TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Sa rrezikohet Kosova nga virusi i mushkonjave që ka përfshirë Kinën?

Kosova dhe shtetet e rajonit, aktualisht janë të paprekura nga virusi i mushkonjave, i cili është përhapur në masë të madhe në Kinë. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, thotë se janë duke monitoruar gjendjen, duke marrë parasysh se ka raste të raportuara me këtë virus edhe në disa shtete në Evropë.

by Florijeta Dernjani
8 muaj ago
2 0
A A

Masat janë të pothuajse të ngjajshme me ato të pandemisë Covid-19.

Por, virusi është i ri. Bëhet fjalë për virusin chikungunya, që është përhapur me të madhe në Kinë.

Ky virus që transmetohet nga mushkonja të infektuara, ka infektuar brenda një kohë të shkurtër më shumë se 7 mijë persona në Kinë.

Disa nga simptomat e tij janë ethe të forta e dhimbje e eshtrave, të cilat mund të zgjasin me muaj apo edhe me vite.

Deri në fund të muajit korrik, edhe në dy vende të Evropës janë raportuar raste të infektimit më këtë virus, në Francë dhe Itali.

Por, sa rrezikohet Kosova nga ky virus?

“Deri më sot, në Kosovë dhe në shtetet e rajonit nuk është raportuar asnjë rast me Chikungunia. Ngrohja globale dhe importimi i vezëve të mushkonjave përmes mjeteve transportuese (makina, goma, mallra) rrisin rrezikun. IKShPK bën monitorimin aktiv të situatës epidemiogjike me sëmundje ngjitëse dhe ecurinë e Virusit chikungunia në vendet e tjera, dhe raportohet në takimet tona të rregullta”, tha Era Pireva – Bislimi, zyrtare për informim në IKSHPK.

Kujdes i shtuar nga institucionet shëndetësore kërkohet për këtë situatë, pasi ekziston mundësia që të hyjë në Kosovë, ndonjë person i infektuar.

“Duhet të kemi një kujdes të madh ekipi shëndetësor, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, duhet të shikoj me kujdes ardhjen eventualisht të qytetarëve nga vendi i Kinës, por edhe nga vendet e tjera. Dhe situata të observohet, të kontrollohet dhe të shikohet eventualisht edhe vendi ynë a mund të ketë këtë sëmundje, pasi që mundësia është që mund të vjen si rast i importuar”, shprehet Hamdi Ramadani – infektolog.

Si virus i zakonshëm, është ky virus në Azinë Jugore, Juglindore dhe në disa pjesë të Afrikës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Arrestohen pesë burra për sulm ndaj bashkëshortëve gjatë 24 orëve

Arrestohen dy persona të dyshuar për zjarrvënie

Haxhiu: Kujtimi për Selver Haradinajn mbetet i përhershëm, angazhimi ynë për siguri do të vazhdojë

Haxhiu: Kujtimi për Selver Haradinajn mbetet i përhershëm, angazhimi ynë për siguri do të vazhdojë

 Në botë bien çmimet e naftës, në Kosovë jo

 Në botë bien çmimet e naftës, në Kosovë jo

Kushtetuesja hap dyert, sfidohen me pyetje politike

Kushtetuesja hap dyert, sfidohen me pyetje politike

Formacionet zyrtare Barcelona – Atletico Madrid

Irani ndalon trafikun e cisternave në Ngushticën e Hormuzit pas sulmeve izraelite në Liban

Irani ndalon trafikun e cisternave në Ngushticën e Hormuzit pas sulmeve izraelite në Liban

 Në botë bien çmimet e naftës, në Kosovë jo

 Në botë bien çmimet e naftës, në Kosovë jo

Kushtetuesja hap dyert, sfidohen me pyetje politike

Kushtetuesja hap dyert, sfidohen me pyetje politike

Mbi 89 persona mbesin të vrarë, ndërsa Izraeli godet Libanin mbi 100 herë brenda ditës

Mbi 89 persona mbesin të vrarë, ndërsa Izraeli godet Libanin mbi 100 herë brenda ditës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën