TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Sadiku: Emri i Familjes Jashari është keqpërdorur politikisht

by teve1
1 muaj ago
1
A A
Sadiku: Emri i Familjes Jashari është keqpërdorur politikisht

Analisti Naim Sadiku ka komentuar aludimet se një anëtar i Familjes Jashari mund të jetë i propozuari për president të ardhshëm të Kosovës.

Sadiku, në emisionin “Info Nata” në Tëvë1, ka vlerësuar se emri i familjes Jashari është keqpërdorur shpeshherë politikisht.

Sipas tij, nëse ka pajtim nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje që pikërisht një emër nga kjo familje të jetë në krye të shtetit, atëherë mund të konsiderohet çështje e kryer dhe votat për president nuk do të jenë problem.

“Familja Jashari çdo herë kur ka gara për president përmendet. Është përmendur edhe nga partitë tjera, por kurrë nuk është propozuar apo mandatuar dikush prej tyre dhe madje shpesh është keqpërdorur politikisht me emrin e kësaj familjeje. A mund të keqpërdoret emri i familjes Jashari edhe nga Kurti pikërisht për të neutralizuar skenën politike, sepse po bëhen përpjekje për ta sjellë në postin e presidentit dikë nga kjo familje, kjo mbetet për t’u parë, por praktikat shpesh kanë ditur me e keqpërdor edhe emra të tillë. Nëse ka pajtim nga PDK-ja dhe LVV-ja që pikërisht një emër nga kjo familje të jetë aty, atëherë do të thotë që mund të jetë çështje e kryer dhe nuk do të jenë aspak problem votat për president”, ka thënë ai.

I pyetur nëse dikush nga kjo familje do të ishte zgjidhje e duhur, Sadiku ka theksuar se kjo mbetet për t’u parë, por ka nënvizuar se një figurë e tillë do të kishte potencial unifikues.

“Zgjidhje e duhur ose jo, natyrisht mbetet për t’u parë se si do ta ushtrojë funksionin, por që do të ishte unifikues patjetër që po, sepse do t’i neutralizonte të gjitha partitë në vend dhe do të ndikonte pozitivisht që të paktën në 4-5 vitet e ardhshme të ketë një skenë politike pa shumë dallime të mëdha”, ka theksuar Sadiku.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Sorensen pas takimit me Vuçiqin : U pajtuam të punojmë për të mirën e të gjithëve

Sorensen pas takimit me Vuçiqin : U pajtuam të punojmë për të mirën e të gjithëve

​Këto janë krejt rastet e shkeljeve të Kushtetutës

​Këto janë krejt rastet e shkeljeve të Kushtetutës

Nis mbledhja e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën

Nis mbledhja e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën

Dita e Kushtetutës, qytetarët kritikojnë politikanët për shkelje dhe kërkojnë ndëshkim përmes votës

Dita e Kushtetutës, qytetarët kritikojnë politikanët për shkelje dhe kërkojnë ndëshkim përmes votës

Sezoni i fundit te Beshiktashi, Rashica largohet nga klubi i Stambollit

Sezoni i fundit te Beshiktashi, Rashica largohet nga klubi i Stambollit

Juventusi “blindon” talentin shqiptar, Durmishi rinovon deri në 2028-n

Juventusi “blindon” talentin shqiptar, Durmishi rinovon deri në 2028-n

Manuel Neuer, më i miri i javës në Ligën e Kampionëve

Manuel Neuer, më i miri i javës në Ligën e Kampionëve

Gabimet në ndeshjen Barcelona – Atletico, UEFA pritet ta përjashtoj gjyqtarin Istvan Kovacs

Gabimet në ndeshjen Barcelona – Atletico, UEFA pritet ta përjashtoj gjyqtarin Istvan Kovacs

Sfida ndërmjet shqiptarëve e ndez çerekfinalen e Ligës së Konferencës

Sfida ndërmjet shqiptarëve e ndez çerekfinalen e Ligës së Konferencës

Legjenda amerikane Balboa flet për vizitën e paharrueshme në Kosovë

Legjenda amerikane Balboa flet për vizitën e paharrueshme në Kosovë

Irani paralajmëron për shkelje të armëpushimit, ndërsa Izraeli urdhëron evakuime të reja në Liban

Irani paralajmëron për shkelje të armëpushimit, ndërsa Izraeli urdhëron evakuime të reja në Liban

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën