TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

“Rusi” del para gjykatës, aprovohet marrëveshja për pranim të fajësisë

I akuzuari për sulm ndaj KFOR-it Nenaq Orlloviq që njihet me nofkën “Rusi” doli të premten para gjykatës për tu përballur me akuzat që Prokuroria e ngarkon. “Rusi” kishte bërë kërkesë që të arrihet marrëveshje për pranimin e fajësisë, derisa kjo kërkesë u aprovua nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

by Gresa Bardhecaj
2 vjet ago
0
A A
“Rusi” del para gjykatës, aprovohet marrëveshja për pranim të fajësisë

Nën pranga u soll të premten para gjykatës Nenad Orlloviq, i akuzuar për sulm ndaj KFOR-it në Zveçan të vitit të kaluar.

Orlloviq po ashtu akuzohet për pjesëmarrje në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizëm.

Për këto dy vepra të cilat dyshohet se i kreu në maj të vitit të kaluar, Orlloviqii cili ndryshe njihet me nofkën Rusi, u prezantua me një nofkë tjetër.

Sipas aktakuzës së siguruar nga televizioni, Orlloviqi në koordinim me persona të tjerë, dyshohen se me mjete të forta, armë zjarri e mjete të improvizuara shpërthyese, kanë lënduar të paktën 30 pjesëtarë të forcave paqeruajtëse KFOR dhe të Policisë së Kosovës.

Për veprat që e ngarkon Prokuroria, i pandehuri Orlloviq ka kërkuar të bashkëpunojë me institucionin dhe të arrihet marrëveshje për pranimin e fajësisë.

“Këtë kërkesë e kam përsëritur prapë pas ngritjes së aktakuzës dhe kam kërkuar që të lidhet marrëveshje për pranimin e fajësisë për dy veprat penale sipas aktakuzës së PSRK-së”, tha avokati i Orlloviqit.

Kërkesa u aprovua nga gjyqtarja Valbona Musliu Selimaj.

Prokurori special Bekim Kodraliu tregoi edhe për lartësinë e dënimit të rekomanduar.

“Për veprën penale sulmi ndaj personit zyrtar kemi rekomanduar që të shqiptohet dënim me burgim prej 15 deri në 17 muaj. Kurse për veprën e dytë ti shqiptohet dënim me burgim prej 6 muajsh me mundësi shndërrimi në gjobë prej 10 deri në 12 mijë euro”, tha Kodraliu.

Edhe vet Orlloviq shprehu gatishmërinë që masa e dytë e burgimit ti shndërrohet në gjobë.

“Jap pëlqimin që dënimi me 6 muaj burgim të më zëvendësohet me dënimin me gjobë. Unë jap fjalën që nuk do ta lëshoj Kosovën, nuk kam se ku të shkoj këtu e kam familjen, punën dhe nuk dua që të largohem nga këtu. Dhe premtoj qe nuk do ta përsëris veprën penale”.

I akuzuari Nenad Orlloviq apo siç njihej ndryshe Rusi, ishte arrestuar në një autolarje në veri, pikërisht në vendin ku ka punuar.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Shkodra: Do të gjendet një figurë për president, Abdixhiku bëri kërkesë për përfshirje në qeveri

Shkodra: Do të gjendet një figurë për president, Abdixhiku bëri kërkesë për përfshirje në qeveri

Bregasi vlerëson punën e Osmanit, thotë se Kosova s’e ka luksin të shkojë në zgjedhje

Bregasi vlerëson punën e Osmanit, thotë se Kosova s’e ka luksin të shkojë në zgjedhje

Jashari thotë se studentët serbë duhej lejuar të vizitonin Prekazin

Bekim Jashari përjashton mundësinë të jetë kandidat për president

Maloku: Kushtet e Kurtit për dialogun me Serbinë nuk kanë mbështetje ndërkombëtare

Maloku: Kushtet e Kurtit për dialogun me Serbinë nuk kanë mbështetje ndërkombëtare

Real Madridi vazhdon rrugën në Champions

Real Madridi vazhdon rrugën në Champions

PSG kalon në 1/8 e finales

PSG kalon në 1/8 e finales

“InfoNata” 25.02.2026

“InfoNata” 25.02.2026

Dramë në Torino, ndeshja shkon në vazhdime

Dramë në Torino, ndeshja shkon në vazhdime

Ronaldo i afrohet 1000 golave

Ronaldo i afrohet 1000 golave

Shkodra: Do të gjendet një figurë për president, Abdixhiku bëri kërkesë për përfshirje në qeveri

Shkodra: Do të gjendet një figurë për president, Abdixhiku bëri kërkesë për përfshirje në qeveri

Bregasi vlerëson punën e Osmanit, thotë se Kosova s’e ka luksin të shkojë në zgjedhje

Bregasi vlerëson punën e Osmanit, thotë se Kosova s’e ka luksin të shkojë në zgjedhje

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën