TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Sa shpenzojnë qytetarët dhe ku do ta presin natën më të hareshme të vitit?

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
Një orë gjumë më tepër – Efektet e papritura dhe ndikimi në organizëm 

Pritja e ndërrimit të mot-motit është një ndjesi e veçantë, por për shumicën e qytetarëve nuk festohet njëjtë si vitet e kaluara. Qytetarët thonë se nuk shpenzojnë shumë për shkak të kushteve të rënduara ekonomike.

Megjithatë disa restorante dhe klube të ndryshme në kryeqytet planifikojnë natë festive nga 30 dhjetori deri më 4 janar 2024, me oferta të ndryshme dhe këngëtarë të famshëm.

Qytetari Agim Fushtica thotë se ai shpenzon vetëm për dhurata për fëmijët, teksa shton se nuk është e njëjta atmosferë si përpara.

“Hiç asgjë… me të shoqen, harxhimet i bën djali. E presim Vitin e Ri në familje, me shpenzime, por unë nuk shpenzoj, sepse është buxheti i ndarë për familje. Shpenzoj për dhurata të fëmijëve, t’i gëzoj nipat, jo për vete time… Jo, nuk është as atmosfera e njëjtë, as “era” nuk po i vjen Vitit të Ri. A është mosha apo koha, nuk mund ta dalloj, por nuk është njëjtë. Më herët me një çokollatë jemi gëzuar, tash edhe dhuratë të madhe të ta japin, nuk është interesant”, tha Fushtica.

Ndërsa Ali Zhushi thotë se do të shpenzojë sipas mundësive, derisa Vitin e Ri do ta presë me të shoqen.

“Për Vitin e Ri, sa të kemi më shumë. Shfrytëzojmë më shumë… Me një grua plakë te shtëpia, s’kam ku e festoj tjetërkund,” tha ai.

Bajram Gashi thotë se shpenzon deri diku për festa, teksa Vitin e Ri do ta presë në shtëpi.

“Ndoshta 10-15 për qind, diçka më tepër asgjë. Nuk i jap shumë rëndësi asaj pune. Në shtëpi, me familje… Jo, njëjtë nuk është asgjë hiç askund, më së pari jam pensionist, e hetoj edhe në kurrizin tim. Prej 2013-së pensionet nuk janë rritur kurrë,” vijoi ai për KP.

Ruzhdi Cakiçi ankohet për pagat e ulëta teksa standardi i jetës është rritur dhe shpenzimet janë të mëdha.

“Nuk e di…Ka ndryshime, sepse janë pak rrogat më të vogla, shpenzimet më të mëdha,” theksoi ai.

Një qytetar tjetër që nuk deshi të identifikohej tha natën më të hareshme të vitit do ta presë së bashku me bashkëshorten e tij në familje.

“Jo shumë, Vitin e Ri e kam për çdo ditë gati, dhe nuk po e shoh një dallim e simbolikë të vogël. Sigurt do të marrë një shishe verë, do ta ndez dhe një qiri dhe me gruan time. Ky është ndryshimi që do ta bëj. (Vitin e Ri do ta pres) Me gruan time, se është më e mira. Çdo vit e bën të veten. Ajo kuptohet koha, moti, situata ekonomike, të gjitha këto përfshihen, nuk mund të jenë të gjitha njësoj”, u shpreh ai.

Ndryshe, çmimet për organizimet festive në diskoteka e restorante për Vitin e Ri variojnë nga 20-30 euro për hyrje në diskoteka, ndërsa oferta në restorante nga 60 euro për person. Në diskotekat e kryeqytetit do të këndojnë emra të njohur si Tayna, Capital T, Butrint Imeri, Yll Limani, Dafina Zeqiri e shumë të tjerë.

Tags: qytetaretShpenzimeviti i ri
ShareTweet

Postime të ngjashme

Nisin hetimet për vdekjen e një gruaje në Mitrovicë

​Merrej me narkotikë, vihet në pranga një qytetar në Gjilan

Hill: Kontakti im i parë me UÇK-në ndodhi në Tiranë në verën e vitit 1998

Hill: Kontakti im i parë me UÇK-në ndodhi në Tiranë në verën e vitit 1998

Hill: Gelbard e quajti UÇK-në “organizatë terroriste”, por SHBA nuk e shpalli të tillë

Hill: Gelbard e quajti UÇK-në “organizatë terroriste”, por SHBA nuk e shpalli të tillë

Tre të lënduar në aksidentin e autoblindës amerikane të KFOR-it në veri

Tre të lënduar në aksidentin e autoblindës amerikane të KFOR-it në veri

Trump largon sanksionet ndaj kolonëve izraelitë në Bregun Perendimor

Kolonët izraelitë vandalizojnë varret në Bregun Perëndimor të pushtuar

Nisin hetimet për vdekjen e një gruaje në Mitrovicë

​Merrej me narkotikë, vihet në pranga një qytetar në Gjilan

Hill: Kontakti im i parë me UÇK-në ndodhi në Tiranë në verën e vitit 1998

Hill: Kontakti im i parë me UÇK-në ndodhi në Tiranë në verën e vitit 1998

Hill: Gelbard e quajti UÇK-në “organizatë terroriste”, por SHBA nuk e shpalli të tillë

Hill: Gelbard e quajti UÇK-në “organizatë terroriste”, por SHBA nuk e shpalli të tillë

FC Prishtina me vizitë në Nigeri

FC Prishtina me vizitë në Nigeri

Man Utd tenton ta rikthejë Conor Gallagherin në Ligën Premier

Man Utd tenton ta rikthejë Conor Gallagherin në Ligën Premier

Gjiganti anglez e do Nico Pazin, por problemi qëndron te Real Madridi

Gjiganti anglez e do Nico Pazin, por problemi qëndron te Real Madridi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën