TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Rusia sulmon infrastrukturën e energjisë të Ukrainës

by Tëvë1
4 muaj ago
0
A A
Rusia sulmon infrastrukturën e energjisë të Ukrainës

Rusia ka kryer një sulm të madh me dronë dhe raketa, duke goditur gjatë natës disa rajone të Ukrainës. Zyrtarët ukrainas thanë se caku kryesor i këtij sulmi ishin infrastruktura e energjisë dhe ndërtesat civile.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha më 8 nëntor se mbi 450 dronë dhe 45 raketa të llojeve të ndryshme u lëshuan nga Rusia, duke thënë se sulmi kishte për shënjestër jetën normale, ndërtesat e banimit dhe të energjisë si dhe infrastrukturën.

“Për çdo sulm që Moska kryen ndaj sistemit tonë të energjisë është një përpjekje për të dëmtuar njerëzit e zakonshmen para dimrit dhe duhet të ketë një përgjigje me sanksione ndaj të gjithë sektorit energjetik rus, pa përjashtim”, shkroi Zelensky në Telegram, duke bërë thirrje për rritje të presionit ndërkombëtar ndaj Kremlinit.

Ndikimet rajonale përfshijnë ndërprerje emergjente të energjisë në rajonin e Poltavës, sipas një orari të përcaktuar nga Ukrenergo, me Kremençukun që raportoi një ndërprerje totale të energjisë dhe hapjen e qendrave të përkohshme publike ku ofrohet ngrohje, energji internet dhe ndihmë bazike.

Në Harkiv u pezullua shërbimi i metrosë dhe pati ndërprerje të energjisë elektrike dhe ujit, transporti elektrik u zëvendësua me autobusë, dhe u hapën qendra ku u ofrohet ngrohje banorëve. Operacionet hekurudhore raportohet se u ndërprenë në mënyrë të konsiderueshme në rajonin e Poltavës.

Sa i përket dëmeve ndaj civilëve, është raportuar për një sulm rus me dronë në një ndërtesë banimi nëntë katëshe, ku janë shkatërruar dy kate dhe të paktën dy persona janë vrarë.

“Duhet një vendim evropian mbi asetet e ngrira të Rusisë, sanksione shtesë, mbështetje dhe forcim të mbrojtjes së Ukrainës”, tha Zelensky.

Kievi i ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara që ta furnizojnë me raketa Tomahawk – që kanë rreze të gjatë veprimi – në mënyrë që të godasë thellë brenda Rusisë, teksa Moska intensifikon sulmet ajrore ndaj qyteteve ukrainase. Por, presidenti amerikan, Donald Trump, ka sinjalizuar se nuk është i gatshëm të miratojë dërgesa të tilla.

Moska ka paralajmëruar Uashingtonin kundër dërgimit të Tomahawkëve, me Vladimir Putin që e quajti këtë lëvizje një “fazë krejt të re të përshkallëzimit” në marrëdhëniet SHBA–Rusi.

Duke iu afruar vitit të katërt të luftës së përmasave të plota, Ukraina argumenton se Tomahawkët do të dobësonin përpjekjen ushtarake të Rusisë, duke goditur impiante nafte dhe energjie larg vijës së frontit.

Ndërkohë, Ukraina ka kryer sulme ndaj energjisë ruse brenda thellë territorit të Rusisë, duke përdorur dronë.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Vijon lirimi i hapësirave publike, Rama: Askush të mos mendojë se mund të ndërtojë pa leje

​Vijon lirimi i hapësirave publike, Rama: Askush të mos mendojë se mund të ndërtojë pa leje

Teherani raporton 460 të vrarë dhe 4.309 të plagosur që nga nisja e sulmeve SHBA-Izrael

Teherani raporton 460 të vrarë dhe 4.309 të plagosur që nga nisja e sulmeve SHBA-Izrael

Emiratet e Bashkuara Arabe raportojnë për sulme të reja nga Irani

Emiratet e Bashkuara Arabe raportojnë për sulme të reja nga Irani

Ushtria izraelite rrëzon një dron iranian mbi Sirinë jugore

Ushtria izraelite rrëzon një dron iranian mbi Sirinë jugore

Haxhiu takon ambasadorin Guerot, flasin për bashkëpunimin Kosovë-Francë

Haxhiu takon ambasadorin Guerot, flasin për bashkëpunimin Kosovë-Francë

Konjufca pret ambasadorin gjerman, flasin për dialogun dhe bashkëpunimin ekonomik

Konjufca pret ambasadorin gjerman, flasin për dialogun dhe bashkëpunimin ekonomik

Rrustemi: Dekreti i presidentes Osmani për shpërndarjen e Kuvendit, antikushtetues

Rrustemi: Dekreti i presidentes Osmani për shpërndarjen e Kuvendit, antikushtetues

Suspendohet një zyrtar korrektues në Dubravë, dyshohet se plagosi një person gjatë një konflikti

Suspendohet një zyrtar korrektues në Dubravë, dyshohet se plagosi një person gjatë një konflikti

Grenell i reagon Vjosa Osmanit: Po gënjen, bashkë me Kurtin keni qenë ekip katastrofal

Grenell i reagon Vjosa Osmanit: Po gënjen, bashkë me Kurtin keni qenë ekip katastrofal

10 vjet burgim dhe 30 mijë euro gjobë ndaj tre të akuzuarve për transportim e shitje të narkotikëve

Dhunimi i 11-vjeçares, ​12 vjet burgim njërit, nga 10 vjet burgim katër të akuzuarve të tjerë

Gjenden mbetje mortore në Rahovec, vazhdojnë gërmimet në lokacionin “Përzhina”

Gjenden mbetje mortore në Rahovec, vazhdojnë gërmimet në lokacionin “Përzhina”

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën