TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Rusia akuzon Ukrainën për një sulm me dronë afër Moskës

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Rusia akuzon Ukrainën për një sulm me dronë afër Moskës

Rusia ka akuzuar Ukrainën se ka kryer sulm me dronë në Moskë dhe në zonat përreth që ka rezultuar me ndërprerjen e përkohshme të operimit në aeroportin Vnukovo, në kryeqytetin rus.

Ministria e Mbrojtjes së Rusisë tha se ka zmbrapsur sulme nga pesë dronë ukrainas në Moskë dhe rajonet përreth

Sipas kësaj ministrie, mbrojtja ajrore ka rrëzuar katër dronë, ndërkaq droni i pestë është penguar dhe më pas është rrëzuar.

Nuk ka dëme dhe viktima në njerëz si pasojë e “këtij sulmi terrorist”, tha Ministria ruse e Mbrojtjes.

Kievi ende nuk ka komentuar për këtë rast.

Por, Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase më herët gjatë të martës ka raportuar për luftime të ashpra ditën e kaluar në Bahmut, Liman, Avdijivka dhe Marijnka në Donjeck. Ky shtab tha se në 24 orët paraprake janë zhvilluar 40 përleshje të armatosura.

Ushtria ukrainase tha po ashtu se më 3 korrik forcat ruse kanë kryer 56 sulme ajrore dhe 77 me sisteme raketore.

“Armiku ka kryer 56 sulme ajrore dhe 77 sulme me sisteme raketore ndaj pozicioneve të trupave tanë dhe zonave të banuara”, tha ushtria në përditësimin e të dhënave për luftën të publikuar më 4 korrik, duke shtuar se nga këto sulme janë vrarë dhe plagosur një numër i paspecifikuar i civilëve.

“Fatkeqësisht, ka të vdekur dhe të plagosur në mesin e civilëve dhe ka shkatërrim dhe dëme në infrastrukturën civile, ndërtesa të larta dhe ndërtesa private të banimit”, tha ushtria ukrainase./rel

ShareTweet

Postime të ngjashme

Begaj: Fitorja e shqiptarëve të Luginës së Preshevës është fitore e bashkimit

Begaj: Fitorja e shqiptarëve të Luginës së Preshevës është fitore e bashkimit

“Koalicioni Shqiptar” siguron dy mandate, në garë për të tretin

“Koalicioni Shqiptar” siguron dy mandate, në garë për të tretin

Kryesuesi i listës “Lista e Studentëve”: Po shkojmë drejt një Serbie të civilizuar

Kryesuesi i listës “Lista e Studentëve”: Po shkojmë drejt një Serbie të civilizuar

Lista Studentore fituese e zgjedhjeve në Serbi, urimi i parë për ta vjen nga një vend i Ballkanit

Lista Studentore fituese e zgjedhjeve në Serbi, urimi i parë për ta vjen nga një vend i Ballkanit

Avdullahu në 11-shen e javës në Bundesligë

Avdullahu në 11-shen e javës në Bundesligë

​Kuvendi i Kosovës mban seancë të jashtëzakonshme sot për vrasjen e Arlinda Zekajt

​Kuvendi i Kosovës mban seancë të jashtëzakonshme sot për vrasjen e Arlinda Zekajt

Mashtroi qytetarët duke u paraqitur si përfaqësuese e një OJQ-je, i ngritët aktakuzë

Prokuroria e Pejës njofton se kishte ngritur aktakuzë ndaj bashkëshortit të Arlinda Zekajt

“Topi i Artë”, favoritë Kane, Yamal e Mbappe

“Topi i Artë”, favoritë Kane, Yamal e Mbappe

Shiroka-Pula dhe myftiu Tërnava diskutuan për rëndësinë e bashkëjetesës ndërfetare

Shiroka-Pula dhe myftiu Tërnava diskutuan për rëndësinë e bashkëjetesës ndërfetare

Reagimet pas ngritjes së aktakuzës për sulmin terrorist në Banjskë

Aktakuzë ndaj Stefan Raduloviq për pjesëmarrje në sulmin e Banjskës

Bisedimet ShBA –Iran, Kulla: Ka mosbesim të lartë mes palëve

Kulla: Me largimin Vuçiqit dhe te Daçiqit nga skena politike ka ndodhur një ndryshim epokal për rajonin tonë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën