TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Rushiti apelon për angazhim më të madh institucional për të mbijetuarit e dhunës seksuale

by teve1
5 muaj ago
0
A A
Rushiti apelon për angazhim më të madh institucional për të mbijetuarit e dhunës seksuale

Drejtoresha e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, Feride Rushiti, ka bërë thirrje për angazhim të vazhdueshëm institucional në mbështetje të të mbijetuarve të dhunës seksuale të luftës në Kosovë.

Rushiti ka theksuar se shumë të mbijetuar vazhdojnë të jetojnë nën peshën e heshtjes, stigmës dhe paragjykimit, pa kërkuar drejtësi apo njohje institucionale.

“Sot po nderojmë qindra zëra të heshtur, të cilët ende nuk kanë guximin të flasin dhe të kërkojnë drejtësi. Po nderojmë gra, vajza, burra dhe djem që kanë përjetuar këtë krim të rëndë gjatë luftës,” ka thënë Rushiti gjatë një ceremonie simbolike të ndezjes së qirinjve në Kuvendin e Kosovës.

Ajo ka vlerësuar rëndësinë simbolike të ndezjes së qirinjve, duke theksuar se ky akt përfaqëson jo vetëm kujtesë, por edhe krijimin e një hapësire të sigurt për të diskutuar hapur për këto krime.

Në fjalën e saj, Rushiti ka përmendur edhe guximin e të mbijetuarve që kanë folur publikisht, duke theksuar se rrëfimet e tyre kanë ndihmuar në thyerjen e tabuve dhe në ndërgjegjësimin e shoqërisë se dhuna seksuale gjatë luftës ka prekur si gratë, ashtu edhe burrat dhe djemtë.

Ajo u bëri thirrje deputetëve që të angazhohen për avancimin e legjislacionit dhe politikave që mbështesin të mbijetuarit.

“Ky është një zotim për të punuar për ligje dhe politika që ndihmojnë në shërimin e plagëve të tyre dhe për të qenë zëri i atyre që për shumë kohë nuk janë dëgjuar”, është shprehur ajo.

Rushiti ka theksuar se, edhe 27 vjet pas luftës, shumë të mbijetuar vazhdojnë të jetojnë në margjina, ndërsa paralajmëroi për pasojat afatgjata të traumës, e cila mund të bartet ndër breza nëse nuk trajtohet si duhet.

Në përfundim, ajo ka vlerësuar bashkëpunimin institucional dhe theksoi se aktivitetet e tilla krijojnë shpresë të re për të mbijetuarit, duke u dhënë atyre mundësinë që zëri i tyre të dëgjohet.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ibishi: BIK-u ka dhënë kontribut në luftën e UÇK-së

Ibishi: BIK-u ka dhënë kontribut në luftën e UÇK-së

Ibishi: Në LDK s’dihet kush është kryetar, Abdixhiku apo Osmani – lidership i dobët

Ibishi: Në LDK s’dihet kush është kryetar, Abdixhiku apo Osmani – lidership i dobët

Arrestohet 47-vjeçari në Ferizaj, ishte në kërkim për dy vepra penale

Arrestohet i dyshuari për marrje me bixhoz, sekuestrohen mbi 41 mijë euro

Deda me kritika për Abdixhikun: Hera e parë që një kryetar i LDK-së sulmon gjysmën e partisë

“InfoNata” 03.09.2026

“InfoNata” 03.09.2026

Kosova e merr flamurin e Lojërave Mesdhetare 2030

Kosova e merr flamurin e Lojërave Mesdhetare 2030

“Shkruhet historia”, Kosova sonte merr flamurin e Lojërave Mesdhetare 2030

“Shkruhet historia”, Kosova sonte merr flamurin e Lojërave Mesdhetare 2030

Deda me kritika për Abdixhikun: Hera e parë që një kryetar i LDK-së sulmon gjysmën e partisë

Deda me kritika për Abdixhikun: Hera e parë që një kryetar i LDK-së sulmon gjysmën e partisë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën