TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Rusia godet sërish Ukrainën me raketa dhe dronë

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Rusia godet sërish Ukrainën me raketa dhe dronë

Rusia e ka shënjestruar Ukrainën me një tjetër valë raketash, një ditë pasi janë regjistruar sulmet më intensive ajrore prej nisjes së luftës.

Autoritetet lokale kanë raportuar se tre persona janë vrarë në këto sulme.

Alarmet ajrore janë lëshuar në orët e para të së martës, teksa vëzhguesit ukrainas kanë thënë se kanë vërejtur nisjen e raketave hipersonike.

Është raportuar edhe për sulme masive me dronë.

Forcat ajrore të Ukrainës kanë thënë se i gjithë shteti është nën rrezik prej një sulmi me armë balistike.

Në një deklaratë të lëshuar prej Ministrisë ruse të Mbrojtjes, është thënë se janë përdorur armë precize me bazë në tokë dhe në ujë, për t’i goditur stacionet e energjisë elektrike dhe infrastrukturën tjetër në Ukrainë, përfshirë rajonet e Kievit, Lvivit, Harkivit dhe Odesas.

Të paktën gjashtë persona kanë vdekur në natën mes të dielës dhe të hënës, dhe dhjetëra tjerë janë plagosur, si pasojë e shënjestrimit të shumë rajoneve ukrainase me dronë dhe raketa.

Sulmet në infrastrukturën e energjisë kanë lënë shumë qytete në terr, si dhe janë prekur edhe furnizimet me ujë.

Presidenti amerikan, Joe Biden, i ka përshkruar sulmet si të “egra” dhe ka thënë se Uashingtoni do të vazhdojë të mbështesë sistemin elektrik të Ukrainës.

Sulmet e fundit po shihen si tentim i Moskës për të rikthyer kontrollin në konflikt, pasi Ukraina e ka shtrirë kontrollin në rajonin rus, Kursk.

Rusia e ka shënjestruar sistemin elektrik të Ukrainës prej nisjes së luftës, në shkurt të vitit 2022.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, u ka bërë thirrje aleatëve perëndimorë të hënën që t’i ndryshojnë rregullat dhe t’ia mundësojnë Ukrainës që t’i përdorë armët e tyre më thellë në Rusi.

Ukrainës i lejohet t’i përdorë disa armë të Perëndimit për të goditur shënjestra brenda Rusisë, por jo edhe armë me rreze të gjatë./rel

ShareTweet

Postime të ngjashme

Rama: Nuk e lë në gjysmë misionin për ta futur Shqipërinë në BE

Më 13 tetor, Konferenca Ndërqeveritare Shqipëri-BE, pritet mbyllja e Kapitullit 20

Operacion antidrogë në Korçë, arrestohen tre persona

Arrestohet 28-vjeçari në Shkodër, dyshohet se shiste kanabis pranë shkollave

​36 vjet nga bashkimi i Gjermanisë

​36 vjet nga bashkimi i Gjermanisë

Rikthehet shërbimi rezervist në Forcat e Armatosura të Shqipërisë

Rikthehet shërbimi rezervist në Forcat e Armatosura të Shqipërisë

​Kusari-Lila: Diaspora ka shumë potencial për investime e partneritete me Kosovën

​Kusari-Lila: Diaspora ka shumë potencial për investime e partneritete me Kosovën

​Emërohet Komisioni për Kompensimin e Viktimave të Krimit

Qeveria e dërgon në Kuvend projektligjin për Specialen, pritet veprimi i Komisionit për Legjislacion

Kurti pranon letër urimi nga kancelari Merz: Gjermania qëndron fuqishëm përkrah Kosovës

Kurti pranon letër urimi nga kancelari Merz: Gjermania qëndron fuqishëm përkrah Kosovës

Rama: Nuk e lë në gjysmë misionin për ta futur Shqipërinë në BE

Më 13 tetor, Konferenca Ndërqeveritare Shqipëri-BE, pritet mbyllja e Kapitullit 20

“Buka e gojës nuk guxon të paguhet me jetë”, Ramadani reagon për vdekjet në KEK

Ramadani: Thirreni seancën sot, të votohet ligji për Specialen

Forca e pazakonshme e njerëzve me sy të kafenjtë: Keni këto përparësi dhe nuk jeni të vetëdijshëm për këtë

Forca e pazakonshme e njerëzve me sy të kafenjtë: Keni këto përparësi dhe nuk jeni të vetëdijshëm për këtë

Ja ushqimet që duhet të shmangni gjatë gripit

Ja ushqimet që duhet të shmangni gjatë gripit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën