TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Rusia thotë se Ukraina e sulmoi me raketa amerikane me rreze të gjatë

by Tëvë1
11 muaj ago
0
A A
Rusia thotë se Ukraina e sulmoi me raketa amerikane me rreze të gjatë

Rusia ka thënë se Ukraina e ka goditur me raketa amerikane me rreze të gjatë, një ditë pasi Uashingtoni i ka dhënë leje për kryerje të sulmeve të tilla.

Ukraina ka përdorur Sistemin e Raketave Taktike Ushtarake (ATACMS) në sulmet në rajonin rus Brajansk këtë mëngjes, ka thënë Ministria e Mbrojtjes në Moskë.

Ushtria e Ukrainës ka konfirmuar më herët se e ka sulmuar një qendër municioni në Brajansk, mirëpo nuk ka treguar nëse i ka përdorur raketat me rreze të gjatë.

Pesë raketa janë rrëzuar dhe njëra është dëmtuar, dhe pjesët e saj kanë shkaktuar zjarr në një objekt ushtarak në rajon, është thënë në një deklaratë të ministrisë ruse.

Kjo është hera e parë që raketat me rreze të gjatë janë përdorur në territorin e Rusisë, dhe sulmet janë kryer pak pasi Uashingtoni është raportuar t’i ketë dhënë leje Ukrainës për t’i përdorur sistemet ATACMS në Rusi.

Të hënën, Moska ka thënë se çdo sulm i tillë do të nxiste “një përgjigje adekuate”.

Ministria e Jashtme e Rusisë ka thënë se sulmet janë nisur rreth orës 03:25 sipas kohës lokale.

Sipas saj, zjarri që është shkaktuar nga dëmtimi i njërës raketë është shuar shpejt dhe nuk ka viktima.

Më herët gjatë ditës, presidenti rus, Vladimir Putin i ka miratuar ndryshimet në doktrinën bërthamore të Rusisë, duke vendosur kushte të reja nën të cilat shteti mund të përdorë arsenalin e vet bërthamor.

Sipas doktrinës së re, secili sulm prej një shteti jobërthamor, që përkrahet nga një fuqi bërthamore, do të konsiderohet sulm i përbashkët ndaj Rusisë.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022.

Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./REL

ShareTweet

Postime të ngjashme

Tërmet në Shqipëri

Tërmet 7.4 i shkallës Rihter godet Filipinet, paralajmërim për cunami

Hamasi: Kemi marrë garanci se lufta ka përfunduar

Hamasi: Kemi marrë garanci se lufta ka përfunduar

Shqiptarët synojnë Butelin

Shqiptarët synojnë Butelin

Kombet arabe dhe evropiane takohen në Paris për të diskutuar planin e Trump për Gazën

Kombet arabe dhe evropiane takohen në Paris për të diskutuar planin e Trump për Gazën

Në Prishtinë mbahet Kongresi Ndërkombëtar për kancerin e gjirit

Në Prishtinë mbahet Kongresi Ndërkombëtar për kancerin e gjirit

Rinia, më e prekura nga problemet me shendetin mendor

Rinia, më e prekura nga problemet me shendetin mendor

Çka presin gjilanasit nga këto zgjedhje?

Çka presin gjilanasit nga këto zgjedhje?

Shqiptarët në Maqedoni të Veriut mirëpresin kandidimin e Isamedin Azizit

Shqiptarët në Maqedoni të Veriut mirëpresin kandidimin e Isamedin Azizit

​Haradinaj: Vetëm Kurti i zbuloi armikut çfarë dronë kanë ardhur, asnjë njeri normal nuk e bën këtë

​Haradinaj: Vetëm Kurti i zbuloi armikut çfarë dronë kanë ardhur, asnjë njeri normal nuk e bën këtë

Raportuese i Kosovës në PE: Ndërhyrja e Serbisë në zgjedhje është e qartë, synojnë përshkallëzimin e situatës

Raportuese i Kosovës në PE: Ndërhyrja e Serbisë në zgjedhje është e qartë, synojnë përshkallëzimin e situatës

Uran Ismaili: Prishtina meriton një qeverisje që punon për qytetarët, jo për premtime boshe

Uran Ismaili: Prishtina meriton një qeverisje që punon për qytetarët, jo për premtime boshe

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën