TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Rusia kërkon plotësimin e të gjitha kushteve të saj në mënyrë që të arrihet marrëveshja e paqes

by teve1
2 vjet ago
13
A A
Rusia kërkon plotësimin e të gjitha kushteve të saj në mënyrë që të arrihet marrëveshja e paqes

Foto: AP

Presidenti Volodymyr Zelenskyy pritet të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë së Mynihut (MSC), ku lufta me Rusinë dhe mënyra për t’i dhënë fund asaj do të jenë në krye të axhendës, thanë organizatorët të hënën.

Këshilltari për sigurinë kombëtare të Trump, Mike Waltz, tha të dielën se diplomatë të lartë amerikanë do të jenë poashtu në Evropë këtë javë “duke biseduar për detajet se si t’i jepet fund kësaj lufte dhe kjo do të thotë t’i afrohen të dyja palëve në tryezë”.

Në një intervistë në NBC, Waltz tha se ekonomia ruse nuk po shkonte mirë dhe se Trump “është i përgatitur të takojë, të tarifojë dhe të sanksionojë” Moskën për ta çuar Putinin në tryezën e negociatave. Ai shtoi se administrata Trump po kërkon të përdorë angazhimet e kësaj jave për të filluar bisedimet për tërheqjen e një pjese të ndihmës së Shteteve të Bashkuara për Ukrainën dhe tha se aleatët evropianë do të duhet të marrin një rol më të madh në mbështetjen e Ukrainës.

Në ndërkohë, Zelenskyy ka thënë se plani i Donald Trump për një zgjidhje të shpejtë në Ukrainë duhet të përfshijë garanci sigurie. Në një intervistë për transmetuesin britanik ITV, Zelenskyy tha: “Nëse do të kisha kuptuar se Amerika dhe Evropa nuk do të na braktisin dhe do të na mbështesin dhe do të ofrojnë garanci sigurie, do të isha gati për çdo format për bisedime”.

Por, gazeta The Guardian ka raportuar se Moska ka thënë se ka kushtet e veta, ku në mënyrë që një marrëveshje e paqes të arrihet, zëvendësministri i jashtëm rus, Sergei Ryabkov thotë se të gjitha kushtet e presidentit Vladimir Putin për t’i dhënë fund konfliktit në Ukrainë duhet të plotësohen përpara se të jetë e mundur një zgjidhje.

Share2Tweet1

Postime të ngjashme

Rama: Protestat e dhunshme synojnë destabilizimin e Shqipërisë

Rama: Protestat e dhunshme synojnë destabilizimin e Shqipërisë

​Rama fton sërish protestuesit të dialogojnë

​Rama fton sërish protestuesit të dialogojnë

Sot dita e 12-të e protestës së studentëve në Tiranë, u bashkohen edhe pedagogët, mjekët, artistët e diaspora

Sot dita e 12-të e protestës së studentëve në Tiranë, u bashkohen edhe pedagogët, mjekët, artistët e diaspora

​Sot protestohet në disa qytete në Francë, mobilizohen 70 mijë policë dhe mbyllet Luvri

​Sot protestohet në disa qytete në Francë, mobilizohen 70 mijë policë dhe mbyllet Luvri

Rama: Protestat e dhunshme synojnë destabilizimin e Shqipërisë

Rama: Protestat e dhunshme synojnë destabilizimin e Shqipërisë

Vetëm 100 gramë ushqime ultra të përpunuara në ditë lidhen me rritje të rrezikut për sëmundje kronike

Vetëm 100 gramë ushqime ultra të përpunuara në ditë lidhen me rritje të rrezikut për sëmundje kronike

Një muaj paraburgim ndaj serbit që sulmoi KFOR-in në Zveçan

Prokuroria kërkon paraburgim për nëntë të dyshuar për mashtrim përmes Call Center në Prishtinë

Çitaku: Bandat kriminale kanë marrë zemër, ku është dora e shtetit?

Çitaku u bën thirrje shqiptarëve në Luginë të votojnë Koalicionin Shqiptar me numrin 17

Zeka: Kosova të përshpejtojë reformat dhe investimet, partneriteti strategjik me SHBA-në lidhet me detyrimet ndaj pakicave

Zeka: Kosova të përshpejtojë reformat dhe investimet, partneriteti strategjik me SHBA-në lidhet me detyrimet ndaj pakicave

​Kolgeci rrëfen si operoi dy policët e plagosur në veri: Përgjegjësia ishte shumë e madhe

​Kolgeci rrëfen si operoi dy policët e plagosur në veri: Përgjegjësia ishte shumë e madhe

Presidentja Shiroka-Pula kthen në Kuvend për rishqyrtim ndryshimet në Ligjin për Specialen

Shiroka-Pula u bën thirrje shqiptarëve nga Presheva, Medvegja e Bujanoci të votojnë në zgjedhjet në Serbi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën