TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Rutte siguron që NATO s’largohet nga Kosova

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, në kuadër të vizitës zyrtare në Prishtinë dha mesazhe të qarta se NATO-ja është e përkushtuar për të ofruar siguri dhe stabilitet në Kosovë. Ai mes tjerash kërkoi që të ketë progres në dialog mes Kosovës dhe Serbisë ku tha se ka nevojë për kompromise.

by Shpat Blakcori
10 muaj ago
1 1
A A

Këmba e njeriut më të fuqishëm ushtarak në botë shkeli në martën në kryeqytetin kosovar.

Shefi i aleancës veri-atlantike, Mark Rutte u prit me nderimet më të larta shtetërore në Presidencë.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, gjatë takimit me presidenten Osmani siguroi se kontingjenti i trupave evropiane në misionin e KFOR-it nuk do të lëvizë nga republika.

“Jemi të gatshëm t’i përgjigjemi çfarëdo zhvillimi të sigurisë. Dhe në këtë kuptim shpresojmë të shohim bashkëpunim edhe më të thellë në mes të institucioneve të Kosovës dhe KFOR-it. NATO-ja do të vazhdojë të luajë rolin e vet në mandatin e vet për sigurinë e të gjithëve”.

Kurse e para e shtetit, Vjosa Osmani, në prani të Ruttes e bëri të qartë se synimi strategjik i Kosovës është anëtarësimi në NATO.

“Synimi ynë strategjik për anëtarësim në NATO nuk është thjeshtë një interes shtetëror i yni, por edhe një domosdoshmëri strategjike për paqen në rajon dhe gjithë kontinentin evropian. Ne duam që të thellojmë partneritetin tonë me NATO-n duke zhvilluar çdo ditë e më shumë ushtrinë tonë, Forcën e Sigurisë së Kosovës, në një forcë bashkëkohore, profesionale dhe ndërvepruese  me forcat partnere në shërbim të paqes, stabilitetit dhe sigurisë kudo në botë”, ka deklaruar Osmani.

Në këtë konferencë për medie u fol edhe për dialogun me Serbinë.

Rutte qartazi tha se për të ecur përpara palët duhet të jenë të gatshme për kompromise në kuadër të bisedimeve.

“NATO-ja do të vazhdojë të mbështesë plotësisht normalizimin e marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës, udhëhequr nga BE-ja. Për ta shtyrë përpara këtë dialog, të dyja palët duhet të shfaqin fleksibilitet, të bëjnë kompromise të duhura dhe të fokusohen në dobitë afatgjate. E kuptoj plotësisht që kjo kërkon vendime të vështira, por duhet të shohim pamje më të gjerë”, tha Rutte.

Ndërkaq Osmani akuzoi Serbinë se po vazhdon të minojë përpjekjet për paqe në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Jemi të vetëdijshëm për sfidat dhe kërcënimet për sigurinë e Kosovës dhe rajonit. Serbia fatkeqësisht vazhdon të minojë përpjekjet për paqe dhe stabilitet dhe përmes veprimeve hibride, grupeve kriminale dhe propagandës së vazhdueshme e mbështetur edhe nga Rusia. Beogradi po synon të destabilizoj jo vetëm Kosovën por edhe rajonin”.

Pas konferencës me Osmani, Rutte zhvilloi takim edhe me kryeministrin e vendit, Albin Kurti.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ishte i zhdukur nga 2 janari, Policia njofton se është gjetur 17-vjeçari nga Gjilani

Ishte i zhdukur nga 2 janari, Policia njofton se është gjetur 17-vjeçari nga Gjilani

Haliti: Presidenti i ri duhet të jetë nga PDK-ja

Haliti: Presidenti i ri duhet të jetë nga PDK-ja

Haliti: Projekti për fitore nuk funksionoi, përgjegjësia kolektive

Haliti: Projekti për fitore nuk funksionoi, përgjegjësia kolektive

KEK: Ndalet përkohësisht Njësia A3 e KEK-ut, sistemi elektroenergjetik mbetet i qëndrueshëm

Emisioni “Info Nata” 16.01.206

Emisioni “Info Nata” 16.01.206

Emisioni “Këndi i Debatit” 16.01.2026

Emisioni “Këndi i Debatit” 16.01.2026

KEK: Ndalet përkohësisht Njësia A3 e KEK-ut, sistemi elektroenergjetik mbetet i qëndrueshëm

KEK: Ndalet përkohësisht Njësia A3 e KEK-ut, sistemi elektroenergjetik mbetet i qëndrueshëm

Vdekja e dy personave brenda viles në Pejë, Prokuroria: Janë siguruar prova e identifikuar dëshmitarë

Një fëmijë goditet nga vetura në Mitrovicë, dërgohet në QKUK

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën