TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Rusia dënon babanë për vizatimet e të bijës kundër luftës në Ukrainë

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Rusia dënon babanë për vizatimet e të bijës kundër luftës në Ukrainë

Një baba rus i cili e kundërshtoi haptazi luftën që po bën vendi i tij në Ukrainë u dënua me dy vjet burg nga një gjykatë ruse pasi u gjetën edhe vizatime pro paqeje të vajzës së tij 13- vjeçare.

Vizatimet e 13- vjeçares të cilat bëjnë thirrje për ndaljen e luftës të cilin e nisi shteti i saj rus në Ukrainë, e dërguan atë në jetimore dhe babanë e saj në sallën e gjyqit.

Babai, Alexei Moskalyov, u dënua nga një gjykatë ruse me dy vjet burg për vizatimet e të bijës, për një sërë postimesh në rrjete sociale në lidhje me pushtimin e Ukrainës nga Moska si dhe për diskreditimin e përsëritur të ushtrisë ruse.

Avokati i tij, Vladimir Biliyenko e konsideron të padrejtë dhe të paligjshëm vendimin e gjykatës.

“Gjyqtari dha dënimin që kërkoi prokurori. Vendimi është absolutisht i padrejtë sepse nuk ka asnjë provë të fajësisë së tij”, tha ai.

E aktivistja ruse për të drejtat e njeriut, Yelena Agafonova thotë se situata në të cilën është familja Moskalyov mund të përsëritet në çdo familje ruse.

“Kjo është monstruoze, kjo është e papranueshme. Ata njerëz që po e shikojnë tani këtë ngjarje dhe qeshin duhet ta dinë se kjo gjë mund të ndodhë edhe me fëmijët tuaj. Ndoshta fëmijët tuaj do të qeshin me diçka diku dhe do të jenë saktësisht në të njëjtën situatë në të cilën ndodhet tani kjo familje”, tha ajo.

Moskalyov, i cili u padit dhe u gjykua në qytetin e tij të lindjes Yefremov ka tërhequr vëmendjen ndërkombëtare dhe konsiderohet si një tregues se Kremlini po dënon çdo kritikë ndaj asaj që Moska e quan operacionin ushtarak në Ukrainë. /Tëvë 1/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Franca urdhëron rritjen e kokave bërthamore

Franca urdhëron rritjen e kokave bërthamore

​Arabia Saudite: Zjarri në rafinerinë shtetërore të naftës është nën kontroll

​Arabia Saudite: Zjarri në rafinerinë shtetërore të naftës është nën kontroll

Përshkallëzimi në Lindjen e Mesme: Mbyllje masive objektesh nafte dhe gazi, rriten çmimet

Përshkallëzimi në Lindjen e Mesme: Mbyllje masive objektesh nafte dhe gazi, rriten çmimet

Rafineria më e madhe e naftës në Arabinë Saudite pezullon punën pas sulmit iranian

Rafineria më e madhe e naftës në Arabinë Saudite pezullon punën pas sulmit iranian

Franca urdhëron rritjen e kokave bërthamore

Franca urdhëron rritjen e kokave bërthamore

Gramos Krasniqi “Mossi” dhe disa të tjerë sulmojnë gazetarin Burim Pacolli

Gramos Krasniqi “Mossi” dhe disa të tjerë sulmojnë gazetarin Burim Pacolli

Kurti e emëron Gegë Lleshin zëvendësministër të parë në Ministrinë e Mbrojtjes

Kurti e emëron Gegë Lleshin zëvendësministër të parë në Ministrinë e Mbrojtjes

Bie çmimi global i naftës

Paralajmërimet për shtrenjtim të derivateve, MINT del me reagim

MPJD: Në Lindjen e Mesme mbi 900 qytetarë të Kosovës, janë në gjendje të mirë shëndetësore

MPJD: Në Lindjen e Mesme mbi 900 qytetarë të Kosovës, janë në gjendje të mirë shëndetësore

“Ditari”- 02.03.2026

“Ditari”- 02.03.2026

Haxhiu për takimin me Peleshin: Folëm për shtimin e marrëveshjeve të reja që forcojnë bashkëpunimin dhe përmirësojnë jetën e qytetarëve

Haxhiu për takimin me Peleshin: Folëm për shtimin e marrëveshjeve të reja që forcojnë bashkëpunimin dhe përmirësojnë jetën e qytetarëve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën