TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Sa po i kushtojnë shtetit avokatët në Hagë?

Ministria e Drejtësisë ka njoftuar se deri më tani për mbrojtjen e të akuzuarve në Hagë janë shpenzuar mbi 32 milionë euro. Me më së shumti shpenzime prijnë katërshja e veteranëve të UÇK-së; Jakup Krasniqi, Rexhepi Selimi, Kadri Veseli dhe Hashim Thaçi.

by Shpat Blakcori
8 muaj ago
0 0
A A

Që kur ka nisur procesi gjyqësor në Hagë ndaj veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me miliona euro janë shpenzuar nga buxhetit i shtetit për mbrojtjen dhe për familjarët e të akuzuarve pranë Dhomave të Specializuara.

Me më së shumti me shpenzime prijnë katërshja; Jakup Krasniqi, Rexhepi Selimi, Kadri Veseli dhe Hashim Thaçi.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Drejtësisë, mbi 20 milionë euro kanë kushtuar ekipet e mbrojtjes së ish krerëve të UÇK-së.
Me miliona euro nga arkat e shtetit janë dhënë edhe për avokatët e të akuzuarve të tjerë ndërsa të gjitha shpenzimet prekin shifrën e 32,944,287.80 €(tridhjetë e dy milion e nëntëqind e dyzet e katër mijë e dyqind e tetëdhjetë e shtatë euro e tetëdhjetë cent).

Ndonëse shteti ka dhënë me miliona euro për ekipet e mbrojtjes, veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinaj, thotë se gjatë kohës sa ai ka qenë në proces gjyqësor është përballur më vështirësi financiare.

“Unë nuk jam i kënaqur me angazhimin e institucioneve për veteranët e Ushtrisë Çlirimtare. Këtu nuk ka të bëjë vetëm për pagesat e mbrojtjes sepse shteti do duhej angazhohej edhe në monitorimin e kësaj gjykate. Në shumë raste avokati im edhe të tjerët kanë bërë ankesa deri tek kryeministri për çështjen e pagesave”, ka thënë Haradinaj.
Tutje, Haradinaj tha se nuk duhet të bëhet propagandë me çështjen e pagesave sepse sipas tij liria nuk ka çmim.

Në anën tjetër nga Ministria e Drejtësisë kanë bërë të ditur se do të vazhdojnë t’i kryejnë pagesat në mënyrë të rregullt në përputhje me marrëveshjet valide ne fuqi.

Ndryshe, në gusht të vitit 2015, Kuvendi i Kosovës mes tjerash kishte miratuar një ligj, sipas të cilit, çdo i akuzuar potencial nga Dhomat e Specializuara ka të drejtën për ndihmë financiare dhe mbulim të shpenzimeve të mbrojtjes.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Bytyqi për krizën e presidentit: Ata që mungojnë në sallë janë përgjegjës për situatën

Bytyqi për krizën e presidentit: Ata që mungojnë në sallë janë përgjegjës për situatën

Gazetari Haliti nga Austria jep detaje për tragjedinë në Vjenë: Katër persona humbën jetën, një tjetër në gjendje të rëndë

Gazetari Haliti nga Austria jep detaje për tragjedinë në Vjenë: Katër persona humbën jetën, një tjetër në gjendje të rëndë

Gjendet pa shenja jete një person në Obiliq

​Arrestohet i dyshuarin për pastrim parash në vlerë mbi 2 milion euro

Polici serb i arrestuar në Kosovë dyshohet për spiunazh për BIA-n, iu gjetën dokumente të IPA-s

Aksident fatal në Skenderaj, humb jetën një këmbësor 74-vjeçar

Ballkani forcon mesfushën me një boshnjak

Ballkani forcon mesfushën me një boshnjak

Bytyqi për krizën e presidentit: Ata që mungojnë në sallë janë përgjegjës për situatën

Bytyqi për krizën e presidentit: Ata që mungojnë në sallë janë përgjegjës për situatën

Gazetari Haliti nga Austria jep detaje për tragjedinë në Vjenë: Katër persona humbën jetën, një tjetër në gjendje të rëndë

Gazetari Haliti nga Austria jep detaje për tragjedinë në Vjenë: Katër persona humbën jetën, një tjetër në gjendje të rëndë

E pazakontë: Senegalit i hiqet titulli, Maroku kampion i Kupës së Afrikës

E pazakontë: Senegalit i hiqet titulli, Maroku kampion i Kupës së Afrikës

Parisi pa telashe në çerekfinale të Ligës së Kampionëve

Parisi pa telashe në çerekfinale të Ligës së Kampionëve

“Info Nata”- 17.03.2026

“Info Nata”- 17.03.2026

Arsenali eliminon Leverkusenin, vazhdon në Champions

Arsenali eliminon Leverkusenin, vazhdon në Champions

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën