TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Rutte: NATO është gati për t’iu përgjigjur çfarëdo zhvillimi të sigurisë

by TËVË 1
1 vit ago
2
A A
Rutte: NATO është gati për t’iu përgjigjur çfarëdo zhvillimi të sigurisë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pas takimit me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani është deklaruar për media.

Rutte ka deklaruar zotim nga NATO-ja që është e përkushtuar për stabilitet e paqe në Kosovë, si dhe për një rajon të qëndrueshëm.

“Prania këtu sot është një demonstrim krejt i qartë i përkushtimit të palëkundur të NATO-s për siguri afatgjate në Kosovë dhe pastaj për stabilitetin e rajonit. Sapo patëm një diskutim të frytshëm sa i përket gjendjes së sigurisë këtu në Kosovë si dhe në rajon. NATO-ja ka mbështetur paqen e stabilitetin në Ballkanin Perendëimor, por tashmë e 30 vjet më radhë. Përkushtimi i NATO-s mbetet i qëndrueshëm edhe sot i udhëhequr nga KFOR-i, që është misioni më afatgjatë dhe më i madh në lidershqip e shkëlqyeshëm nga gjenerali Enrico Borduani. Trupat tanë të KFOR-it punojnë pa pushim për të siguruar një ambient me rend e siguri për të gjithë popullin e pakicat që jetojnë në Kosovë me përputhje me mandatin e OKB-së për KFOR-it”, tha Rutte.

Ai deklaroi se NATO-ja është gati për t’iu përgjigjur çfarëdo zhvillimi të sigurisë. Ndërkohë, shpreson që bashkëpunimi mes institucioneve të Kosovës dhe KFOR-it të jetë edhe më i thellë.

“Jemi gati për t’iu përgjigjur çfarëdo zhvillimi të sigurisë, dhe në këtë kuptim shpresojmë të shohim një bashkëpunim edhe më të thellë midis institucioneve të Kosovës dhe KFOR-it në këtë drejtim. NATO-ja do të vazhdojë të luajë rolin e vetë, në mandatin e vetë”.

Ndërkaq, sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, foli edhe për dialogun mes Kosovës e Serbisë.

Ai tha se zgjidhja e vetme për t’i zgjidhur çështjet e pazgjidhura është politika, derisa theksoi se për ta çuar përpara dialogun duhet që të dyja palët të bëjnë kompromise si dhe të fokusohen në dobitë afatgjate.

“Stabiliteti në rajon varet nga të gjitha palët. Zgjidhja për një afat të gjatë është politika, në këtë drejtim NATO-ja do të vazhdojë të mbështesë plotësisht normalizimin e marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës, të udhëhequr nga BE. Kjo është e vetmja zgjidhje për t’i zgjidhur çështjet e pazgjidhura dhe për të siguruar të ardhme dhe stabilitet, duke siguruar të drejtat e të gjitha komuniteteve. Për ta çuar përpara këtë dialog të dyja palët duhet të shfaqin fleksibilitet, të bëjnë kompromis të duhur, dhe të fokusojnë në dobitë afatgjate. E kuptoj plotësisht që këto duhen vendime të vështira, por që do të duhet ta shohim atë pamje më të gjerë”, deklaroi ai./teve1.info/

Tags: KFORMark RutteSiguriaTeve1Vjosa Osmani
ShareTweet

Postime të ngjashme

Kusari-Lila: Gratë sot zotërojnë 18 për qind të bizneseve në Kosovë

Kusari-Lila: Gratë sot zotërojnë 18 për qind të bizneseve në Kosovë

LDK kritikon Qeverinë: Viti i ri shkollor e gjeti Kosovën të papërgatitur

Lushaku-Sadriu akuzon MASHT-in për dështim në mbrojtjen e integritetit të Testit të Maturës, kërkon dorëheqjen e Çekut

Zyrtari i lartë i OKB-së viziton Kosovën më 22–23 qershor, në fokus paqja

Zyrtari i lartë i OKB-së viziton Kosovën më 22–23 qershor, në fokus paqja

​Mujanoviq thirrje për më shumë trysni ndaj shteteve që s’e njohin Kosovën

Kurti në konferencën “She Rises 2026”: Fuqizimi ekonomik i grave forcon Kosovën

Kurti në konferencën “She Rises 2026”: Fuqizimi ekonomik i grave forcon Kosovën

​Rama: Në protestë njerëz nga Kosova, Maqedonia e ndërkombëtarë për “të shpëtuar Shqipërinë

​Rama: Në protestë njerëz nga Kosova, Maqedonia e ndërkombëtarë për “të shpëtuar Shqipërinë

Konfiskohen afro 18 kilogramë marihuanë në Kaçanik, arrestohen dy persona

Konfiskohen afro 18 kilogramë marihuanë në Kaçanik, arrestohen dy persona

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën