit për shkak të zhvillimeve politike pas zgjedhjeve të vitit 2025.

LDK-ja në zgjedhjet e djeshme në bazë të rezultateve preliminare të KQZ-së ka marrë 17.58%, LVV-ja është radhitur e para me 42.91%, ndërsa e dyta PDK-ja me 21.12%. /teve1.info/

Tags: Ermal SadikuLDKTeve1zgjedhjet e 7 qershorit
ShareTweet

Postime të ngjashme

Basha nënshkruan marrëveshjet me AAC dhe EASA

Basha nënshkruan marrëveshjet me AAC dhe EASA

Arrestohet një person në Ferizaj, për vjedhje të rëndë në tentativë

Ekstradohet nga Kroacia në Kosovë i kërkuari me urdhër-arrest ndërkombëtar

​Konstituimi i Kuvendit, Gashi: Të ulen kryetarët e partive dhe të merren vesh për një zgjidhje

​Dështimi për ta shkarkuar Abdixhikun, a ka hatërmbetje në LDK?

Gjini apelon për pjesëmarrje në zgjedhje: Mos e lini pa votuar

Aleanca i përgjigjet Haxhiut: Nuk jeni Presidente e zgjedhur, po kërkoni alibi për ta çuar vendin në zgjedhje

Basha nënshkruan marrëveshjet me AAC dhe EASA

Basha nënshkruan marrëveshjet me AAC dhe EASA

Arrestohen dy të rinj në Shkodër, po transportonin me furgon 2 mijë e 500 fidanë kanabisi

Arrestohen dy të rinj në Shkodër, po transportonin me furgon 2 mijë e 500 fidanë kanabisi

Arrestohet një person në Ferizaj, për vjedhje të rëndë në tentativë

Ekstradohet nga Kroacia në Kosovë i kërkuari me urdhër-arrest ndërkombëtar

​Konstituimi i Kuvendit, Gashi: Të ulen kryetarët e partive dhe të merren vesh për një zgjidhje

​Dështimi për ta shkarkuar Abdixhikun, a ka hatërmbetje në LDK?

Gjini apelon për pjesëmarrje në zgjedhje: Mos e lini pa votuar

Aleanca i përgjigjet Haxhiut: Nuk jeni Presidente e zgjedhur, po kërkoni alibi për ta çuar vendin në zgjedhje

Një muaj paraburgim ndaj serbit që sulmoi KFOR-in në Zveçan

Një muaj paraburgim ndaj një personi për kanosje

​Gashi: Presidenti konsensual të gjendet, por konstituimi i Kuvendit mund të sfidohet në Kushtetuese

​Gashi: Presidenti konsensual të gjendet, por konstituimi i Kuvendit mund të sfidohet në Kushtetuese

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën