TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Rusia alarmon NATO-n dhe aleatët e saj me shkeljen e hapësirës së tyre ajrore

by Tëvë1
5 muaj ago
2
A A
Rusia alarmon NATO-n dhe aleatët e saj me shkeljen e hapësirës së tyre ajrore

Aleatët e NATO-s dënuan shkeljen e hapësirës ajrore të Estonisë nga Rusia, ndërsa aleanca ushtarake perëndimore caktoi një mbledhje të Këshillit të Atlantikut të Veriut për të biseduar për këtë krizë që po thellohet, pasi kjo është hera e tretë që avionët ushtarakë të Kremlinit provokojnë në ditët e fundit.

“Sapo kam folur me kryeministrin e Estonisë, Kristen Michal, për shkeljen e hapësirës ajrore nga Rusia sot”, tha shefi i NATO-s, Mark Rutte, më mbrëmjen e së premtes në rrjete sociale.

“Reagimi i NATO-s…ishte i shpejtë dhe vendimtar”, shtoi ai, duke iu referuar ngritjes në ajër të avionëve të aleancës, pasi shteti i vogël baltik raportoi se tre avionë luftarakë rusë, MiG-31, kishin hyrë në hapësirën e tij ajrore.

Koloneli Martin O’Donnell, zëdhënës i Komandës Supreme të Forcave Aleate në Evropë, tha se “NATO-ja reagoi shpejt nën operacionin ‘Rojta Lindore’, duke ngritur në ajër avionë luftarakë italianë, F-025, të vendosur në Estoni”.

“Edhe Suedia e Finlanda ngritën avionët e tyre duke reaguar shpejt”, shtoi O’Donnell.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë më pas e mohoi se avionët e saj kishin shkelur hapësirën ajrore të Estonisë, duke thënë se ata ishin në një “fluturim të planifikuar…në përputhje me rregullat ndërkombëtare të hapësirës ajrore”.

Pa plane fluturimi dhe me transponderë “të fikur”

Ushtria estoneze tha se avionët rusë qëndruan në hapësirën ajrore të vendit për 12 minuta në zonën e ishullit Vaindlo, pa kërkuar leje.

“Avionët luftarakë nuk kishin plane fluturimi dhe transponderët e tyre ishin të fikur”, tha ushtria.

“Në momentin e shkeljes së hapësirës ajrore, avionët nuk kishin komunikim dypalësh radioje me kontrollin e trafikut ajror të Estonisë”, tregoi ai.

Michal tha se Qeveria e tij kërkoi aktivizimin e Nenit 4 të NATO-s, i cili parashikon një mbledhje të detyrueshme të anëtarëve të aleancës, por që nuk e ka peshën e Nenit 5.

Neni 4 përcakton se “palët do të konsultohen së bashku sa herë që, sipas mendimit të ndonjërës prej tyre, integriteti territorial, pavarësia politike ose siguria e ndonjërës prej palëve është e kërcënuar”.

Ministria e Jashtme e Estonisë gjithashtu thirri në takim të ngarkuarin me punë në Ambasadën e Rusisë për t’i dorëzuar një notë proteste dhe shqetësimi për incidentin.

“Do të thosha që mbrojtja ajrore e NATO-s ishte e suksesshme, avionët u larguan, avionët rusë u detyruan të largohen. Por, të qëndrosh në hapësirën ajrore të Estonisë për kaq kohë është, natyrisht, të paktën keqdashje, nëse jo operacion i planifikuar”, tha Michal.

Si përgjigje, NATO-ja tha se do të mbajë një mbledhje të Këshillit të Atlantikut të Veriut – i cili është organi kryesor politik vendimmarrës i aleancës – në fillim të javës së ardhshme për të folur për veprimet e Rusisë.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, u tha gazetarëve se do të njoftohej së shpejti për shkeljen e raportuar të hapësirës ajrore të Estonisë.

“Nuk më pëlqen…nuk më pëlqen kur ndodh kjo. Mund të sjellë telashe të mëdha, por do t’ju njoftoj më vonë”, tha ai.

Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, e quajti veprimin e Rusisë “provokim jashtëzakonisht të rrezikshëm”.

Incidenti pason shkeljet e fundit nga dronët rusë në Poloni dhe Rumani, të cilat – sikurse Estonia – janë anëtare të NATO-s dhe BE-së. Rusia i kishte lëshuar dronët drejt Ukrainës si pjesë e luftës së saj gati katërvjeçare kundër fqinjit të vet.

Jim Townsend, studiues i lartë në Qendrën për Strategji të Re Amerikane në Uashington dhe ish-ndihmës sekretar i mbrojtjes për politikën evropiane dhe të NATO-s, e përshkroi incidentin si “shkelje të madhe”, duke marrë parasysh madhësinë e Estonisë dhe kohëzgjatjen e fluturimit.

“Është gjë shumë serioze”, tha ai për Radion Evropa e Lirë.

Ai tha se NATO mund të detyrohet ta dyfishojë numrin e avionëve të caktuar për misionin e Patrullimit Ajror të Baltikut, pasi pilotët mund të lodhen nëse qëndrojnë në gatishmëri të lartë për periudha të gjata kohore.

NATO-ja e krijoi këtë mision në vitin 2004 për të patrulluar qiellin mbi Lituani, Letoni dhe Estoni, kur këto tri vende iu bashkuan aleancës perëndimore.

Luke Coffey, hulumtues i lartë në Institutin Hudson në Uashington, tha për Radion Evropa e Lirë se “pres që këto [shkelje të hapësirës ajrore nga Rusia] të vazhdojnë derisa të ketë ndonjë veprim të fuqishëm; derisa NATO-ja të krijojë kushte të tilla që çdo rrezik që Rusia ndërmerr duke bërë shkelje të tilla, të mos ia vlejë”.

“Mendoj se kjo është pjesë e strategjisë më të gjerë të [presidentit rus Vladimir] Putin për të sfiduar Trumpin dhe në të njëjtën kohë për ta bërë më të dukshme përçarjet brenda aleancës”, tha Coffey.

NATO-ja njoftoi më 12 shtator se do ta forcojë mbrojtjen përmes të ashtuquajturit “krah lindor,” duke nisur një “aktivitet” të quajtur ‘Rojta Lindore’, që do të vendoste pajisje shtesë ushtarake nga Britania, Danimarka, Franca dhe Gjermania për të frenuar agresionin e mundshëm rus.

Zelensky e quan “skandaloze” shkeljen e hapësirës ajrore

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e dënoi Rusinë për intensifikimin e tensioneve pasi avionët e saj shkelën hapësirën ajrore të Estonisë, duke e quajtur veprimin “skandaloz” dhe “përshkallëzues”.

“Këto nuk janë aksidente. Kjo është fushatë sistematike ruse e drejtuar kundër Evropës, kundër NATO-s, kundër Perëndimit. Kjo kërkon përgjigje sistematike”, shkroi Zelensky në rrjete sociale.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, përmendi shkeljet e mëparshme me dronë gjatë shpalljes së propozimeve për paketën e re të sanksioneve të BE-së.

“Herë pas here, presidenti Putin ka përshkallëzuar, dhe në përgjigje, Evropa po rrit presionin”, tha ajo./Radio Evropa e Lirë

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Stuhia e fortë në Spanjë dhe Portugali lë të vdekur dy persona – mijëra të evakuuar

Stuhia e fortë në Spanjë dhe Portugali lë të vdekur dy persona – mijëra të evakuuar

Të paktën 31 të vrarë nga sulmi vetëvrasës në një xhami në Pakistan

Të paktën 31 të vrarë nga sulmi vetëvrasës në një xhami në Pakistan

Takimi SHBA-Iran në Oman përfundon pa marrëveshje, por palët ‘lënë hapur’ derën e dialogut

Takimi SHBA-Iran në Oman përfundon pa marrëveshje, por palët ‘lënë hapur’ derën e dialogut

Norvegjia hap hetim ndaj ish-kryeministrit Jagland për lidhjet me Epstein

Norvegjia hap hetim ndaj ish-kryeministrit Jagland për lidhjet me Epstein

Gjashtë vjet nga vdekja e Nexhmie Pagarushës

Gjashtë vjet nga vdekja e Nexhmie Pagarushës

Bashkimi Evropian dërgon në Kosovë vëzhgues për zgjedhjet e 9 shkurtit

​34 vjet nga Traktati i BE-së

Parashikimi i motit për të shtunën

E shtuna me temperatura deri në 12 gradë Celsius

Stuhia e fortë në Spanjë dhe Portugali lë të vdekur dy persona – mijëra të evakuuar

Stuhia e fortë në Spanjë dhe Portugali lë të vdekur dy persona – mijëra të evakuuar

Qorrolli kritikon aktgjykimin e Kushtetueses për Rashiqin: Vendim arbitrar dhe ndërhyrje në autonominë e Kuvendit

Qorrolli kritikon aktgjykimin e Kushtetueses për Rashiqin: Vendim arbitrar dhe ndërhyrje në autonominë e Kuvendit

Emisioni “Info Nata” 06.02.2026

Nis procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve

“S’ka vend për të gjithë”, konfirmohen ulëset në seancat për rastin Thaçi dhe të tjerët

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën