TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Rusia bart asetet ushtarake prej Sirisë në Afrikë

by TËVË 1
1 vit ago
0
A A
Rusia bart asetet ushtarake prej Sirisë në Afrikë

Nëndetëset ruse të ankoruara në një bazë detare ruse në portin sirian, Tartus. Fotografi nga arkivi.

Rusia është duke zvogëluar praninë ushtarake në Siri, dhe po transferon disa asete prej këtij shteti të Lindjes së Mesme për në Afrikë, tregojnë imazhet satelitore të analizuara nga Radio Evropa e Lirë.

Moska duket se ka tërhequr një sasi të madhe të pajisjeve ushtarake prej bazave në Siri, prej rrëzimit të regjimit të presidentit sirian, Bashar al-Assad – aleat për kohë të gjatë i Rusisë – më 8 dhjetor.

Duke pasur parasysh mundësitë e humbjes së bazës ajrore që ka në Hmeimim, dhe asaj detare në Tartus, Rusia duket se po rrit prezencën në Libi, Mali dhe Sudan.

Mirëpo, ekspertët besojnë se shtetet afrikane nuk përbëjnë alternativa praktike.

Prapëseprapë, imazhet satelitore sugjerojnë se Rusia është duke transferuar disa asete ushtarake prej Sirisë për në Afrikë.

Humbja e bazave ushtarake në Siri do të përbënte pengesë të madhe strategjike për Rusinë, e cila i ka përdorur këto hapësira për të shpërfaqur ndikim dhe forcë në rajonin e Lindjes së Mesme dhe Afrikës.

Moska ka thënë se është ende në negociata me Qeverinë e re në Damask për të ardhmen e bazave ushtarake në Siri. Mirëpo, ekspertët vlerësojnë se lëvizjet e pajisjeve ushtarake ruse sugjerojnë se Moska po përgatitet për tërheqje të pjesshme apo të plotë prej Sirisë, shkruan REL. 

Imazhet satelitore tregojnë se si anijet ruse janë larguar prej pozicioneve të zakonshme në bazën Tartus. Fotografi e 5 dhjetorit. Imazhet satelitore [si kjo dhe tjerat më poshtë] janë siguruar nga Maxar Technologies.
Helikopterët e çmontuar për transport në bazën ajrore Hmeimim në Latakia të Sirisë. Fotografi e 13 dhjetorit.

Rusia ka disa baza në Afrikë, përfshirë ato në Libi, Mali, Republikën e Afrikës Qendrore dhe Sudan.

Ekspertët besojnë se lëvizja e pajisjeve ushtarake prej Rusisë apo Sirisë për në Afrikë, do të jetë e kushtueshme.

“Për të kryer operacione të rëndësishme, Rusia do të duhet të paguajë shumë para. Si për flotën ajrore, ashtu edhe për atë detare”, ka thënë Roland Marchal nga Instituti i Parisit për Studime Politike.

Do të jetë më e vështirë që aeroplanët për mallra të nisen prej Rusisë në Afrikë, të mbushur me armë të rënda. Rifurnizimi i aeroplanit me kerozinë përbën sfidë të konsiderueshme.

Dhe e gjithë kjo mund të ndodhë vetëm nëse Turqia – rivale rajonale – ia mundëson Rusisë fluturimet nëpër territorin e vet.

Pavarësisht të gjitha kostove, Rusia duket se ka nisur të dërgojë asete ushtarake prej Sirisë për në Mali dhe Libi, vend ku janë të stacionuar 1.200 mercenarë rusë.

Imazhet satelitore tregojnë për aktivitete në rritje të Rusisë në bazën e vet detare në Sudan.

Moska e ka nënshkruar një marrëveshje për hapjen e një baze ushtarake në këtë vend afrikan, në brigjet e Detit të Kuq, më 2019.

Është e paqartë nëse kjo bazë detare është plotësisht operacionale.

Një krahasim i aktiviteteve në bazën ruse Al-Jufra në Libi, më 5 dhjetor, 10 dhjetor dhe 15 dhjetor, dëshmon arritjen e aeroplanit rus Ilyushin. Burimi: Planet Labs.

Analizimet e fluturimeve tregojnë se Moska po dërgon aeroplanë mallrash në Libi, disa të nisur prej Sirisë e disa tjerë prej Rusisë.

Në javët e fundit është regjistruar trafik më i dendur sesa zakonisht në mes të Rusisë dhe Libisë, ndonëse është e paqartë se çfarë aeroplanësh janë transportuar.

Një aeroplan rus Ilyshin Il-76 – aeroplan për mallra të rënda – është nisur nga Rusia për në Libi, më 12 dhjetor, është kthyer në Rusi një ditë më vonë, dhe menjëherë është kthyer mbrapsht në Libi, sipas të dhënave zyrtare.

Të dhënat publike për fluturimet e 16 dhjetorit tregojnë se një aeroplan Ilyshin Il-76 ka fluturuar nga Rusia, prej bazës ushtarake të Moskës, për në Bamako në Mali.

Aeroplani është kthyer në Rusi të nesërmen.

Aeroplanët e mallrave, që kanë udhëtuar nga Rusia për në Libi, e kanë shfrytëzuar hapësirën ajrore të Turqisë, vend anëtar i NATO-s.

Instituti për Studime të Luftës – me bazë në Uashington – ka thënë më 12 dhjetor se sfidat logjistike të Rusisë për të arritur në Afrikë, “do të rrisin avantazhin politik të Turqisë mbi Rusinë”.

Ky Institut e ka përmendur edhe “koston praktike të të mbështeturit të operacioneve ruse në Afrikë, nëse aeroplanët rusë të mallrave nuk do të mund të bëjnë ndalesë për t’u rifurnizuar për rrugën përpara”.

Tags: AfrikeRusiaSiri
ShareTweet

Postime të ngjashme

Trump thotë se i ka kërkuar Netanyahut të mos i shënjestrojë fushat e naftës dhe gazit të Iranit

Trump thotë se i ka kërkuar Netanyahut të mos i shënjestrojë fushat e naftës dhe gazit të Iranit

Vendet evropiane dhe  Japonia shprehin “gatishmëri” për të mbrojtur transportin detar përmes Hormuzit

Vendet evropiane dhe Japonia shprehin “gatishmëri” për të mbrojtur transportin detar përmes Hormuzit

Shefi i OKB-së i bën thirrje SHBA-së dhe Izraelit t’i japin fund luftës me Iranin

Shefi i OKB-së i bën thirrje SHBA-së dhe Izraelit t’i japin fund luftës me Iranin

“Snajperët e Sarajevës”, Der Spiegel përmend Aleksandar Vuçiqin e Jovica Stanishiqin

“Snajperët e Sarajevës”, Der Spiegel përmend Aleksandar Vuçiqin e Jovica Stanishiqin

Dugolli: Edi Rama dhe të tjerë ishin në Kosovë, kishte plane të brendshme dhe të jashtme për zgjedhje

Dugolli: Edi Rama dhe të tjerë ishin në Kosovë, kishte plane të brendshme dhe të jashtme për zgjedhje

Dugolli: PDK e LDK kanë qenë të prerë se nuk e mbështesin Osmanin për presidente

Dugolli: PDK e LDK kanë qenë të prerë se nuk e mbështesin Osmanin për presidente

Vdes një 27-vjeçar në rrugën Mitrovicë–Prishtinë pas goditjes nga vetura

Hoxhaj kritikon Osmanin për mënyrën e nxjerrës së dekretit për zgjedhjet e reja

Hoxhaj kritikon Osmanin për mënyrën e nxjerrës së dekretit për zgjedhjet e reja

​Shqipëria rikonfirmon mbështetjen për Kosovën, Hoxha: Prioritet i padiskutueshëm

​Shqipëria rikonfirmon mbështetjen për Kosovën, Hoxha: Prioritet i padiskutueshëm

Hoxhaj: Dialogu ka hyrë në fazë të rrezikshme, Kurti s’po e trajton si interes nacional

Hoxhaj: Dialogu ka hyrë në fazë të rrezikshme, Kurti s’po e trajton si interes nacional

Hendboll, Kosova mposhtet në Tuzla në ndeshjen e parë me Bosnjë-Hercegovinën

Hendboll, Kosova mposhtet në Tuzla në ndeshjen e parë me Bosnjë-Hercegovinën

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën