TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Sa sheqer kanë lëngjet e frutave dhe çfarë duhet të keni kujdes?

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Sa sheqer kanë lëngjet e frutave dhe çfarë duhet të keni kujdes?

Prej shumë kohësh, lëngu natyral i frutave është reklamuar si një zgjidhje shumë e shëndetshme në krahasim me pijet e tjera të gazuara të renditura sipas ngjyrës nëpër markete ose bare e restorante.

Është e vërtetë që lëngu i frutave i bërë në shtëpi është krejt natyral duke qenë se vjen nga portokalli, molla apo rrushi në shumicën e rasteve.

Madje, ekspertët rekomandojnë që të ushqehemi me pesë fruta dhe perime në ditë.

Por lëngu i frutave është krejt tjetër.

I gjithë problemi me lëngun nis nga momenti kur shtrydhet fruti.

Kur ne hamë një mollë, fibra ngadalëson përthithjen e sheqerit që ka fruti në gjak.

Kjo tretje e ngadaltë, nuk e shtyn pankreasin të stërmundohet duke çliruar insulinë për tu përballur me ortekun e sheqerit që vjen në organizëm.

Për më tepër, fibra na bën të ndihemi më të ngopur.

Por kur shtrydhim mollë ose portokalle, ajo që gëlltisim gjithë kërshëri është një lëng natyral, por shumë i sheqerosur.

Fibra nuk është që të ngadalësojë përthithjen e sheqerit.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, nëse organizim është gjithë kohën në sulm nga doza të mëdha sheqeri të lëngshëm, shkakton një simptomë të njohur si rezistenca ndaj insulinës.

Kjo ndodh në momentin që qelizat nuk kanë më aftësinë të përthithin sheqerin në gjak dhe kështu lindin sëmundje si diabeti i tipit 2 ose sheqeri i lartë në gjak.

Nivelet e larta të glukozës shkaktojnë kaos në organizëm dhe dëmtojnë zemrën, veshkën, sytë e të tjerë.

Diabeti shoqërohet me komplikacione si ataku në në zemër, ishemia, verbëria dhe dështimi i veshkave.

Më mirë një frut se lëngje.

Sa sheqer përmban një gotë me lëng frutash

Në varësi të gotës së servirjes, lëngjet e frutave përmbajnë sasi të konsiderueshme të sheqerit edhe pse sheqer natyral i frutave.

Në një sasi prej 350 ml lëng 100% molle, gjenden rreth 10 lugë çaji me sheqer.

Një gotë me lëng portokalli përmban 9 lugë çaji me sheqer, ndërsa një gotë me lëng rrushi përmban 15 lugë çaji sheqer.

Edhe pse bëhet fjalë për sheqerin që vetë frutat përmbajnë, sasia e madhe është e dëmshme.

Lëngje apo fruta?

Portokallet

Një gotë me lëng portokalli ka 2.5 herë më shumë sheqer dhe vetëm një të tretën e fibrës që gjendet tek një frut i plotë.

Kjo pasi për një gotë lëng përdoren 2-3 portokalle.

Mollët

Një gotë me lëng molle ka vetëm një të dhjetën e fibrës që gjendet tek fruti i plotë.

Një gotë lëng me disa mollë ka 120 kalori dhe 27.2 gramë sheqer ndërsa një frut ka 72 kalori dhe 14.3 gramë sheqer.

Rrushi 

Një gotë me lëng rrushi përmban 154 kalori dhe 37.6 gramë sheqer.

Një filxhan çaji me kokrra të plota rrushi ofron 62 kalori  dhe 15 gramë sheqer.

Ananasi

Lëngu i ananasit ka 140 kalori, 0.5 gramë fibër dhe 34 gramë sheqer.

Fruti i plotë ka 74 kalori, 2.2 gramë fibër dhe 14.4 gramë sheqer.

Nëse nuk ushqeheni mjaftueshëm me fruta dhe perime, lëngjet janë variant i mirë.

Fundja ato përmbajnë vitamina dhe ushqyes.

Kujdes me sasinë.

Por nëse do të mund të zgjidhnit, më mirë merrni një frut të plotë dhe nëse keni etje, një gotë me ujë./AgroWeb.org

ShareTweet

Postime të ngjashme

Të kruhet lëkura sapo del nga deti? Dermatologët zbulojnë arsyen

Të kruhet lëkura sapo del nga deti? Dermatologët zbulojnë arsyen

Ushqimet që mund të stimulojnë rritjen e flokëve dhe të zvogëlojnë këputjen e tyre

Ushqimet që mund të stimulojnë rritjen e flokëve dhe të zvogëlojnë këputjen e tyre

Mos i pini ilaçet me lëngje

Mos i pini ilaçet me lëngje

Trajtime natyrale për të ulur temperaturën

Trajtime natyrale për të ulur temperaturën

Një person në Rahovec sulmon zyrtarët policorë

Arrestohet një person i kërkuar me urdhëresë gjyqësore në Kaçanik

Gani Geci i shqetësuar me situatën në vend, paralajmëron kallëzim penal ndaj Albin Kurtit e Albulena Haxhiut

Gani Geci i shqetësuar me situatën në vend, paralajmëron kallëzim penal ndaj Albin Kurtit e Albulena Haxhiut

Huthët sulmojnë  me dron rafinerinë e Aramco-s në Arabinë Saudite

Huthët sulmojnë me dron rafinerinë e Aramco-s në Arabinë Saudite

Rama pas largimit të flamurit ukrainas nga Prishtina: Kur Kosova nuk respektohet, përgjigjja jonë duhet të jetë gjithmonë e njëjtë

Rama pas largimit të flamurit ukrainas nga Prishtina: Kur Kosova nuk respektohet, përgjigjja jonë duhet të jetë gjithmonë e njëjtë

Analistët në Serbi: Vuçiq po përdor struktura kriminale parapolicore për të frikësuar kundërshtarët

Analistët në Serbi: Vuçiq po përdor struktura kriminale parapolicore për të frikësuar kundërshtarët

Largohet flamuri gjigant i Ukrainës që ishte i vendosur në qendër të Prishtinës

Largohet flamuri gjigant i Ukrainës që ishte i vendosur në qendër të Prishtinës

Ministri i Jashtëm turk sinjalizon zgjerimin e aleancës Turqi-Arabi Saudite-Pakistan me Egjiptin

Ministri i Jashtëm turk sinjalizon zgjerimin e aleancës Turqi-Arabi Saudite-Pakistan me Egjiptin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën