TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Rusia thotë se i rrëzoi tre dronë ukrainas afër Moskës

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Rusia thotë se i rrëzoi tre dronë ukrainas afër Moskës

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë (MMR) ka thënë të mërkurën se i ka rrëzuar tre dronë ukrainas në jugperëndim të Moskës, kryeqytetin rus që po përballet me një varg sulmesh ajrore së fundmi.

Ukraina sulmoi në orën 05:00, duke i përdorur “tri mjete ajrore pa pilot ndaj objekteve në rajonin Kaluga”, tha Ministria ruse në Telegram.

“Të gjithë dronët u vërejtën dhe u shkatërruan me kohë nga sistemet mbrojtëse ajrore të Rusisë”, tha MMR.

Guvernatori i Kalugas, Vladislav Shpasha, tha se dronët u rrëzuan në jug të rajonit, qindra kilometra larg jugperëndimit të Moskës.

“Nuk ka pasoja në njerëz dhe infrastrukturë”, tha Shapsha.

Ky sulm ajror është të paktën i pesti këtë muaj mbi rajonin Kaluga, të cilat Rusia thotë t’i ketë parandaluar.

Zyrtarët rusë thanë më herët se i kishin interceptuar sulmet me dronë në këtë rajon më 3, 7, 10 dhe 12 gusht.

Deri në sulmet e muajit të fundit, kryeqyteti rus dhe rrethinat e tij nuk ishin sulmuar gjatë luftës në Ukrainë, të cilën Rusia e nisi para më shumë se një viti.

Javën e kaluar, dy sulme me dronë ndodhën në qarkun financiar të Moskës, njëri prej të cilëve shkaktoi dëme të vogla në një ndërtesë të lartë biznesi. Në maj, disa dronë u rrëzuan pranë Kremlinit.

Më 30 korrik, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, paralajmëroi se lufta në Rusi po vinte.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Izraeli kërcënon të sulmojë trenat dhe hekurudhat e Iranit para se të skadojë afati i Trumpit

Izraeli kërcënon të sulmojë trenat dhe hekurudhat e Iranit para se të skadojë afati i Trumpit

Franca riafirmon angazhimin e saj në mbështetje të rimëkëmbjes së Sirisë

Franca kundërshton fuqishëm sulmet ndaj infrastrukturës në Iran

373 ushtarë amerikanë të plagosur në operacionin në Iran, thotë raporti

373 ushtarë amerikanë të plagosur në operacionin në Iran, thotë raporti

Fermerët në Shqipëri protestojnë pas heqjes së subvencionit të naftës

Fermerët në Shqipëri protestojnë pas heqjes së subvencionit të naftës

Sensacioni i Ligës së Kampionëve interesohet për portierin e Kosovës, Bodø/Glimt e kërkon Amir Shaipin

Sensacioni i Ligës së Kampionëve interesohet për portierin e Kosovës, Bodø/Glimt e kërkon Amir Shaipin

Gjendet pa shenja jete një femër në Pejë

Gjendet i vdekur një person në Llaushë të Skenderajt, rasti po hetohet

Conte paraqet kandidaturë për përzgjedhës të Italisë

Conte paraqet kandidaturë për përzgjedhës të Italisë

Basketboll, të mërkurën dihet kush bie nga Superliga

Basketboll, të mërkurën dihet kush bie nga Superliga

Klubi i madh brazilian nis punën për t’i marrë Shqipërisë trajnerin Sylvinho

Klubi i madh brazilian nis punën për t’i marrë Shqipërisë trajnerin Sylvinho

Futboll, të mërkurën gjysmëfinalet e para të Kupës së Kosovës

Futboll, të mërkurën gjysmëfinalet e para të Kupës së Kosovës

Ramsey vendos të pensionohet nga futbolli në moshën 35 vjeç

Ramsey vendos të pensionohet nga futbolli në moshën 35 vjeç

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën