TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Rusia raportohet se synon të rekrutojë 400.000 ushtarë këtë vit

by Tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Vladimir Putin – takim me Këshillin e Sigurimit

Rusia synon të kontraktojë 400.000 ushtarë të rinj këtë vit, për t’i forcuar forcat e saj që kanë pësuar humbje të mëdha në luftën në Ukrainë, tha Ministria e Mbrojtjes e Britanisë në një raport të përditësuar të inteligjencës.

Trupat ruse në Ukrainë përbëhen nga ushtarë me kontratë dhe disa rezervistë, të cilët janë mobilizuar në fund të vitit 2022, sipas inteligjencës britanike.

Ushtarëve të rekrutuar, të cilët nuk janë të përfshirë ligjërisht në luftë, u bëhet presion që të regjistrohen si ushtarë me kontratë dhe në këtë mënyrë të mund të dërgohen në vijën e parë të frontit.

“Rreth 150.000 ushtarë nga mosha 18 deri në 30 vjeç janë planifikuar të rekrutohen këtë pranverë. Ata do të shërbejnë për 12 muaj në të gjitha llojet e forcave të armatosura të Rusisë”, tha inteligjenca britanike.

Më 3 prill, zëdhënësi i Kremlinit, Dmytry Peskov, i mohoi zërat për planifikim të mobilizimeve shtesë në Rusi.

Rusia ka nisur pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

Sipas disa dokumenteve që kanë rrjedhur nga inteligjenca amerikane në dhjetor të vitit të kaluar, në Ukrainë janë vrarë ose plagosur 315.000 trupa ruse që nga fillimi i luftës.

Rusia besohet të ketë humbur edhe mijëra tanke dhe automjete luftarake të këmbësorisë.

Ekspertët amerikanë kanë vlerësuar në gusht të vitit të kaluar se 75.000 ushtarë ukrainas janë vrarë, nga 200.000 sa ka qenë forca fillestare luftarake.

Ukraina është krejtësisht e varur nga furnizimet me armë nga SHBA-ja dhe aleatët e tjerë perëndimorë, për të vazhduar luftën kundër Rusisë./REL

ShareTweet

Postime të ngjashme

Në Serbi kërkohet shkarkimi i ministres që tha se do ta spastronte etnikisht Kosovën

Në Serbi kërkohet shkarkimi i ministres që tha se do ta spastronte etnikisht Kosovën

Kos: Kur vendet e rajonit japin rezultate, edhe ne veprojmë

Mbyllja e kapitujve të parë, Kos: Moment historik për Shqipërinë

Temperaturat ekstreme në Gjermani, mijëra vdekje të regjistruara gjatë qershorit

Temperaturat ekstreme në Gjermani, mijëra vdekje të regjistruara gjatë qershorit

Trafiku i tankerëve në Ngushticën e Hormuzit pothuajse pranë ndalimit pas sulmeve të përsëritura SHBA-Iran

Trafiku i tankerëve në Ngushticën e Hormuzit pothuajse pranë ndalimit pas sulmeve të përsëritura SHBA-Iran

ATK del me njoftim për tatimpaguesit me borxhe, mund të përfitojnë zbritje të gjobave

​ATK u bën thirrje qiradhënësve të deklarojnë të ardhurat, paralajmëron masa ndaj shkelësve

​Premtimet e projektet ekonomike, Hoti akuzon për dështime Qeverinë Kurti

Hoti: Serbia po avancon me SHBA-në, Kosova po mbetet prapa

Jashari e Hargreaves pajtohen për vazhdimin e bashkëpunimit për zhvillimin e FSK-së

Jashari e Hargreaves pajtohen për vazhdimin e bashkëpunimit për zhvillimin e FSK-së

Në Serbi kërkohet shkarkimi i ministres që tha se do ta spastronte etnikisht Kosovën

Në Serbi kërkohet shkarkimi i ministres që tha se do ta spastronte etnikisht Kosovën

Kos: Kur vendet e rajonit japin rezultate, edhe ne veprojmë

Mbyllja e kapitujve të parë, Kos: Moment historik për Shqipërinë

Largoni dhimbjen e muskujve duke ngrënë shalqi

Largoni dhimbjen e muskujve duke ngrënë shalqi

Përgatisni në shtëpi dyllin e depilimit që s’e lë lëkurën të irrituar

Përgatisni në shtëpi dyllin e depilimit që s’e lë lëkurën të irrituar

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën