TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Sa e dëmton shëndetin e zemrës përdorimi i sheqerit të tepërt?

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Sa e dëmton shëndetin e zemrës përdorimi i sheqerit të tepërt?

Sipas një studimi të ri, edhe konsumimi i vetëm dy gotave me pije me sheqer të shtuar, rrit rrezikun nga sëmundjet e zemrës.

Këto pije thuhet se ndikojnë keq edhe te personat që bëjnë ushtrime rregullisht.

Sheqeri i tepërt rrit rrezikun nga inflamacionet dhe mbipesha, faktorë këta që janë të rrezikshëm për shëndetin kardiovaskular, raporton MedicalNewsToday.

Ekspertët bëjnë thirrje për ndërprerjen e konsumimit të pijeve me sheqer të shtuar, duke i zëvendësuar ato me ujë apo çaj pa sheqer.

Sipas studimit, gjetjet e të cilit anë publikuar në “The American Journal of Clinical Nutrition”, ushtrimet nuk luajnë rol në shëndetin kardiovaskular, nëse personi që ushtron konsumon edhe pije me sheqer të shtuar, qoftë edhe rrallë herë.

Studiuesit analizuan të dhënat shëndetësore të 100 mijë personave për 30 vjet.

Rezultatet treguan se personat që konsumonin pije me sheqer të shtuar dy herë në javë e më shumë, shfaqën mundësi më të mëdha për zhvillimin e sëmundjeve të zemrës, ani pse bënin rregullisht ushtrime. Ndërsa tek ata që konsumonin për çdo ditë këto lloj pijesh, rreziku ishte edhe më i madh.

Edhe nëse këta persona angazhoheshin në aktivitete fizike për 150 minuta në ditë nuk e zvogëlonin rrezikun që vinte nga pijet me sheqer.

“Këto pije ndikojnë shumë keq te shëndeti kardiovaskular duke mbyllur venat e gjakut … duke rezultuar me arterosklerozë në arteriet më të rëndësishme të trupit, si ato koronare dhe arteret e trurit”, ka thënë kardiologu Hosam Hmoud, i cili nuk ishte i përfshirë në studim.

Ai gjithashtu ka treguar së këto pije ndikojnë për të keq te mikrobet e mira që gjenden në stomakun e njeriut, duke shkaktuar sëmundje të rrezikshme si diabeti, sëmundjet e zemrës dhe kanceri.

Përderisa ushtrimet zvogëlojnë rrezikun nga zhvillimi i sëmundjeve të zemrës, pijet me sheqer të shtuar kanë fuqi të rrisin rrezikun nga sëmundje të ndryshme.

Pavarësisht ushtrimeve, sheqeri dhe ëmbëltuesit artificialë i shkaktojnë trupit shumë dëme, të cilat mund të mos riparohen me aktivitet fizik të shtuar.

Sheqeri i tepërt mund t’i ngurtësojë arteriet në trup, gjë që konsiderohet të jetë tejet e rrezikshme.

“Pijet e ëmbla rrisin nivelin e tri-glicerideve në gjak, një tip yndyre që qarkullon në gjak, e cila rrit rrezikun nga sëmundjet kardiovaskulare duke ngurtësuar arterie me kalimin e kohës”, ka thënë doktoresha Brooke Aggarwal nga spitali kardiologjik në Kolumbi.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Çfarë duhet të pini në mëngjes për të humbur peshë

Çfarë duhet të pini në mëngjes për të humbur peshë

Cilat janë përfitimet e portokallit për shëndetin?

Cilat janë përfitimet e portokallit për shëndetin?

4 shenja të çuditshme që tregojnë se po plakeni

4 shenja të çuditshme që tregojnë se po plakeni

6 ushqime që luftojnë kapsllëkun

6 ushqime që luftojnë kapsllëkun

RTK në grevë nga e hëna

RTK në grevë nga e hëna

Gol historik i Lewandowskit në Camp Nou

Gol historik i Lewandowskit në Camp Nou

Vushtrria kampione vjeshtore e Ligës së Parë, në futboll

Vushtrria kampione vjeshtore e Ligës së Parë, në futboll

Një muaj paraburgim ndaj serbit që sulmoi KFOR-in në Zveçan

Një muaj paraburgim ndaj personit që iu gjetën 120 kilogramë marihuanë

Hoxha i pandalshëm, shënon dy gola për Dinamo Zagreb

Hoxha i pandalshëm, shënon dy gola për Dinamo Zagreb

​Rënia e kriptovalutave gati të mbarojë? Arsyet kryesore për një rritje të re

​Rënia e kriptovalutave gati të mbarojë? Arsyet kryesore për një rritje të re

FIFA ka përjashtuar tri vende nga Kupa e Botës për ‘arsye politike

FIFA ka përjashtuar tri vende nga Kupa e Botës për ‘arsye politike

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën