TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Rusia përgatitet për “betejën më të ashpër” në Herson

by Besarta Mehmeti
4 vjet ago
0
A A
Rusia përgatitet për “betejën më të ashpër” në Herson

Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase tha më 26 tetor se mbi 40 vendbanime u goditën nga sulmet ruse të kryera një ditë më parë.

Rusia ka përdorur kombinim të sulmeve ajrore, raketave dhe predhave për të goditur caqet ukrainase, tha Shtabi i Përgjithshëm në raportin e publikuar në mëngjes.

Në qytetin Dnipro, në Ukrainën qendrore, të paktën dy persona – përfshirë një grua shtatzënë – u vranë nga bombardimet ruse, tha guvernatori rajonal, Valentyn Reznichenlo

Një qytetin jugor të Hersonit, forcat ruse po përgatiten për “betejën më të ashpër”, tha Oleksiy Arestovych, këshilltar i presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Kundërofensiva ukrainase ka kthyer forcat ruse në rajon, ku kryeqytetit provincial i Hersonit ka qenë në duart e rusëve që nga ditët e para të pushtimit të Ukrainës që ka nisur tetë muaj më parë.

“Gjithçka është e qartë sa i përket Hersonit. Rusët po mbushin radhët, po forcojnë grupimet e tyre atje”, tha Arestovych përmes një video-mesazhi të publikuar në orët e vona të 25 tetorit.

Autoritetet e instaluara nga Rusia po evakuojnë banorët nga bregu lindor i Lumit Dnjepër, teksa forcat ruse po përgatiten që ta mbrojnë qytetin, tha ai.

“Kjo do të thotë se askush nuk po përgatitet që të tërhiqet. E kundërta, beteja më e ashpër do të ndodhë në Herson”, tha Arestovych.

Zelensky përsëri më 25 tetor u zotua se do të rimarrë qytetin e Hersonit, humbja e të cilit do të ishte një ngecje e madhe për presidentin rus, Vladimir Putin.

Një prej katër provincave ukrainase të pushtuara pjesërisht të pushtuara nga Rusia dhe që Putini ka pretenduar se i ka aneksuar, Hersoni është rajoni më i rëndësishëm strategjik. Hersoni është lidhja e vetme rrugore me Krimenë e aneksuar nga Moska./rel/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Sekretari i Mbrojtjes: Britania duhet të jetë gati për luftë brenda 1000 ditësh

Sekretari i Mbrojtjes: Britania duhet të jetë gati për luftë brenda 1000 ditësh

Tre palestinezë, përfshirë një fëmijë, vriten në sulmet e fundit izraelite në Gaza

Tre palestinezë, përfshirë një fëmijë, vriten në sulmet e fundit izraelite në Gaza

Begaj: Fitorja e shqiptarëve të Luginës së Preshevës është fitore e bashkimit

Begaj: Fitorja e shqiptarëve të Luginës së Preshevës është fitore e bashkimit

“Koalicioni Shqiptar” siguron dy mandate, në garë për të tretin

“Koalicioni Shqiptar” siguron dy mandate, në garë për të tretin

Nikçi: Viktima insistoi mbrëmë që të kthehet në shtëpi, u godit me të hyrë në shtëpi

Nikçi: Viktima insistoi mbrëmë që të kthehet në shtëpi, u godit me të hyrë në shtëpi

Tahiri kritikon vonesat në amendamentimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara

Tahiri kritikon vonesat në amendamentimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara

Albin Prapashtica shpallet “Ylli i Javës”

Albin Prapashtica shpallet “Ylli i Javës”

Gruaja nga Peja kërkoi mbrojtje para vrasjes, institucionet premtojnë hetim të plotë

Gruaja nga Peja kërkoi mbrojtje para vrasjes, institucionet premtojnë hetim të plotë

Tragjedia në Pejë, familjarët e Arlinda Zekajt nuk pranojnë të flasin për vrasjen

Tragjedia në Pejë, familjarët e Arlinda Zekajt nuk pranojnë të flasin për vrasjen

Sekretari i Mbrojtjes: Britania duhet të jetë gati për luftë brenda 1000 ditësh

Sekretari i Mbrojtjes: Britania duhet të jetë gati për luftë brenda 1000 ditësh

Adams i Rahovecit 029, sërish më i miri i xhiros

Adams i Rahovecit 029, sërish më i miri i xhiros

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën