TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

​Sa janë të realizueshme zotimet e partive në fushatë?

by TËVË 1
2 javë ago
0
A A
​Sa janë të realizueshme zotimet e partive në fushatë?

Premtimet për rritje të pagave janë shndërruar në një nga temat kryesore të fushatës për zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit, por sipas njohësve politikë, ato po mbeten kryesisht megalomane dhe të pambështetura në analiza reale ekonomike. LVV, PDK, LDK dhe AAK, ndër premtimet kryesore të paraqitura në këtë fillim të fushatës, kanë pagën e trembëdhjetë, rritjen e pagës për 50 për qind në sektorin publik, dyfishimin e pensioneve dhe rritjen e pagës minimale. Mirëpo, sipas njohësve, këto premtime po përdoren si mjet për të tërhequr vëmendjen e votuesve, pa pasur një plan të qartë se si këto zotime do të realizohen.

Hulumtuesja në Grupin për Studime Juridike dhe Politike, Arbëreshë Loxha, thotë për KosovaPress, se partitë politike nuk po prezantojnë programe të mirëfillta që paraqesin perspektivë të qartë zhvillimore dhe të mirëmenaxhuar.

Sipas saj, qytetarët më shumë po votojnë për bartës të listës zgjedhore dhe jo kushtimisht për një plan të qartë politik.

“Në përgjithësi partitë politike nuk është se kanë prezantuar programe të mirëfillta, nëse mund të them, për faktin se nuk kanë prezantuar një perspektivë të qartë zhvillimore dhe të mirëmenaxhuar. Por në përgjithësi kanë qenë me premtime të cilat kanë qenë sporadike në fusha të ndryshme, pa një ndërlidhje të qartë. Po ashtu, premtime kryesisht megalomane, të cilat në përgjithësi qytetarët kanë dashur t’i dëgjojnë. Kryesisht është votuar për bartës të listës, njerëz të rëndësishëm në parti, por jo kushtimisht për një plan të qartë politik”, thotë ajo.

Në anën tjetër, analisti politik Avni Arifi thotë për KosovaPress, se në këtë parafushatë PDK dhe LDK e kanë orientuar kauzën e tyre më shumë në çështje ekonomike, kurse sipas tij, AAK-ja është fokusuar në çështje të sigurisë.

Megjithëse në Lëvizjen Vetëvendosje kanë prezantuar programin qeverisës, ku mes tjerash zotohet për investime në siguri në vlerë 1 miliard euro, ngritje të pagës mesatare në sektorin publik në 1 mijë euro, rritje të pensioneve dhe pagës minimale, Arifi thekson se për LVV-në më shumë votohet për liderin, Albin Kurtin.

“Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kryesisht e kanë më të orientuar në ekonomi. Kryesisht është ekonomia, ndoshta ka të bëjë edhe me faktin se dy bartësit e listave janë ekonomistë. Prandaj mundemi me konkludu që fokusi i tyre do të jetë zhvillimi ekonomik, që është shumë i rëndësishëm për Kosovën, ku kemi ngecje serioze. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës gjithashtu po mbështetet në ato elemente që i ka në temat e sigurisë”, potencon ai.

Ndërkaq, Loxha nga GLSP thotë se edhe premtimet për rritje të pagave nuk janë mirë të llogaritura në kuptimin e impaktit buxhetor dhe ekonomik.

Sipas saj, edhe në të kaluarën rritjet e pagave nuk kanë qenë domosdoshmërisht në përputhje me trendin e zhvillimit ekonomik të vendit apo me kriteret që Kosova duhet t’i plotësojë në kuadër të obligimeve ndërkombëtare, përfshirë marrëveshjet me Fondin Monetar Ndërkombëtar.

“Kryesisht edhe në të kaluarën pagat janë rritur, ose kurdo që janë rritur, jo domosdoshmërisht kanë qenë në përputhje me trendin e zhvillimit ekonomik ose me kriteret të cilat Kosova duhet t’i plotësojë në përmbushje të obligimeve të saja ose dakordimeve me FMN-në. Këto premtime nuk është që janë mirë të llogaritura, si në kuptimin e impaktit buxhetor, po ashtu edhe në atë ekonomik. Shumica janë premtime që po bëhen për të marrë vëmendjen e votuesve dhe për të përfituar në kuptimin elektoral”, deklaron Loxha.

Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit po merr pjesë edhe Nisma Socialdemokrate. Në bazë të deklaratave publike të tyre, fokusi i tyre është kalimi i pragut zgjedhor dhe bashkimi me Grupin Parlamentar të PDK-së në legjislaturën e ardhshme.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mbahen më 28 dhjetor.

Tags: partite politikepremtimetTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Kosova heq tarifën ndaj produkteve amerikane, mirëpritet vendimi

Qeveria ndan 10 mijë euro mbështetje për varrimin e Dacit

Numërohet mbi 95% e votave për deputetë

Numërohet mbi 95% e votave për deputetë

Vdes fëmija dyvjeçar në Maqedoni që u godit në kokë nga një copë metali natën e Vitit të Ri

Vdes fëmija dyvjeçar në Maqedoni që u godit në kokë nga një copë metali natën e Vitit të Ri

Varroset me nderime shtetërore, Nexhat Daci

Varroset me nderime shtetërore, Nexhat Daci

Jemen, forcat qeveritare marrin kampin e rëndësishëm ushtarak në provincën

Jemen, forcat qeveritare marrin kampin e rëndësishëm ushtarak në provincën

Xhaka ndër mesfushorët e pazëvendësueshëm në Angli

Xhaka me fjalë të mëdha për ekipin pas barazimit me Cityn

Kosova heq tarifën ndaj produkteve amerikane, mirëpritet vendimi

Qeveria ndan 10 mijë euro mbështetje për varrimin e Dacit

Turqia arreston 18 të dyshuar si anëtarë të ISIS-it në bastisjet e reja

Turqia arreston 18 të dyshuar si anëtarë të ISIS-it në bastisjet e reja

Numërohet mbi 95% e votave për deputetë

Numërohet mbi 95% e votave për deputetë

Vdes fëmija dyvjeçar në Maqedoni që u godit në kokë nga një copë metali natën e Vitit të Ri

Vdes fëmija dyvjeçar në Maqedoni që u godit në kokë nga një copë metali natën e Vitit të Ri

Varroset me nderime shtetërore, Nexhat Daci

Varroset me nderime shtetërore, Nexhat Daci

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën