tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
tëvë1.info
No Result
View All Result

Rusia do ta njohë pavarësinë e Donetskut dhe Luhanskut

tëvë1 nga tëvë1
21/02/2022
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Rreth vendimit për të njohur rajonet Donetsk dhe Luhansk është informuar lideri francez, Emmanuel Macron dhe ai gjerman, Olaf Scholz, është thënë në deklaratë.

Putin e ka nisur fjalimin e tij para kombit duke diskutuar për historinë dhe duke thënë se Ukraina modern është “krijuar” nga Rusia.

Kjo gjë mund të jetë vendimtare për Evropën, teksa Kievi dhe liderët e Perëndimit paralajmërojnë se një sulm ushtarak rus ndaj Ukrainës mund të ndodhë shpejt.

Perëndimi thotë që më shumë se 150,000 trupa ruse gjenden afër kufirit të Ukrainës.

Kievi ka thënë më parë se “e gjithë bota” është duke shikuar veprimet e Moskës për njohjen e grupeve të stilit të vet dhe se “secili i di pasojat”.

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, ka vënë në dukje “shumë emocione”, mirëpo ka thënë se “pikërisht tani duhet të fokusohemi në përpjekjet për ulje të tensioneve. Nuk ka rrugë tjetër”.

Më herët gjatë ditës, Kuleba ka thënë se u ka bërë thirrje anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që të mblidhen për të diskutuar të ashtuquajturin memorandum të Budapestit, “për të diskutuar veprime urgjente me qëllim të uljes së tensioneve”, bashkë me “hapa praktikë për të garantuar sigurinë në Ukrainë”.

Ambasadori amerikan në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) Michael Carpenter, ka thënë se nëse Rusia njeh pavarësinë e rajoneve ukrainase, kjo gjë do të ishte “e mjerueshme” dhe duhet të dënohet.

Putin ka shtuar se nuk ka “asnjë perspektivë” për plan të paqes që t’i jepet fund konfliktit në lindje të Ukrainës, ku Kievi ka luftuar me separatistë të mbështetur nga Moska prej vitit 2014.

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka thënë javën e kaluar se beson që Putin të ketë vendosur për sulm dhe mediat në Shtetet e Bashkuara kanë raportuar se inteligjenca amerikane sugjeron se janë dërguar urdhra te komandantët taktikë të Rusisë.

Liderët separatistë kanë njoftuar për evakuime dhe mobilizime në ditët e fundit në zonat që kanë nën kontroll.

Në takimin e Këshillit të Sigurisë, që është transmetuar në televizion, Putin ka thënë se diskutimet aktuale nuk janë për të “shtuar”, zonat e kontrolluara nga separatistët në territorin rus.

Këshilltari për Siguri Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan, ka paralajmëruar më 21 shkurt “se ne presim që ata (të dërgojnë tanket ruse në kufi me Ukrainën) në orët apo ditët në vijim”.

Tags: RusiaUkraina

6 serbët e arrestuar për sulmin në veri dërgohen në mbajtje për 48 orë

24/09/2023

Policia arreston sulmuesin e dytë, gjen uniforma, granata, zolla, mitralozë e kallashnikov

24/09/2023

Gecaj: Automjetet e përdorura sot në veri, kanë mbet prej luftës së Kosovës

24/09/2023

Demhasaj: Nguten me deklarime, krerët shtetërore nuk guxojnë të japin deklarata të gabuara

24/09/2023

Nesër ditë zie në Kosovë, në nderim të policit të vrarë në veri

24/09/2023

Reagon Real Madrid, Toni Kroos me gol të bukur ngushton epërsinë

24/09/2023

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2023 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.