tëvë1.info
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info

Rusia ende nuk ka vendosur për zgjatjen e marrëveshjes për grurin, përfundon më 18 maj

Marrëveshja për eksportin e grurit e arritur nga Ukraina dhe Rusia me ndërmjetësimin e Kombeve të Bashkuara dhe Turqisë gati një vit më parë skadon të enjten. Pavarësisht bisedimeve ndërmjet palëve ukrainase dhe ruse në Stamboll këtë javë, Kremlini ende nuk ka marrë vendim për zgjatjen e kësaj marrëveshjeje.

tëvë1 nga tëvë1
16/05/2023
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Të martën në mbrëmje nisen dy anijet e fundit me grurë nga portet ukrainase.

Ndërsa 18 maji është dita kur marrëveshja për grurin ukrainas përfundon, Rusia ende nuk ka vendosur nëse do ta zgjasë këtë marrëveshje të ndërmjetësuar nga Kombet e Bashkuara dhe Turqia.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se Moskës i duhet ende kohë për të marrë një vendim.

“Kur të merret vendimi i duhur, ne do t’ju informojmë. Ka shumë pyetje për të cilat ende nuk ka përgjigje sa i përket pjesës sonë të marrëveshjes. Ne duhet të marrim një vendim”, tha ai.

Ukraina nga ana tjetër po kërkon të zgjasë këtë marrëveshje e cila e lejon grurin e saj të arrijë në Afrikë, Lindje të Mesme dhe Azi.

Ambasadori i Ukrainës në Mbretërinë e Bashkuar Vadym Prystaiko tha të martën se Rusia po e bllokon marrëveshjen për grurin pasi e kupton rëndësinë politike të eksportit nga Ukraina në pjesën tjetër të botës.

“Është gruri ynë. Ne donim ta shisnim atë, por ajo që ka rëndësi më shumë është se ne po ushqejmë qindra miliona njerëz anembanë globit. Rusët janë të vetëdijshëm për rëndësinë politike të marrëveshjes, andaj po e bllokojnë atë duke gjetur arsyetime . Problemi më i madh tani është që rusët po i bombardojnë vendet ku po i mbajmë të korrat e reja”, tha ambasadori ukrainas.

Rusia vazhdimisht ka kërcënuar se do të tërhiqet nga marrëveshja, duke pretenduar se ende ka pengesa për eksportet e saj ushqimore.

Iniciativa e Detit të Zi lehtësoi bllokadën detare të Rusisë dhe pa rihapjen e tre porteve kryesore të Ukrainës në korrikun e vitit të kaluar.

Që atëherë, më shumë se 900 anije që transportonin afro 30 milionë tonë metrikë produkte bujqësore janë nisur nga portet ukrainase. /Tëvë1/

Të ngjashëm

RAJONI/BOTA

Beograd: Dhjetëra mijëra persona protestojnë kundër dhunës

27/05/2023
RAJONI/BOTA

Peleshi: “Defender Europe 23” po zhvillohet në pesë baza ushtarake

27/05/2023
RAJONI/BOTA

Vuçiq jep dorëheqje nga udhëheqja e SNS-së

27/05/2023
RAJONI/BOTA

Kievi: Rusia po planifikon një aksident bërthamor në Zaporizhia

27/05/2023
Aleksander Vuçiq
LAJMET

Vuçiq thotë se do të ketë mbledhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare pas zhvillimeve në veri

26/05/2023
RAJONI/BOTA

Në Beograd nis tubimi i mbështetësve të Vuçiqit

26/05/2023

Ligji për skemat pensionale – duhet miratuar dhe të hyjë në fuqi deri më 15 Korrik, në të kundërtën të afektuarit mund të kërkojnë kompensim nga shteti

27/05/2023
0

Shkruan: Ardian I. Bajraktari, Avokat Ligji i ri për skemat pensionale të financuara nga shteti, nëse nuk miratohet dhe nuk...

Këto janë arsyet pse e zeza mbetet e preferuar në veshje

27/05/2023
0

Në mos në shoqëri, në punë a në shkollë duhet të keni dikë që vesh gjithnjë të zeza. Siç tregojnë...

Parashikimi i motit për nesër

27/05/2023
0

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se moti për nesër  parashihet të jetë me diell dhe vranësira të...

Burri nga Kosova dyshohet se e vrau gruan e tij 37-vjeçare në Zvicër

27/05/2023
0

Të premten një grua, 37 vjeçare nga Kosova është gjetur e vdekur në banesën e saj në Vevey, Vaus. Ajo...

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.