TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Sa gra dhe sa burra pësuan dhunë në familje gjatë 2025?

Dhuna në familje vazhdon të mbetet një fenomen për prek hyn nëpër shtëpitë e kosovarëve. Përgjatë dhjetë muajve të 2025, 1897 gra dhe 527 burra u bën viktima të dhunës në familje.

by Florijeta Dernjani
2 muaj ago
2 0
A A

Shtëpia vazhdon të mos jetë hapësira më e sigurt për të gjithë.

Brenda mureve të shtëpisë, 2 mijë e 429 persona përjetuan tmerrin e dhunës.

Me dhunë në familje u përballën 1897 gra dhe 527 burra.

Mirëpo, këto shifra janë vetëm për dhjetë muajt e vitit 2025.

“Në periudhën janar – tetor 2025, janë raportuar 2429 raste të dhunës në familje. Nga këto raste të dhunës, kanë qenë 1897 viktima gra dhe 527 viktima burra. Për këto raste numri i të arrestuarve është 1857, kurse numri i të ndaluarve për 48 orë është 702 persona”, thuhet nga Policia e Kosovës.

Dhuna në familje, si forma më e shpeshtë e dhunës në Kosovë, vlerësohet se vjen si pasojë e mosveprimeve dhe mungesës së drejtësisë.

“Pasojë e moszbatimit të vendimeve gjyqësore apo në vonimin e marrjes së masave mbrojtëse ndaj viktimave. Pra, edhe kur është marrë masa mbrojtëse nuk ka pasur sistem monitorues apo përcjellës ndaj atij që ka paraqitur rrezik dhe për këtë arsye kemi pasur dhunë në familje”, thotë Bexhet Shala nga KMDLNj.

Pavarësisht kësaj, duarkryq nuk kanë qëndruar organet e ndjekjes.

Gjatë nëntë muajve të këtij viti, për 1024 persona Prokuroritë kanë ngritur aktakuzë për veprën penale “dhunë në familje”.

“Numri i rasteve të reja të  veprës penale “dhunë në familje”, ku kryerësit e veprës janë të moshës madhore është 2332 raste, me 2813 persona. Për 1024 persona është ngritur aktakuzë e drejtpërdrejtë; për 857 persona është ngritur aktakuzë pas procedurës hetimore; për 307 persona është hedhur kallëzimi penal”, thuhet nga Këshilli Prokurorial i Kosovës.

Dhunë në familje, gjatë këtij viti shkaktuan edhe persona të mitur, ndaj të cilëve poashtu u morën masa.

“Numri i rasteve të reja të veprës penale “dhunë në familje” ku kryerësit e veprës janë persona të mitur është 122 raste, me 163 persona. Për 38 prej tyre prokurori ka vendosur të mos fillojë procedurë përgatitore – parimi i opurtunitetit; për 15 persona është shqiptuar masa e diversitetit; për 52 persona është shqiptuar masa e mbikëqyrjes së shtuar”.

Për këtë lloj të veprës penale, shtrohet nevoja për rishikim të politikave ndëshkimore.

“Nuk do mend që duhet rishikuar edhe politikat ndëshkimore, sepse për fat të keq rezulton se një numër jo pak i kryerësve të këtyre veprave po rezulton të jenë recidivist, që nënkupton se shkalla, respektivisht lartësia e dënimit nuk e ka arritë mjaftueshëm qëllimin si të riedukimit, risocializimit të personit në fjalë, por natyrisht njëra prej elementeve bazë dhe shumë të rëndësishme që qëllimi i dënimit është parandalimi që qoftë personi ose të tjerët të mos kryejnë vepra”, deklaroi avokati Ardian Bajraktari.

Nga dhjetori i vitit 2024, ka filluar së implementuari edhe mbikëqyrja elektronike të urdhrave mbrojtës, kryesisht për kryerësit e veprës penale të dhunës në familje.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Dënohen me 22 vjet burgim Kostiq dhe Milloviq për krime lufte

Dënohen me 22 vjet burgim Kostiq dhe Milloviq për krime lufte

OEK: Më 5 nëntor seanca gjyqësore për padinë ndaj ZRrE-së

Oda Ekonomike e Kosovës kërkon masa për të frenuar rritjen e çmimeve të naftës

Haxhiu: Kosova ndodhet në një momentum kyç ku duhet adresuar sfidat e procesit të drejtësisë tranzicionale

Haxhiu: Humbja e tre kosovarëve në Vjenë, dhimbje për gjithë vendin

Vrasja e zyrtarit policor në Kaçanik, Prokuroria sot do të mbajë konferencë për media

Ngrihet aktakuzë ndaj katër personave për falsifikim të rezultateve të votimit në zgjedhjet e 28 dhjetorit

Dënohen me 22 vjet burgim Kostiq dhe Milloviq për krime lufte

Dënohen me 22 vjet burgim Kostiq dhe Milloviq për krime lufte

Përfundojnë baras pjesët e para të tri ndeshjeve të Superligës

Përfundojnë baras pjesët e para të tri ndeshjeve të Superligës

Serbia bën ushtrime me NATO-n, por blen raketa nga Kina

Serbia bën ushtrime me NATO-n, por blen raketa nga Kina

OEK: Më 5 nëntor seanca gjyqësore për padinë ndaj ZRrE-së

Oda Ekonomike e Kosovës kërkon masa për të frenuar rritjen e çmimeve të naftës

Haxhiu: Kosova ndodhet në një momentum kyç ku duhet adresuar sfidat e procesit të drejtësisë tranzicionale

Haxhiu: Humbja e tre kosovarëve në Vjenë, dhimbje për gjithë vendin

Kreshnik Hajrizi shpallet më i miri i xhiros në Zvicër

Kreshnik Hajrizi shpallet më i miri i xhiros në Zvicër

Vrasja e zyrtarit policor në Kaçanik, Prokuroria sot do të mbajë konferencë për media

Ngrihet aktakuzë ndaj katër personave për falsifikim të rezultateve të votimit në zgjedhjet e 28 dhjetorit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën