TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Rusia ia zvogëloi Ukrainës kapacitetet për rrymë 

by Tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Rusia ia zvogëloi Ukrainës kapacitetet për rrymë 

Miliona ukrainas mbetën pa energji elektrike në vitin 2024, pasi Rusia i intensifikoi sulmet kundër infrastrukturës energjetike të Ukrainës.

Ky vend kërkoi një takim të jashtëzakonshëm të Bordit të Guvernatorëve të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore (IAEA), i cili u mbajt më 12 dhjetor, në përgjigje të sulmeve ruse.

Me këtë rast, shefi i IAEA-s, Rafael Grossi, e dënoi një sulm me dron që shkatërroi një makinë të agjencisë në Ukrainë, në fillim të kësaj jave, duke thënë se sulmi “kishte qëllim të qartë për të shkaktuar dëme”.

Ndryshimi i taktikave

Prej se Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022, u regjistruan mbi 1.000 sulme.

Në vitin e parë të luftës, ato kishin në shënjestër rrjetin e shpërndarjes së rrymës, për të kaluar këtë vit direkt në objektet e prodhimit.

Para vitit 2022, centralet bërthamore, termike dhe hidrocentralet e Ukrainës, si dhe burimet e rinovueshme prodhonin 44 gigavate energji elektrike.

Vendi konsumonte rreth 26 gigavate, ndërsa tepricën e eksportonte.

Gjatë muajve të parë të luftës, Ukraina humbi 18 gigavate të kapaciteteve prodhuese, për shkak të pushtimit të territoreve të saj nga forcat ruse.

Termocentrali bërthamor, Zaporizhja, në Ukrainën juglindore, i cili u kap nga forcat ruse, përmbushte gati 20 për qind të nevojave të vendit për energji elektrike.

Përshkallëzimi i sulmeve më 2024

Gjatë këtij viti, Rusia i përshkallëzoi sulmet e saj ndaj objekteve energjetike në Ukrainë.

Ndërmjet marsit dhe gushtit, ajo kreu nëntë valë të mëdha sulmesh komplekse në 20 nga 24 rajonet e kontrolluara nga Kievi.

Forcat ruse nuk i sulmuan drejtpërdrejt termocentralet bërthamore të Ukrainës, që janë nën kontrollin e saj, por centralet u prekën.

Ndërprerjet në rrjetin elektrik dhe goditjet në nënstacionet e transformatorëve bënë që shumë reaktorë bërthamorë të mbylleshin përkohësisht.

Vetëm këtë vit, Ukraina humbi 9 gigavate të kapacitetit gjenerues për shkak të sulmeve ruse – kryesisht nga dronët dhe raketat – sipas Ministrisë së Energjisë në vend.

Komisioni i Pavarur Ndërkombëtar Hetimor i OKB-së në Ukrainë tha se sulmet ruse ndaj infrastrukturës energjetike janë sistematike, joproporcionale dhe përbëjnë krim lufte.

Komplikimet nga dimri

Moti në dimër i bën problemet edhe më të mëdha.

Oleksandr Kharchenko, drejtor i Qendrës Kërkimore të Industrisë së Energjisë, me seli në Kiev, thotë se në ditë dimri, kur temperaturat janë nën zero gradë në Ukrainë, nevojiten 18 gigavate energji elektrike për t’i përmbushur nevojat e konsumit.

Por, ai thotë se në dispozicion janë vetëm 12-13 gigavate.

“Edhe me shtesën prej 1.7 gigavati nga importet eventuale nga Evropa, mungesa mbetet e konsiderueshme”, thotë Kharchenko, duke shtuar se ndërprerjet e energjisë elektrike mund të zgjasin deri në 10-12 orë në ditë.

Një tjetër front i luftës në Ukrainë: Mbajtja në punë e termocentraleve

Një problem tjetër stinor, sipas tij, është se hidrocentralet nuk mund të gjenerojnë aq shumë gjatë dimrit, sepse niveli i ujit është shumë i ulët.

Për më tepër, shumë nga termocentralet – për shembull, me gaz dhe qymyr – janë të vjetra dhe të dëmtuara, thotë ai.

“Çdo ditë ka njësi energjie me qymyr që futen në riparime. Ato janë më shumë se 50 vjeçe”, thotë Kharchenko.

Sipas tij, këto nuk janë më modele të besueshme.

“Unë mendoj se prodhimi [i termocentraleve] me qymyr po i kalon vitet e fundit dhe fizikisht ato nuk do të zgjasin shumë”, përfundon ai./REL

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Aksident tragjik në Gjermani, humbin jetën nëna dhe fëmija

Aksident tragjik në Gjermani, humbin jetën nëna dhe fëmija

Mbahet protesta e 83-të qytetare në Tiranë

Mbahet protesta e 83-të qytetare në Tiranë

Sulm me shpatë në një shkollë në Suedi, vdes një person

Sulm me shpatë në një shkollë në Suedi, vdes një person

Sulm me shpatë në një shkollë në Suedi, disa persona të plagosur

Sulm me shpatë në një shkollë në Suedi, disa persona të plagosur

Mërgimtarët po presin deri në 30 minuta në Merdarë

2 orë pritje për dalje nga Kosova në Merdarë, kolona arrin 1.2 kilometra

Incident i rëndë në KEK, vdes një punëtor

Njësia A4 rikthehet në operim, KEK njofton për startimin e saj

Dua Lipa feston sot ditëlindjen

Dua Lipa feston sot ditëlindjen

Aksident tragjik në Gjermani, humbin jetën nëna dhe fëmija

Aksident tragjik në Gjermani, humbin jetën nëna dhe fëmija

Këto janë çmimet e derivateve për sot

Publikohen çmimet e naftës dhe benzinës për sot, ja sa do të kushtojnë

Arrestohet 38-vjeçari, vodhi stoli ari dhe para me vlerë mbi 21 mijë euro në Prizren

Arrestohet një person në Fushë Kosovë, dyshohet për ngacmim seksual

Të miturit i shkrep arma AK-47, plagos vëllain 10-vjeçar në Podujevë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën