TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Rusia: Rrezik i jashtëzakonshëm nëse NATO çon trupa në Ukrainë

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Rusia: Rrezik i jashtëzakonshëm nëse NATO çon trupa në Ukrainë

Rusia tha se dërgimi i trupave të NATO-s në Ukrainë potencialisht do të përbënte një rrezik të madh, duke shtuar se Moska po vëzhgon me kujdes një peticion ukrainas për një ndërhyrje të tillë.

Peticioni, i publikuar në ueb-faqen e presidentit të Ukrainës, thuhet se Ukraina duhet t’i kërkojë Shteteve të Bashkuara, Britanisë dhe shteteve të tjera që të dërgojnë trupa për ta ndihmuar Kievin që të zmbrapsë pushtimin rus.

“Regjimi i Kievit është shumë i paparashikueshëm”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, kur u pyet për këtë çështje gjatë një konference për media më 8 maj.

“Ne vazhdimisht e kemi thënë se një ndërhyrje e drejtpërdrejtë në terren në këtë konflikt nga ushtritë e shteteve të NATO-s bart një rrezik të madh potencial. Prandaj, ne e konsiderojmë këtë si një provokim të madh dhe sigurisht po e vëzhgojmë situatën me shumë kujdes”, shtoi ai.

Është e paqartë nëse peticioni do të mbledhë votat e nevojshme – 25.000 – që kërkon në mënyrë që presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ta miratojë apo refuzojë. Deri mëngjesit e 8 majit, këtë peticion e kanë nënshkruar 1.594 persona.

NATO e ka mbështetur Ukrainën në luftë, duke i ofruar armë të fuqishme, përfshirë tanke dhe raketa me rreze të gjatë veprimi, por nuk ka ndërhyrë drejtpërdrejtë me trupa, diçka që presidenti amerikan, Joe Biden, dhe ai rus, Vladimir Putin, kanë paralajmëruar se do të çonte në një Luftë të Tretë Botërore.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka thënë se dërgimi i trupave perëndimore në Ukrainë “do të ishte legjitim” nëse Rusia do të kalonte vijat ukrainase të frontit dhe nëse Kievi do të kërkonte një gjë të tillë.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, tha më 8 maj se Rusia do të shënjestronte trupat franceze nëse ato do të dërgoheshin në Ukrainë, shtet që po përballet me pushtimin që Moska nisi më 2022.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Buldozerët izraelitë fillojnë rrënimin e selisë së UNRWA-së në Jerusalemin Lindor

Buldozerët izraelitë fillojnë rrënimin e selisë së UNRWA-së në Jerusalemin Lindor

Spanja nis 3 ditë zie për aksidentin vdekjeprurës hekurudhor, numri i të vdekurve rritet në 41

Spanja nis 3 ditë zie për aksidentin vdekjeprurës hekurudhor, numri i të vdekurve rritet në 41

Rama: Dialogu Kosovë – Serbi i dështuar për shkak të formatit

Rama i kthen përgjigje Trumpit për të qenë pjesë e Bordit të Paqes

Trump publikon mesazhet private të Macron, kërcënon Francën me tarifë 200%

Trump publikon mesazhet private të Macron, kërcënon Francën me tarifë 200%

Prishtina pëson thellë në Manhcester

ENBL, Sigal Prishtina luan në Estoni

NBA, James kalon Jordanin, 40 pikë të tjera si 40-vjeçar

Lebron James nuk starton në “All-Star”

Kthehet në funksion njësia njësia B1 në termocentralin Kosova B

Njësitë B2 dhe A3 pritet të rikthehen në operim gjatë mbrëmjes

Rrëfimi i Kristjan Asllanit: “Torino është zgjedhja e duhur, i lumtur që u ribashkova me Ismajlin

Beshiktashi në garë për Asllanin

Buldozerët izraelitë fillojnë rrënimin e selisë së UNRWA-së në Jerusalemin Lindor

Buldozerët izraelitë fillojnë rrënimin e selisë së UNRWA-së në Jerusalemin Lindor

Peja dhe Prishtina me fitore në xhiron e 14-të

Basketboll, ndeshjet kthyese të Kupës së Kosovës

Temperaturat e larta rrisin kërkesën, KESCO po importon 1 milion euro energji elektrike në ditë

KESCO: Rritet konsumi i energjisë, mundësia për import e kufizuar

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën